LIVE UPDATES
Aktualitet

8.8 milionë euro për gropa dhe kaos/ Qokat politike me parkingun e të sëmurëve dhe familjarëve (QSNUT)

Në mesin e vitit 2014, Ministria e Zhvillimit Ekonomik nisi një aksion për largimin nga hapësirat e spitalit të bareve, restoranteve, farmacive dhe dyqaneve që kishin rrethuar kudo spitalin.

28 Nëntor 2025, 21:30 Nga E. D
8.8 milionë euro për gropa dhe kaos/ Qokat politike me parkingun e
foto nga emisioni

Disa emisione më parë ju kemi treguar për situatën e parkimit në QSUT, qendrën më të madhe spitalore në vend, ku trajtohen rreth 500 mijë pacientë në vit dhe kryhet shumica e ndërhyrjeve kirurgjikale në Shqipëri. Kudo në ambientet e jashtme të spitalit ka kaos, gropa, makina që bllokojnë hyrjen e ambulancës dhe aspak investime.

Por si ka qenë historia e parkimit?

Në mesin e vitit 2014, Ministria e Zhvillimit Ekonomik nisi një aksion për largimin nga hapësirat e spitalit të bareve, restoranteve, farmacive dhe dyqaneve që kishin rrethuar kudo spitalin.

Me këtë aksion u vendos edhe një tra për të kufizuar numrin e automjeteve që hynin brenda qendrës spitalore, si edhe për të mbledhur të ardhura nga pacientët. Tarifa për parkimin në ambientet e QSUT ishte 100 lekë për 24 orë, para të cilat duhej të shkonin për mirëmbajtjen e territorit prej 10 mijë metrash katrorë të oborrit të spitalit.

Tarifa vijoi të ishte 100 lekë në ditë deri në nëntor të vitit 2018, kur Fondi Shqiptar i Zhvillimit u caktua nga Këshilli i Ministrave si autoriteti që do të administronte hapësirën e parkimit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Vendimi përcaktonte se të ardhurat e parkimit do të shkonin për përmirësimin e infrastrukturës së jashtme të spitalit dhe menaxhimin cilësor të vendeve të parkimit.

Por ajo që ndodhi pas marrjes në administrim të territorit nga FSHZH ishte rritja e tarifës nga 100 lekë për 24 orë, në 100 lekë për 2 orë. Pas kësaj fashe, çdo orë shtesë u bë 100 lekë. Nga çmimet e reja, të ardhurat vjetore që gjeneronte parkimi në QSUT arritën një vlerë mesatare prej 1 milion eurosh ndër vite, ndërsa për vitin 2024 kapën plot 2.1 milion euro.
Megjithatë, këto para nuk shkuan për të rregulluar infrastrukturën e spitalit, pasi siç tregojnë pamjet, vendparkimet dhe rrugët e QSUT vetëm kanë degraduar. Autoritetet u kujtuan vetëm disa muaj më parë të investonin në ndërtimin e një parkingu të ri në qendrën më të madhe spitalore në vend, pas plot 3 dekadash!

Dhe e dini sa do të kushtojë ky investim?

Plot 14.2 milionë euro! Pra një parkim me kate mbitokësore (jo nëntokësore), me 1,400 vende, do të kushtojë 14 milionë euro ose 10 mijë euro për një vend parkimi. Nëse marrim koston e ndërtimit të pallateve sipas Entit Kombëtar të Banesave dhe INSTAT, që është 390 euro për metër katror, dhe duke llogaritur që një vend parkimi ka rreth 20 metra katrorë, rezulton që kostoja e një vendi nuk shkon më shumë se 8 mijë euro.

Madje në objektet rezidenciale në Kashar, Fresk dhe Astir, çmimi i një parkimi në shitje varion nga 8 mijë deri në 12 mijë euro  dhe këtu përfshihet edhe kostoja e tokës dhe fitimi i ndërtuesit.

Por, për këtë çmim “kaq të ulët” që taksapaguesit po paguajnë, duhet falënderuar kompania fituese e tenderit, Salillari, e cila dha një ofertë 5.8 milionë euro më të ulët se fondi limit. Llogaria e FSHZH-së ishte të kontraktonte 20 milionë euro punime ndërtimi  ose rreth 14 mijë euro për një vend parkimi! Dhe nuk dihet nëse ndonjë agjenci mbikëqyrëse ka ngritur ndonjëherë shqetësimin për fondet limite kaq të larta që harton FSHZH-ja — se aty nisin shkeljet… Por kjo është një histori tjetër.

