30 Nëntor 2022, 11:43
Nga k.m.
Arbër Tivari
DURRËS- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur masën e arrestit me burg për 26-vjeçarin, Arbër Tivari, edhe pse i riu është aktualisht është në gjendje të rëndë në spital pas aksidentit të ndodhur pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Në të njëjtin aksident ndërruan jetë Silva Tom Gjergji dhe Roxhesa Klironimi të cilat ishin pasagjere në makinën që drejtohen nga Tivari.
Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit pasi makina u përplas me barrierat mbrojtëse të autostradës Tiranë-Durrës, që deri më tani hetimet kanë nxjerrë përfundimin se shkak për aksidentin ishte shpejtësia marramendëse, me të cilën ndodheshin tre të rinjtë. Ndaj dhe i riu, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe si shkaktar për vdekjen e dy të rejave.
“Në përfundim të shyqrtimit, Gjykata e Rrethit Gjyqsor Durrës ka disponura me Vendim, ku ka vendosur: Të pranojë kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit A.T i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” e parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal. Të caktojë ndaj të arrestuarit A. T. masën shtrënguese “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të arrestuarit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar,”-thuhet në njoftimin e publikuar.
Arbër Tivari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi në mars të vitit 2021, ai i shpëtoi një atentati pasi u qëllua në dorë nga Alket Buçpapaj, gjithashtu një person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.
arbër tivari durres aksident tirane durres silva tom gjergji roxhesa klironimi
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 11:28
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Laboratori i kokainës në Fratar të Fierit nuk ishte "nuhatur" vetëm nga DEA amerikane por edhe nga bota e ...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 11:12
A.B
Debore
TIRANË- Dëbora rikthehet në vend. Prej mbrëmjes së kaluar, reshjet e dëborës kanë përfshirë zon&eu...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 11:12
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- 5 punonjësit e menaxhimit të sistemit të informacionit pranë Departamentit të Administratës Publike j...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 11:23
A.B
Gjykata e Tiranes
TIRANË- Gjykata e Tiranë nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie për 5 p...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 11:13
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dalë me një përfundim pas hetimeve të nisura pas sulmit kibernetik në si...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 11:00
A.B
Policia
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 5 urdhër arreste për zyrtarë të administratës së shtetit. Sipa...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 10:55
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Lëshohen 5 'urdhër arreste' për sulmet kibernetike ne vendin tonë, ku pas tyre fshihet Irani. Punonjë...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 10:43
A.B
Prokuroria
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka firmosur 5 urdhër arreste në vendin tonë në lidhje me sulmet kibernetike në v...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 10:33
k.m.
Foto ilustruese
BRUKSEL– Nga torturat dhe vrasjet në Holandë dhe Serbi në një rrjet të paprecedentë korrupsioni në...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 10:14
a.l
tubim para Ministrisë së Arsimit
TIRANË- Studentët u shprehën sot nga protesta para Ministrisë së Arsimit se &...