LIVE UPDATES
Aktualitet

"900 milionë euro të KE-së po ikin!" Analiza: Kuvendi “bllokon” ekonominë e vendit

Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar me dhjetëra herë ta konstituojnë Kuvendin e ri. Dështimi më i fundit ndodhi, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Dështime të tilla priten edhe në ditët në vazhdim, pasi deputetët po mblidhen çdo 48 orë, mirëpo nuk po japin asnjë rezultat.

1 Qershor 2025, 07:15 Nga M.B
"900 milionë euro të KE-së po ikin!" Analiza: Kuvendi
Kuvendi i Kosovës

KOSOVA- Bllokimi i vazhdueshëm i punës së Kuvendit të Kosovës po sjell pasoja serioze për ekonominë e vendit. Projektet kapitale janë ndalur, investimet po vonohen dhe besimi i investitorëve është në rënie. Aktualisht, Kosova rrezikon të humbë mbi 1 miliardë e 200 milionë euro që do të mund t’i merrte brenda këtij viti.

Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar me dhjetëra herë ta konstituojnë Kuvendin e ri. Dështimi më i fundit ndodhi, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt. Dështime të tilla priten edhe në ditët në vazhdim, pasi deputetët po mblidhen çdo 48 orë, mirëpo nuk po japin asnjë rezultat.

Moskonstituimi i Kuvendit pas zgjedhjeve të fundit po krijon pasoja të thella dhe shumëdimensionale për vendin. Ndërkohë që vendimmarrja politike është bllokuar dhe institucionet nuk janë formuar ende, Kosova po humb mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik, përfitim nga fondet ndërkombëtare dhe avancim drejt integrimit europian.

Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve paralajmërojnë për dëme që mund të jenë të pakthyeshme, duke përfshirë humbjen e qindra miliona eurove nga fondet ndërkombëtare, largimin e investitorëve të huaj, si dhe rrezik për tkurrjen e prodhimit vendas dhe ikjen e kapitalit.

Në rrezik tani për tani janë rreth 900 milionë euro nga Komisioni Europian, të ndërlidhura me agjendën e reformave për zhvillim dhe integrim europian, si dhe mbi 220 milionë euro nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që synojnë përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe zhvillimin ekonomik, si dhe investime kapitale në projekte strategjike, si ai i autostradave dhe hekurudhave.

900 milionë euro të KE-së po i ikin Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media, pas takimit me liderët e partive politike, i cili nuk prodhoi ndonjë rezultat, për të dalë nga ngërçi i moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, vlerësoi se pasojat kryesore nga ky zhbllokim i po pësojnë qytetarët.

Me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, sipas znj. Osmani, po zvarritet në mënyrë të panevojshme procesi i disbursimit të mjeteve financiare nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian, ku Kosova do të duhej të përfitonte rreth 900 milionë euro.

“Dëmet e tjera përfshijnë zvarritjen e proceseve që do të çonin në anëtarësimin në organizata apo nisma të tjera, zvarritjen e ligjeve, dëmtimin e besimit të qytetarëve, dëmtimin e imazhit të shtetit tonë ndërkombëtarisht”.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike që po i kanosen vendit për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit dhe mungesës së formimit të qeverisë së re.

“Vonesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës do të reflektojë shumë në ekonomi, si rezultat i mungesës së fondeve ndërkombëtare”.

Sipas tij, vetëm nga mandati i kaluar i Qeverisë janë 300 milionë euro të bllokuara për shkak të sanksioneve, ndërkohë që është pezulluar edhe thithja e fondeve europiane në vlerë prej 800 deri në 900 milionë euro, të cilat ishin paraparë të investoheshin në infrastrukturë dhe mjedis.

“300 milionë euro janë nga mandati i kaluar i Qeverisë, të bllokuara për shkak të sanksioneve dhe pjesa tjetër, thithja e fondeve europiane që janë rreth 800-900 milionë euro, mjete që do të duhej t’i alokonim drejt infrastrukturës dhe mjedisit. Në total, ne kemi 1 miliardë e 200 milionë euro, mjete të cilat po të konstituohej Kuvendi dhe të krijohej qeveria, do të mund t’i merrnim në të mirë të vendit”.

