Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Borsh. • Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:40 në aksin rrugor Borsh-Sarandë. • Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 60-vjeçari, Kujtim Mehmeti së bashku me bashkëshorten e tij. • Mësohet se mjeti tip fugon "Benz Vito" është përplasur me mjetin "Foristradë Benz". • Nga përplasja kanë mbetur i plagosur edhe shoferi i foristradës, Myfit Qejvani. • Policia bën me dije se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.
3 artikuj për këtë temë.
BORSH- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në Borsh. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur një çift bashkëshortësh. Policia bën me dije se bashkëshorti 60-vjeçar është identifikuar si Kujtim Mehmeti ndërsa identifikimi i gruas ende nuk është bërë.
Më tej policia bën me dije se shoferi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është identifikuar si Myfit Qevani.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:40, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë dy automjete: Një automjet tip Benz, me targë AB637CX, i drejtuar nga shtetasi Myfit Qevani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një automjet tjetër tip Benz Vito, me targë AA052NV, me drejtues Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç, si dhe pasagjerja – bashkëshortja e tij, e cila aktualisht nuk është identifikuar me emër. Si pasojë e përplasjes, dy personat e fundit (bashkëshortët) kanë humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor nga Komisariati i Sarandës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksident i rëndë të regjistruar ditën e sotme në Borsh. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:14 ku si pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari, Kujtim Mehmeti së vashku me bashkëshorten e tij.
Mjeti tip fugon "Benz Vito" mësohet se është përplasur me mjetin "Foristradë Benz". Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Shoferi i foristradës, Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.
BORSH- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Borsh. Dy automjete raportohet se janë përplasur më njëra tjetrën. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve, viktimat janë burrë rreth 60 vjeç dhe një grua rreth 55 vjeçe, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me furgon.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e shkaqeve të aksidentit apo identitetet e viktimave.