LIVE UPDATES
Aktualitet

ALARMANTE/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

Lumenj, përrenj, rrugë, qytete, fshatra apo dete janë mbushur me mbetje, që dëshmojnë se në këto tri dekadat e fundit politikat e ndjekura për pastrimin e vendit nuk kanë qenë të duhurat. Përmes pamjeve, denoncimeve nga ekspertë e banorë, Inside Story ka dokumentuar gjendjen alarmante në vend depozitimet e shumë qyteteve.

29 Tetor 2025, 22:46 Nga E. D
ALARMANTE/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe
foto ilustruese

TIRANË- Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet Shqipëria, duke e ekspozuar vendin përpara një katastrofe mjedisore. Lumenj, përrenj, rrugë, qytete, fshatra apo dete janë mbushur me mbetje, që dëshmojnë se në këto tri dekadat e fundit politikat e ndjekura për pastrimin e vendit nuk kanë qenë të duhurat. Përmes pamjeve, denoncimeve nga ekspertë e banorë, Inside Story ka dokumentuar gjendjen alarmante në vend depozitimet e shumë qyteteve.

“Shqipëria është një vend i pisët, edhe pse flasim për turizmin, shikojmë ato nismat njëherë në vit shumë demonstrative nga ana e institucioneve qendrore apo lokale që dalin edhe në nivel minsiterial mbledhin këto mbetje, por Shqipëria nuk pastrohet në një ditë. Duhet të jenë të vazhdueshme dhe mbi të gjitha të mos hedhin mbetje përsëri”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.

Në 37 raste, vend-depozitimet janë ndërtuar buzë lumenjve. Tre bashki në qarkun e Gjirokastrës i kanë vend-depozitimet buzë lumit Vjosa, që është shpallur park kombëtar, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumenjve.

Sipas një raporti monitorimi për zbutjen e riskut të përgatitur nga Ministria e Mjedisit në vitin 2018, bashkitë trashëguan rreth 199 vend depozitime ilegale dhe jo-sanitare, një pjesë e të cilëve vijojnë të përdoren edhe sot, ndërsa një pjesë janë braktisur prej vitesh. Por, ato mbeten burim i rrezikshëm infeksionesh.

“Vetë institucionet që duhet të merren me menaxhimin e mbetjeve shpeshherë kanë krijuar venddepozitime ilegale dhe kjo është një kambanë alarmi. Ka qenë ndër vite dhe le të themi dëshpërimisht vazhdojmë të kemi vendepozotime ilegale, nuk po them për ato që janë miratuar por janë të pa-standardizuara por ka edhe venddepozitime që nuk figurojnë fare në listat e institucioneve por janë vatra të ndotjes së mjedisit”, u shpreh eksperti i mjedisit  Kristi Bashmilli.

Raporti citon se shpesh konstatohet që miratimi i vend grumbullimeve nuk ka kaluar në asnjë proces vlerësimi teknik, por thjesht administrativ. Bashkitë e gjendura para nevojave emergjente për menaxhimin dhe depozitimin e mbetjeve kanë miratuar me vendime Këshilli Bashkiak, parcela kryesisht prona publike të cilat kanë shërbyer për vite me radhë si vend depozitime të mbetjeve bashkiake.

Si rrjedhim, bashkitë nuk administrojnë asnjë dokumentacion teknik: studime gjeologjike, projekte teknike, leje ndërtimi apo mjedisore në lidhje me vend depozitimet që ndodhen në territorin e tyre.

“Landfillet sanitare që janë investuar kanë problematike, por më problematike është shtrirja e venddepozitimeve që nuk plotësojnë standardet për të qenë landfill sanitar dhe shpeshherë ato ndodhen buzë lumenjve ku edhe shtresat e zhavorrit krijojnë një filtrim të lartë duke ndotur ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore”, u shpreh eksperti i mjedisit, Kristi Bashmilli.

Duke u nisur nga kërkesat e bashkive, raporti ka përllogaritur se 44 vendgrumbullime duhen rehabilituar, 62 duhen mbyllur urgjentisht dhe 93 prej tyre duhen larguar. Kjo ndërhyrje është përllogaritur të kishte një kosto prej rreth 870 mln lekësh, pa përfshirë kostot e transportit të mbetjeve.

Por, kanë kaluar 7 vite nga miratimi i këtij raporti dhe dokumentimi i situatës së menaxhimit në vend dhe në terren nuk ka ndryshuar asgjë. Përballë kësaj situate, institucionet kanë “mbyllur sytë”, duke lejuar paligjshmërinë që po shkakton dëme të pakthyeshme në mjedis, në shëndetin e popullatës dhe në buxhetin e vendit. Pamjet që ka mundur të sigurojë Inside Story dëshmojnë se Shqipëria vazhdon të notojë në mbeturina.

“Mjedisi është problemi ynë kryesor që askush prej nesh nuk do që ta zgjidhim. Shohim po ashtu edhe mbetje të vjetra, që kanë vite që nuk menaxhohen as nga autoritet lokale, por edhe të furnizuara nga ne njerëzit qoftë në zona të frekuentuara qoftë në zona më pak të vizituara që i gjen nëpër cepa, nëpër vrima muresh, shkëmbinj, qoshe lumenjsh, rrjedha fshatrash. Ti sot gjen në çdo mjedis mbetje si një shenjë e pakujdesisë sonë”, u shpreh ekspertja e mjedisit, Flora Xhemani Baba.

Ministria e Mjedisit thotë se disponojnë 10 studime fizibiliteti të hartuara në vitin 2022, sa i përket venddepozitimeve ilegale dhe josanitare. Bazuar në këto studime pjesë e investimeve do të jenë mbyllja/rehabilitimi i venddepozitimeve të pakontrolluara, zgjerimi me qeliza të reja, mbyllja e kapsulimi i qelizave ekzistuese. Ndërhyrjet parashikohet të realizohen deri në vitin 2028 dhe do të sigurojnë përputhshmëri e plotë të tyre me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas Planit Kombëtar Sektorial për menaxhimin e mbetjeve urbane, i miratuar në vitin 2020 vendi është i ndarë në 10 zona të menaxhimit të mbetjeve dhe funksionojnë 7 landfille sanitare. Ministria sqaron se tre zonat e mbetjeve: Berat, Dibër dhe Kukës në të cilat nuk ka landfille rajonale, janë në proces dizenjimi dhe më pas ndërtimi./Top Channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj