LIVE UPDATES
Aktualitet

"E gënjeu me karamele", denoncimi për përdhunimin e 20-vjeçares në Belsh, policia: I akuzuari u shoqërua, ekspertët po zbardhin ngjarjen

Paralelisht, është marrë në pyetje 20-vjeçarja, në prani të psikologut, vetë i akuzuari, nëna e vajzës dhe pritet ekspertiza për zbulimin e së vërtetës mbi këtë rast.

15 Shkurt 2023, 11:46 Nga F.M
"E gënjeu me karamele", denoncimi për përdhunimin e
Drejtoria e Elbasanit

ELBASAN- Drejtoria e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me denoncimin e publikuar një natë më parë në emisionin 'Stop' për përdhunimin e një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një 70-vjeçar që ishte fqinj me të, i identidikuar si Ferit Hysa. Në njoftim, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u përgjigjet akuzave që e reja dhe familjarët e saj nuk kanë marrë shërbimin e duhur nga blutë e qytetit. Sipas Policisë së Elbasanit, pas denoncimit është bërë ndalimi i 70-vjeçarit dhe lënia në masën 'detyrim paraqitjeje'. Paralelisht, është marrë në pyetje 20-vjeçarja, në prani të psikologut, vetë i akuzuari, nëna e vajzës dhe pritet ekspertiza për zbulimin e së vërtetës mbi këtë rast.

Si qëndron rasti i përdhunimit?

Një natë më parë “Stop” publikoi rastin nga rrethinat e qytetit të Belshit, për një akuzë abuzimi me një vajzë 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Mamaja e vajzës, Valbona, tregon sesi vajza e saj i rrëfeu, se çfarë i kishte ndodhur me komshiun Ferit Hysa. Ky i fundit, sipas Valbonës, e kishte ngacmuar seksualisht dhe shenjat në gjoksin e vajzës ishin të dukshme. “Stop” kontaktoi edhe të dyshuarin, Ferit Hysa, i cili ishte kontradiktor në atë që tha. Ai tregon disa versione të ndryshme. I pari ishte që e kishte gjetur brenda në shtëpi tërë baltë, ndërsa versioni i dytë që i kishte dhënë karamele në sy të kushëririt të tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Në lidhje me një rast të transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ "Stop", gjatë të cilit një shtetase 20 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe pretendon se një 70-vjeçar kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të dhe se shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik nuk kishin vepruar konform ligjit, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për këtë rast, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë sapo shtetasja V. C. ka kallëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Cërrik, mbi dyshimet e saj se shtetasi F. H. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me vajzën e saj 20 vjeçe që vuan nga probleme të shëndetit mendor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë regjistruar kallëzimin, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Elbasanit dhe në drejtimin e kësaj prokurorie, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe të përgjegjësisë penale të shtetasit F. H.

Veprimet hetimore për zbardhjen e këtij rasti, të drejtuara nga Prokuroria, kanë qenë në përmbushje të plotë të detyrave funksionale dhe konform procedurave standarde e ligjore. Këto veprime kanë konsistuar në: ndalimin e shtetasit F. H., marrjen në pyetje të 20-vjeçares, në prani të psikologut, marrjen në pyetje të shtetasve V. C. dhe F. H., ballafaqimin e deklarimeve të këtyre 3 shtetasve, si dhe kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim zbulimin e së vërtetës mbi këtë rast.

Konkluzionet e këtyre veprimeve hetimore, janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan e cila ka vendosur procedimin në gjendje të lirë të shtetasit F. H., 70 vjeç, banues në Belsh. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 70-vjeçarit, masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Policia e Elbasanit siguron qytetarët dhe median se veprimet e kryera, me qëllim hetimin dhe zbardhjen e paligjshmërive, janë në përmbushje të plotë të detyrave funksionale të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, fton qytetarët dhe median që të denoncojnë çdo paligjshmëri duke iu garantuar reagim ligjor, të menjëhershëm dhe të paanshëm.

ferit hysa perdhunim ne belsh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet