Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
• Elidon Çela, pronari dhe drejtuesi i autobusit të kompanisë së transportit "Buon Aventura" që u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në mjet pritet të njihet me masën e sigurisë, tre ditë pas arrestimit të tij bashkë me dy ndihmësit. Prokuroria e Durrësit ka kërkar detyrim paraqitje për ndihmësit e Çelës, Dritan Kamberi e Anold Cankja. • I pyetur nga grupi hetimor në lidhje me paratë, Çela është shprehur se ka biznes të rregullt dhe se eurot ishin kursime të familjes. • Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Çela është shprehur se askush nuk kishte dijeni për paratë që ai kishte në autobus, pasi kishte frikë se mund t'ia grabisnin. I riu thotë se me ato para do të merrte toka me qira dhe do të investonte në mbjelljen e grurit, pasi kishte blerë dhe farën në Itali. • Për dy ndihmësit, Çela është shprehur se ata janë thjesht punonjës e se nuk kanë qenë në dijeni të parave. Të njëjtën gjë kanë pohuar edhe vetë Kamberi e Cankja.
1 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Elidon Çela, pronari dhe drejtuesi i autobusit të kompanisë së transportit "Buon Aventura" që u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në mjet thotë se paratë ishin kursime të familjes së tij. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Çela është shprehur se askush nuk kishte dijeni për paratë që ai kishte në autobus, pasi kishte frikë se mund t'ia grabisnin. I riu thotë se me ato para do të merrte toka me qira dhe do të investonte në mbjelljen e grurit, pasi kishte blerë dhe farën në Itali.
"Mallrat janë të emigrnatëve që jetojnë në Italia, i deklarova në doganën e Barit., Askush nuk e dinte për paratë që kisha në autobus, kisha frikën e një grabitjeje të mundshme. Paratë janë kursimet e familjes time, do investoja në toka që do merrja me qira për biznes,"- është shprehur Çela.
Çela u arrestua në Portin e Durrësit, teksa kthehej nga Bari i Italisë. Në pranga me të u vunë edhe dy ndihmësit e tij, Dritan Kamberi dhe Anold Cankja. Të tre pritet të njihen sot me masën e sigurisë. Deri më tani, është mësuar se Prokuroria ka kërkuar 'deyrim paraqitjeje' për dy ndihmësit, ndërsa për Çelën nuk është dhënë ende pretendimi i Prokuroria.