2 Nëntor 2024, 14:17
Nga r.ll
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 41-vjeçari i shapllur në kërkim pasi akuzohet për tentativë vrasje është arrestuar në Tiranë. Në pranga është vënë Mandi Qori, i cili më 19 shtator pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me thikë, shtetasin Eri Driza.
Gjykata e Tiranës kishte caktuar, ndaj 41-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Wanted 3", nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjatë kontrolleve, në rrugën "Tre Dëshmorët", u kap shtetasi M. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Ky shtetas, më datë 19.09.2024, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin E. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
mandi qori eri driza tirane
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 13:46
E. D
motrat
ITALI- Motra e 13-vjeçares shqiptare e cila u hodh nga kati i shtatë nga ish i dashuri i saj ka reaguar sërish. Vikt...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 13:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas lajmeve dhe raportimeve në media se &e...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 13:20
E. D
fotot ilustruese
FIER- Dy persona janë arrestuar në Fier ditën e sotme. Mësohet se një sherr ka ndodhur mes dy të af&eum...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 13:19
r.ll
foto ilustruese
POGRADEC- Në Pogradec është ngritur alarmi për sëmundjen e zgjebes. Sipas informacioneve të marra në rru...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 12:50
r.ll
pamje nga marshimi
SHKODËR- Qyetarët e Shkodrës kanë nisur marshimin për atentatin me 3 viktima të 30 tetorit në fshatin...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 12:56
E. D
qytetari
SHKODËR- Ka nisur protesta në formë marshimi për atentatin me tre viktima në Shkodër. Të pranishëm ja...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 12:09
r.ll
SHKODËR- Atentati mafioz i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, është ende pa autor, ndonëse disa persona janë sho...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 12:09
E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Ditën e sotme në Shkodër po mbahet një marshim-protestë pas atentatit mafioz të ndo...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 11:46
E. D
fotot ilustruese
MIRDITË- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ditën e djeshme në autostradë...
Aktualitet
2 Nëntor 2024, 11:39
E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Policia ka arrestusr dy autorët e dyshuar të zjarrvënies në automjetet e Sabaudin Hoxha, ngja...