Ai shtoi se, përveç ndikimit në projekte zhvillimore, këto fonde do të kishin reflektuar pozitivisht edhe në stabilizimin ekonomik të vendit dhe në lehtësimin e krizës së inflacionit.

Kosova, me pasoja të mëdha ekonomike

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar pasoja të rënda në shumë fusha, si rezultat i moskonstituimit të Kuvendit dhe mungesës së institucioneve funksionale në vend.

“Mungesa e krijimit të institucioneve në Parlament dhe qeveri është duke e dëmtuar Kosovën në disa dimensione. Është shqetësues efekti negativ i moskrijimit të institucioneve në aspektin politik, katastrofik në aspektin ekonomik dhe stopues në proceset integruese”.

Ai e konsideroi të papranueshme që në një kohë me zhvillime të mëdha globale, Kosova të ngecë në formimin e institucioneve.

“Në këtë dinamikë që po përcillen trendet globale, të eksperimentohet me themelimin e institucioneve është turp i madh. Vetë fakti që është pezulluar qasja në fondet për Kosovën nga Bashkimi Europian është e rëndë. Në mungesë të një dialogu publiko-privat, po dëmtohen bizneset – shto këtu edhe shtrenjtimin e rrymës për bizneset”.

Ai paralajmëroi se situata aktuale po rrezikon seriozisht të çojë në tkurrje të eksporteve, ikje të kapitalit dhe të prodhimit “Made in Kosovo”, përveç migrimit të qytetarëve.

“Është rrezik për tkurrje të eksporteve dhe për ikje, jo vetëm të qytetarëve, jo vetëm të kapitalit, por edhe të prodhimit ‘Made in Kosovo’, dhe këto do të lënë gjurmë në Kosovën”.

Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka ngritur shqetësime serioze për pasojat ekonomike dhe politike që po i kanosen Kosovës si rezultat i moskonstituimit të Kuvendit të ri.

“AKB e vlerëson moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës si dëm të madh në aspekt politik dhe ekonomik, ku do të jenë të pariparueshme dhe të pakompensueshme”, – ka deklaruar z. Shahini.

Sipas tij, pa institucione funksionale nuk mund të ratifikohen një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, që janë kyçe për zhvillimin ekonomik dhe administrativ të vendit. Një nga humbjet më të mëdha potenciale është ndërlidhur me Fondin për Rritje Ekonomike.

“Vetëm nga Fondi për Rritje Ekonomike, ku Kosova mund të fitojë mbi 880 milionë euro, kjo bëhet e diskutueshme dhe këto mjete mund të barten në një vend tjetër.

Përveç kësaj, edhe fondet e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që kapin vlerën e mbi 220 milionë eurove janë në rrezik të mosrealizimit.

“Nëse i mbledhim të gjitha këto mjete, Kosova rrezikon të humbë mbi 1 miliardë e 200 milionë euro që do të mund t’i merrte brenda këtij viti, për rritje ekonomike dhe për mbështetje të ndryshme”.

Edhe kreu i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka ngritur alarmin për pasojat e rënda ekonomike që po i kanosen vendit për shkak të vonesave në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

Sipas tij, një ndër rreziqet më të mëdha është humbja e 900 milionë eurove nga Komisioni Europian, të cilat janë të lidhura me mosratifikimin e agjendës së reformave që do të ndihmonte Kosovën në zhvillim ekonomik dhe avancim drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Në rrezik janë 900 milionë nga Komisioni Europian për shkak të mosratifikimit të agjendës së reformave që do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e integrimit në BE.

Pastaj buxheti, implementimi i projekteve, investimet e huaja, bllokimi i bordeve, mungesa e vendimmarrjes, mungesa e reformave – legjislacion dhe reforma fiskale.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga z. Dreshaj është keqpërdorimi i agjencive të pavarura, që sipas tij, në mungesë të mbikëqyrjes institucionale, po marrin vendime të dëmshme për qytetarët dhe ekonominë.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Albulena Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.

Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryetarit të Kuvendit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se znj. Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.

Pas një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësues të partive politike, znj. Osmani tha se nuk pati pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se kishte parë një “vullnet minimal” te liderët partiakë për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./ Monitor

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj