LIVE UPDATES
Aktualitet

400 persona të mbledhur nga trevat shqiptare/ Radio Jehona e Shqipes feston sot 40-vjetorin në zemër të Evropës

Një mbrëmje gala që bashkoi personalitete politike, diplomatike, artistë, gazetarë, përfaqësues të medias dhe shqiptarë të suksesshëm të diasporës, duke e kthyer Brukselin, për një natë, në kryeqytetin e shqiptarisë.

11 Maj 2026, 22:42 Nga E.d
400 persona të mbledhur nga trevat shqiptare/ Radio Jehona e Shqipes feston
Pamje nga eventi

BRUKSEL- Në zemër të Brukselit, kryeqytetit të Europës, Radio Jehona e Shqipes festoi me madhështi 40-vjetorin e saj, duke mbledhur rreth 400 të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Belgjika dhe shumë vende të tjera europiane.

Një mbrëmje gala që bashkoi personalitete politike, diplomatike, artistë, gazetarë, përfaqësues të medias dhe shqiptarë të suksesshëm të diasporës, duke e kthyer Brukselin, për një natë, në kryeqytetin e shqiptarisë.

400 persona të mbledhur nga trevat shqiptare/ Radio Jehona e Shqipes feston

Të pranishëm në këtë event të veçantë ishin Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Punët e Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, Ambasadorja e Shqipërisë në Belgjikë, Albana Dautllari, Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe shumë personalitete të tjera të jetës publike në Belgjikë dhe Europë.

Një rëndësi të veçantë pati edhe transmetimi direkt i emisionit live nga eventi, nga ora 15:00 deri në 17:00, me pjesëmarrjen e gazetarëve të ardhur posaçërisht nga Shqipëria për këtë jubile të rëndësishëm të radios.

400 persona të mbledhur nga trevat shqiptare/ Radio Jehona e Shqipes feston

Mbrëmja u moderua nga gazetari Defrim Methasani dhe u pasurua nga prania e gazetarëve të ardhur nga Tirana, me në krye Aleksandër Çipa, duke i dhënë eventit një dimension të veçantë mediatik dhe kombëtar.

Artisti i mirënjohur Arif Vladi hapi këtë mbrëmje madhështore me Himnin e Flamurit, të interpretuar në një mënyrë krejt të veçantë dhe emocionuese, vetëm me zërin e tij pa orkestër, duke elektrizuar sallën dhe duke sjellë një nga momentet më prekëse të natës.

400 persona të mbledhur nga trevat shqiptare/ Radio Jehona e Shqipes feston

Mbrëmja vijoi me muzikë, valle tradicionale dhe momente artistike të paharrueshme, ndërsa një emocion i veçantë ishte edhe interpretimi artistik i vargjeve të Gjergj Fishta dhe Ismail Kadare nga aktorja Anila Dervishi, e cila solli në skenë fuqinë e fjalës shqipe dhe emocionin e letërsisë sonë kombëtare. Gjithashtu, grupi i valleve “Shqiponjat e Brukselit” solli ngjyrat dhe traditën shqiptare në skenë, duke i dhënë mbrëmjes një atmosferë autentike dhe festive.

Gjatë kësaj nate gala u ndanë gjithashtu shumë kupa, trofe dhe vlerësime për figura të shquara të komunitetit shqiptar, medias dhe artit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre ndër vite. Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte nderimi i Presidentit të radios Sakip Skepi me titullin “Ambasador i Paqes”, si vlerësim për dekada të tëra pune në shërbim të kulturës, komunitetit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë.

400 persona të mbledhur nga trevat shqiptare/ Radio Jehona e Shqipes feston

Pjesë e prezantimit dhe organizimit të ceremonisë ishin gjithashtu Flavia Kuqi, Enida Rrapaj dhe Spartak Fikaj, të cilët kontribuan në realizimin e kësaj nate të veçantë. 40 vite zë shqip në zemër të Europës. 40 vite kulturë, identitet dhe lidhje me kombin./Dosja.al

radio jehona e shqipes 40-vjetori 400 të ftuar


Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026