LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi në shkollë përfundon në dhunë, kërcënime dhe një fëmijë i përdorur si armë! Gjyshërit rrëmbejnë djalin

Pas vrasjes së burrit, Afërdita, atëherë adoleshente dhe nënë e një foshnjeje që ende nuk kishte mbushur vitin, përballet me një tjetër dramë në jetën e saj, atë të kërcënimit për t’i marrë fëmijën.

5 Dhjetor 2025, 22:47 Nga M.L
Takimi në shkollë përfundon në dhunë,
Foto nga emisioni

Jemi në javën e tretë të përpjekjeve tona për të takuar Afërditën me djalin e saj 7-vjeçar. Për ata që nuk na kanë ndjekur, kjo 25-vjeçare po përballet me padrejtësinë më të madhe ligjore dhe hyjnore: mohimin e fëmijës. Dhe shkak për këtë janë vjehrri dhe vjehrra e kësaj nëne të re, e cila që në moshën 17-vjeçare u përball me një fatkeqësi.

Pas vrasjes së burrit, Afërdita, atëherë adoleshente dhe nënë e një foshnjeje që ende nuk kishte mbushur vitin, përballet me një tjetër dramë në jetën e saj, atë të kërcënimit për t’i marrë fëmijën. Këtë ultimatum nuses së re ia bënë vjehrri dhe vjehrra, duke shkaktuar, krahas trazimit shpirtëror, edhe një konflikt familjar.

Vjehrri i Afërditës asokohe thërret krushkun dhe e paralajmëron për atë që do të ndodhte, që fëmija do të qëndronte me të. Pas këtyre përplasjeve që shkuan deri në konfrontim mes palëve, Afërdita vendos të largohet nga shtëpia e vjehrrit, gjithmonë me kokën pas dhe me shpresën se shumë shpejt do të kthehej aty për ta marrë fëmijën.

Por shpejt kupton se ka gabuar dhe se dy të moshuarit do t’ia vështirësonin gjithnjë e më shumë rrugën për t’u bashkuar me djalin. Kështu, çdo ditë që kalonte, përplasjet shtoheshin. Nëna e re e sheh thuajse të pamundur vazhdimin e komunikimit me ata që i mbanin peng djalin, prandaj vendos ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore.

Por këtu gjërat, në vend që të merrnin drejtimin që pritej, vështirësohen edhe më shumë për gruan e re, e cila e sheh gjithnjë e më larg bashkimin me djalin. Pavarësisht kërcënimeve, Afërdita nuk bën asnjë hap pas; madje përpiqet t’i japë fund kësaj padrejtësie duke kërkuar ndihmën e përmbarimit dhe të policisë.

Jo njëherë, as dy, as tre, por plot 26 herë pa rezultat. Pavarësisht se është lodhur, sa nga këmbëngulja e dy të moshuarve që mbajnë peng nipin, aq edhe nga indiferenca e institucioneve, kjo nënë 25-vjeçare vazhdon të luftojë çdo ditë për të vënë drejtësinë në vend. Por kjo betejë e saj nuk ia ndryshon mendimin Hamitit dhe Evladijes, të cilët vazhdojnë t’i mohojnë të drejtën qoftë edhe për t’i dhënë një përqafim djalit.

Siç ndodhi edhe atë ditë të 31 korrikut 2025. Dhuna e asaj dite ndaj Afërditës është e dokumentuar edhe nga këto foto, ku shihen qartë shenjat në trupin e saj, vizita e saj në urgjencën e spitalit të Burrelit, por edhe nga ky dokument i policisë ku dhuna ndaj nënës klasifikohet si plagosje e lehtë me dashje nga shtetasja Evladije Hoxha, ish-vjehrra e saj.

Por kishte edhe nga ata që “nuk e kishin parë” këtë dhunë. Siç ishte inspektorja e policisë.

E gjithë kjo përplasje, që ka çuar deri në dhunë ndaj nënës, e ka një shkaktar, i cili ndodhet gjithmonë prezent sa herë ajo i afrohet djalit, gjyshi i të voglit. Kanë kaluar muaj nga ai takim që u mbyll në mënyrën më të dhunshme kohë e mjaftueshme që Hamit Hoxha të lëvizte të gjithë gurët për të penguar zbatimin e ligjit. Duke arritur deri aty sa të përdorte fëmijën 7-vjeçar si kavie, sa nga një klinikë mjekësore te tjetra. Vetëm për të arritur qëllimin e tij, ndarjen e djalit nga nëna.

Deri më tani, çdo përpjekje e Afërditës ka përfunduar pa rezultat, me ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën që bëhen pengesë e zbatimit të ligjit dhe kthimit të djalit te nëna, e cila prej vitesh endet dyerve të institucioneve për të vënë drejtësinë në vend dhe për të marrë djalin në krahët e saj, ta rrisë e t’i japë dashurinë e munguar.

Dhe takimi i mundësuar në shkollë përfundoi ashtu si edhe takimet e tjera, me Hamitin dhe Evladijen që bëhen pengesë dhe frustrojnë djalin, duke e shtyrë t’i kundërvihet nënës, të cilën nuk ka patur asnjëherë mundësi ta ketë afër. Por beteja e Afërditës për të qenë me djalin vazhdon po ashtu edhe e jona, sepse tashmë ajo nuk do të jetë vetëm./Piranjat.al 

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Dhjetor 2025, 21:44 M.L

Dorëheqja!

  Florian Binaj   Nga Florian Binaj Prej ditësh po dëgjojmë një refren të ri: “SPAK-u po na fut në kriz&eu...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet