Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Skënderbeu më pas u mor peng nga ushtria otomane pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë.

TIRANË- Ditën e sotme shënohet 557 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai lindi më 6 maj 1405 dhe ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava. Skënderbeu më pas u mor peng nga ushtria otomane pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë.
Ai ka hyrë në histori si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte ushtrinë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet.
Gjergj Kastritoti udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit shqiptar kundër pushtuesit osman, si dhe punoi për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar.
Me Kuvendin e Lezhës Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet shtetit shqiptar. Për 25 vjet me radhë Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit të vet dhe lufta e tij pengoi përhapjen osmane drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës që kur ka qenë gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes.
Emri i Skënderbeut ka qenë burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat e ndryshimeve për t’i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugën e përparimit. Në figurën e pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, populli shqiptar kurdoherë ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, të atdhedashurisë, të harmonisë e të demokracisë.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq në moshën 63-vjeçare më 17 Janar 1468 në Lezhë.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti se për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.
Foto ilustruese BERAT- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Berat. Mësohet se arrestimi ...
Foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ditën e sotme ka marrë vendimin për të dërguar për gjykim tre autorët të ...
Malkaj TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e 42-të që po zhvillohet para bashkis&...
Protesta TIRANË- Ditën e sotme është duke u zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Protestuesit...
foto ilustruese TIRANË- Protesta e 42-të e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka nisur para bashkisë së Tiran&...
Xhemal Mata dhe Isuf Hasa TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Isuf Hasën...
KOSOVË- Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Ç...
Qytetarët para Kadastrës FIER- Ditën e sotme dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kadastrës Fier për të protes...
Krenarë dhe të lumtur për partnerin tonë “MD Italia” që merr çmimin “Marka më e mirë për viti...
Foto ilustruese FIER- Një 28-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i ...