Të gjithë mund të mendojmë se, duke qenë se fondet janë siguruar nga pagesat e parkimit ndër vite, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave – ku 45% e të ardhurave duhej të shkonin për investime në infrastrukturën e parkimit në QSUT – më në fund parkimi po ndërtohet nga këto fonde.

Por jo. Parkimet e reja, me të cilat u mburr kryeministri Edi Rama në prag të zgjedhjeve të vitit 2025, po financohen me para të buxhetit të shtetit. Pra, me taksat tona.

Buxheti ka alokuar:

– 2.8 milionë euro në vitin 2024
– 4.2 milionë euro në 2025
– dhe planifikon 2.5 milionë euro për vitin e ardhshëm.

Nëse nga viti 2018 deri në fund të 2024-s janë arkëtuar 8.8 milionë euro nga parkimi, a nuk duhej të përdorej kjo shumë për ndërtimin e parkimit?

Pse duhet që taksapaguesit të paguajnë dy herë – njëherë për të parkuar dhe njëherë përmes taksave?

Edhe më keq, 14 milionë euro janë një shumë që mund të shkonte për pacientët, për të mbuluar mungesën e ilaçeve ose për rikonstruktimin e pavionit të onkologjikut, siç ka premtuar vetë kryeministri.

Po ku kanë shkuar paratë e parkimit? Çfarë ka ndodhur me to dhe ku i ka çuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit? Siç e treguam më herët, Këshilli i Ministrave ngarkoi FSHZH-në për menaxhimin dhe mbledhjen e tarifave. Por FSHZH ngarkoi një tjetër agjenci, të krijuar posaçërisht për këtë funksion, Agjencinë e Mbështetjes Ekonomike.

Për ta bërë të qartë: një tjetër godinë me qira, me staf të ri, drejtues të rinj dhe sigurisht një bord të ri — të gjitha me para të taksapaguesve. Kryetar i bordit është vetë drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli. Në vitin 2018, Agjencia e Mbështetjes Ekonomike lidhi një marrëveshje me QSUT ku ra dakord që 42% e të ardhurave të parkimit të shkonin për investime në infrastrukturën e brendshme të spitalit – vendparkime, trotuare, gjelbërim, ndriçim rrugor – duke përfshirë edhe investime madhore, dhe 3% për edukimin e stafit të QSUT. Por këto para kanë shkuar për të paguar pagat e punonjësve të Agjencisë, me plot 1 milionë euro në vit dhe 101 punonjës.

Si edhe për tendera për mobilim, karburant dhe shumë nevoja të tjera.

Paratë e parkimit të QSUT, të cilat duhej të investoheshin në infrastrukturën e parkimit dhe të menaxhoheshin nga FSHZH, nuk janë përdorur kurrë për qëllimin e tyre. Në vend të kësaj, ato kanë shërbyer për të mbajtur me paga patronazhistë, si dhe për të shpërblyer drejtues të agjencive. Madje, së fundmi, bordi ka vendosur që kjo agjenci të ketë jo vetëm 100 punonjës, por edhe 3 drejtorë të përgjithshëm!

Po, siç e dëgjuat. Agjencia e Mbështetjes Ekonomike ka tre drejtorë të përgjithshëm — mbase sepse të gjithë duan të jenë drejtorë…

Në datën 9 shtator 2025, me vendim të asamblesë së përgjithshme, u emëruan:

– Alfred Dalipi – administrator për shërbimet në fushën e mikpritjes dhe bujqësisë
– Klodjan Bregu – administrator për parkimet dhe transportin
– Gentian Picari – administrator për administratën dhe çështjet e brendshme

Në 7 vite funksionim, Agjencia e Mbështetjes Ekonomike ka arkëtuar rreth 10 milionë euro nga shërbimet, ku pjesa më e madhe është parkimi i QSUT-së, dhe ka dalë me fitime minimale, madje disa vite edhe me humbje. Kjo ka sjellë që për investimin në parkim, qytetarët të paguajnë dy herë: njëherë me taksa dhe njëherë me tarifën e parkimit./Piranjat.news

Sondazh

Poll
Aktualitet 28 Nëntor 2025, 21:27 E. D

Shqiptarët dhe Pavarësia

DOJNA: ​Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë;...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari