LIVE UPDATES
Aktualitet

Karakaçi inspekton punimet në nënstacionin e OST, Elbasan 3: Investimi në rrjetin e transmetimit, i përgjigjet rritjes së kapaciteteve prodhuese të energjisë

Nënstacioni elektrik Elbasani 3 është një tjetër investim strategjik i Operatorit të Sistemit të Transmetimit

11 Maj 2026, 17:02 Nga D.S

Karakaçi inspekton punimet në nënstacionin e OST, Elbasan 3:

ELBASAN- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Administratorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Elisian Bici, inspektuan ecurinë e punimeve në kantierin e nënstacionit Elbasan 3.

Nënstacioni elektrik Elbasani 3 është një tjetër investim strategjik i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Zhvillimet e fundit në sektor, veçanërisht rritja e kapaciteteve prodhuese kryesisht nga impiantet fotovoltaike, ka rritur nevojën për forcimin e linjave të transmetimit, me qëllim përballimin e flukseve, si dhe rritjen e sigurisë së sistemit elektro-energjetik.

Nënstacioni elektrik Elbasani 3 do të shërbejë si një nyje e rëndësishme në nivelin 400 kV, duke mundësuar shpërndarje më të balancuar të flukseve të energjisë, reduktimin e mbingarkesave në korridoret ekzistuese dhe përmirësimin e stabilitetit të tensionit në sistem.

Ky nënstacion do të funksionojë në nivelin e tensionit 400kV, ndërkohë që në të do të integrohen edhe disa linja 400kV. Punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet që shumë shpejt ky investim të përmbyllet. Nënstacioni elektrik, Elbasani 3 do të lidhet edhe me nënstacionet e tjera kryesore të zonës përmes linjave të reja dhe atyre ekzistuese të transmetimit.

“Ky nënstacion nuk është një pikë kyçe vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e rajonit, pasi ne këtu i japim një siguri të gjitha vendeve, linjat e interkonjeksionit që kemi me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut kalojnë këtu. Ky është një nënstacion i ri i cili që ka kapacitet për të bërë kalimin e të gjithë flukseve të cilat do të kalojnë në këtë rrjet, njëkohësisht i japim dhe një siguri të shtuar zonës së bregdetit dhe zonës së Fierit”, bëri të ditur administratori Bici.

“Është një investim shumë i rëndësishëm sepse jemi në një nënstacion 400 kV dhe bën edhe të gjithë lidhjen me linjat 400 kV për herë të parë edhe me pjesën e Fierit dhe pastaj me pjesët kufitare. Ndërkohë është nënstacion shumë i rëndësishëm edhe për të gjitha linjat në vend”, u shpreh ministri Karakaçi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se rritja e kapaciteteve prodhuese përmes energjisë fotovoltaike kërkon investime edhe në rrjetin e transmetimit për t’ju përgjigjur të gjithë këtij fluksi në rritje, ndaj ky nënstacion i shërben edhe këtij zhvillimi i cili po rritet vit pas viti.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm pasi është një nga mekanizmat më të mirë për të bërë edhe çlirimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Masat që ka marrë Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë viteve të fundit janë impresionuese në fakt. Ne kemi mbi 10% këtë vit të energjisë që prodhohet në vend që vjen nga energjia fotovoltaike. Deri në fund të vitit 2026 ne kemi rreth 600 mega kapacitet të miratuar tashmë nga Ministria dhe presim që deri në fund të vitit 2027 të kemi dhe 1 mijë mega shtesë kapacitet gjenerues nga fotovoltaiku”, u shpreh Karakaçi./Dosja.al

enea karakaci elbasan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet