Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kosova renditet e treta në listën e vendeve ku njerëzit nuk i ndajnë mbeturinat shtëpiake para se t’i hedhin në koshat e mbeturinave, pas Bregut të Fildishtë dhe Gabonit. Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë vendin e nëntë në renditje, me rezultate pak më të mira se Togo, Kameruni, Benini, Liberia dhe Republika e Kongos.
TIRANË- Një raport i Anketës Botërore të Riskut nga Lloyd’s Register Foundation e rendit Shqipërinë në listën e 10 vendeve më të këqija në botë për ndarjen e mbeturinave shtëpiake. Sipas raportit, në Shqipëri ka pak struktura për të zbatuar ose stimuluar ndarjen dhe riciklimin. Çdo ndarje që bëhet është kryesisht informale.
Kosova renditet e treta në listën e vendeve ku njerëzit nuk i ndajnë mbeturinat shtëpiake para se t’i hedhin në koshat e mbeturinave, pas Bregut të Fildishtë dhe Gabonit. Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë vendin e nëntë në renditje, me rezultate pak më të mira se Togo, Kameruni, Benini, Liberia dhe Republika e Kongos.
Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), një agjenci e krijuar në vitin 2024, e cila ka për detyrë edhe të mbledhë nga pushteti lokal dhe të publikojë statistikat e mbetjeve, gjatë vitit të kaluar u gjeneruan 870 mijë tonë mbetje.
Megjithatë, jo e gjithë kjo sasi shkon në landfille. Vetë bashkitë pranojnë se një pjesë e tyre përfundon në natyrë. Sipas vjetarit statistikor të vitit 2023, në total 8% e mbetjeve nuk u menaxhuan. Kjo do të thotë se çdo vit, një sasi alarmante prej mbi 70 mijë tonë mbetje përhapen të lira në mjedis…
Referuar të dhënave nga vetë bashkitë, qarku me nivelin më të lartë të mbetjeve të pamenaxhuara ishte Gjirokastra me 29,3%, ndjekur nga Elbasani me 27,4% dhe Kukësi me 27,0% të totalit të mbetjeve të gjeneruara.
“Bashki të caktuara menaxhojnë 60 apo 70% të mbetjeve, praktikisht e pranojnë që jo të gjitha mbetjet i menaxhojnë; ka gjithmonë mbetje në natyrë, dhe ato janë të pamenaxhuara, duke dëmtuar jetën e qytetarëve”, u shpreh Klodian Muço, profesor i asociuar i ekonomisë politike.
Këtë shifër të ulët të menaxhimit të mbetjeve ekspertët e lidhin me mungesën e fondeve dhe dekurajimin e qytetarëve nga vetë politikat e gabuara të institucioneve.
“Qeveria shpenzon para për mjedisin, por një pjesë e mirë janë shpenzime operative, jo kapitale. Një pjesë e mirë shkojnë për paga punonjësish, shumë për turizmin, shkonin për pyjet, që hartoheshin plane menaxhimi; prodhojmë shumë dokumenta, shumë shkresa, dhe paratë na ikin te këto shkresa dhe nuk ngelen te investimi në terren”, u shpreh Klodian Muço, profesor i asociuar i ekonomisë politike.
“Në momentin që qytetarët detyrohen t’i ndajnë mbetjet dhe shkon i merr vetëm një makinë, krahas asaj që nuk marrim rezultatet e pritura nga skema që kemi aplikuar, kjo kthehet në mosbesim të qytetarëve. Nëse ne i çojmë mbetjet të padiferencuara, është një gabim, por nëse ne i mbledhim me makinë dhe i bëjmë bashkë, është një gabim më i rëndë se ai i pari, sepse është një gabim që bëhet nga vetë institucionet, dhe qytetarët do të jenë gjithmonë skeptikë”, u shpreh Kristi Bashmilli, ekspert mjedisi.
Ekspertët thonë se, ndonëse kemi firmosur një sërë marrëveshjesh dhe aktesh me qëllim që të reduktojmë mbetjet, të rrisim riciklimin që të bëhemi pjesë e BE-së, siç është Marrëveshja e Parisit, Traktati i Sofjes, Agjenda e Gjelbër 2030, Agjenda që deri në 2050 duhet të bëhemi zero karbon, sërish Shqipëria është shumë larg menaxhimit të duhur të mbetjeve.
“Kemi një sërë nismash dhe detyrimesh që kemi marrë, por jemi shumë mbrapa në këtë aspekt”, u shpreh Klodian Muço, profesor i asociuar i ekonomisë politike./Top Channel
foto ilustruese TIRANË- Ndodhemi në grykëderdhjen e lumit Ishëm në detin Adriatik, njëri ndër lumenjtë më t&e...
foto ilustruese TIRANË- Referuar përgjigjeve të mbërritura nga 22 bashki të vendit, përgjatë vitit të kaluar ato k...
foto ilustruese RODON- Problemet e bëra me dije përmes emailit të brendshëm në kadastrën e Durrësit, janë vën&...
foto ilustruese VLORË- Këto pamje skandaloze, janë bërë aq të zakonshme, sa nuk i bëjnë më përshtypje as...
foto ilustruese ORIKUM- Këtu jemi në një tjetër vend-depozitim të braktisur, pak kilometra më tej, në Orikum. Ai ndodhe...
Foto ilustruse GJERMANI- Policia gjermane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar. Ai është një nga autorët e vjedhjes së ...
Foto ilustruse ITALI- Familja, miqtë dhe të afërmit i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar, i ...
foto ilustruese Pezullimi i volejbollistes braziliane të “Dinamos”, Nayara Ferreira, për dyshime mbi identitetin e saj gjinor ngritur...
Foto ilustruse ITALI- Një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Viktima është Limos Allushaj, 67 vjeç. A...
Foto ilustruse ANGLI- Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar...