LIVE UPDATES
Aktualitet

Aktakuza me 9 pika! Çfarë ka në dorë SHBA për ish-zyrtarin e FBI, porosia për Ramën në takimin 'sekret': Kujdes me licensat e kërkimit të naftës

Këto janë dy akt-akuzat për Charles McGonigal, të dyja të ndara. Ai ishte shefi i kundërzbulimit për zyrën në terren të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në 2018. Për të prokurorët kanë dy aktakuza të veçanta të pavulosura, njërën në NjuJork dhe tjetrën në Uashington.

24 Janar 2023, 10:29 Nga f.g
Aktakuza me 9 pika! Çfarë ka në dorë SHBA për
Charles Mcgonigal

TIRANE- Arrestimi i një ish-zyrtari të lartë të FBI, tashmë në pension ka përfshirë edhe shtetin shqiptar në një çështje e cila është lajmi kryesor i ditës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Charles McGonigal u arrestua dhe më pas u lirua me akuzën se ka marrë qindra mijëra dollarë nga një ish-spiun shqiptar dhe ka shkelur sanksionet e SHBA-së duke punuar fshehurazi për një oligark rus të lidhur me Kremlinin, të cilin dikur e kishte hetuar.

Këto janë dy akt-akuzat për Charles McGonigal, të dyja të ndara. Ai ishte shefi i kundërzbulimit për zyrën në terren të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në 2018. Për të prokurorët kanë dy aktakuza të veçanta të pavulosura, njërën në NjuJork dhe tjetrën në Uashington.

Por çfarë përmbajnë ato? Në aktakuzën e parë, atë për paratë e marra nga një oligark rus, prokurorët amerikanë pretendojnë se McGonigal, 54 vjeç, dhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus dhe bashkëpunëtor i oligarkut Oleg Deripaska, hetuan një oligark rival rus në këmbim të marrjes së pagesave sekrete nga Deripaska. Përpara se të tërhiqej nga detyra në vitin 2018, McGonigal akuzohet se punoi për të hequr sanksionet ndaj Deripaskas. Ai mori para prej tij për të hetuar një oligark rival. CNN shton se Shestakov i kërkoi gjithashtu McGonigal që të bënte të mundur që vajza e Deripaskas të siguronte një stazh në Departamentin e Policisë të Nju Jorkut. McGonigal pranoi dhe i tha një kontakti të tij në departamentin e policies ta pranonin pasi me babanë e vajzës i ‘lidhnin interesa të shumtë’.

Çështja e Shqipërisë, ish-spiuni që dha 225 mijë dollarë në tri këste dhe takimi me Ramën

Aktakuza e dytë, ndodhet në zyrën e prokurorëve në Uashington dhe në një material me 9 pika, McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225,000 dollarë para në dorë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare në këmbim të promovimit të interesave të tij të biznesit, pa i bërë të ditur marrëdhëniet e tij me byronë. Ish-agjenti shqiptar është një shtetas amerikan i natyralizuar dhe jeton në Nju Xhersi.

Aktakuza pretendon se McGonigal mori tre pagesa të veçanta në para nga biznesmeni në vitin 2017, pasi të dy udhëtuan në Shqipëri, ku McGonigal u takua me kryeministrin e vendit dhe i kërkoi atij "të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave të shpimit të fushës nafte në Shqipëri për kompanitë ruse". Ish-spiuni kishte interes financiar për vendimin.

Aktakuza me nëntë pika pretendon se midis gushtit 2017 dhe shtatorit 2018, që çoi në pensionimin e tij nga Zyra e FBI-së në Nju Jork, McGonigal fshehu nga byroja marrëdhënien e tij me këtë ish-oficer të huaj të paidentifikuar të inteligjencës gjatë gjithë kohës që udhëtonte jashtë vendit me personin dhe takonte të huaj. Personi cilësohet si shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez, raporton Abc News.

Ish-agjenti shqiptar më vonë shërbeu si një burim konfidencial i FBI-së në një hetim penal të një shtetasi amerikan që lobonte për një parti shqiptare. McGonigal mbikëqyri hetimin.

CNN publikoi dje lajmin e arrestimit të McGonigal për shkak të bashkëpunimit dhe parave që ka marrë nga një oligark rus. McGonigal ka fshehur të dhëna në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, çka përbën edhe akuzën e dytë me të cilën përballët ish-zyrtari. Në artikull përmendet fakti që ai është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe një politikan kosovar. Deri më tani nga autoritetet dhe qeveria shqiptare nuk ka asnjë reagim për të sqaruar pozicionin e kryeministrit apo për të hetuar ndikimin e paligjshëm të ish-zyrtarit tek kryeministri shqiptar, me të cilin njihet si "mik"./Dosja.al

arrestohet charles mcgonigal edi rama ne pogradec charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më