LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ Zbulohet laboratori nëntokësor i droges i fshehur nën kotecin e pulave, i arrestuari i dënuar më parë për vrasje

Mësohet se, është vënë në pranga Klisman Leka, ndërsa bashkëpunëtori i tij është në kërkim.

11 Maj 2026, 18:55 Nga D.S
EMRI/ Zbulohet laboratori nëntokësor i droges i fshehur nën
foto nga vendngjarja

KORÇË- Një operacion policor në fshatin Vreshtas të Maliqit ka zbuluar një laborator të sofistikuar për kultivimin e kanabisit, të fshehur nën një kotec pulash. Mësohet se, është vënë në pranga Klisman Leka, ndërsa bashkëpunëtori i tij është në kërkim. Sipas Policisë, Leka është një emër i njohur për drejtësinë pasi, më hërët ka qënë i dënuar për ‘vrasje më dashje’

Prokuroria e Korçës bën me dije se ambienti ishte i pajisur me teknologji moderne për rritjen dhe tharjen e bimëve narkotike, përfshirë sisteme profesionale ndriçimi dhe ventilimi. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan mbi 5 kg kanabis, një sasi kokaine, peshore elektronike dhe një armë me gaz. . Hetimet vërtetuan gjithashtu se laboratori vidhte energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme në rrjet.

Njoftimi i Prokurorisë së Korçës:

"Kultivonin dhe përpunonin lëndë narkotike në Maliq të fshehur pas një koteci shpendësh, hetimet proaktive të Prokurorisë Korçë çojnë në arrestimin e një shtetasi, një tjetër në kërkim

Hetimet proaktive të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës sē Parë të Juridiksionit të Përgjithshëk Korçë, çuan në arrestimin e shtetasit K.L., i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër i dyshuar për disa vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në kuadër të hetimeve të zhvilluara me përdorimin e metodave proaktive hetimore, drejtoi dhe koordinoi veprimet procedurale që çuan në goditjen e një rasti të kultivimit dhe përpunimit të lëndëve narkotike në fshatin Vreshtas, Bashkia Maliq.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrolleve të ushtruara u zbulua një ambient i fshehtë i ndërtuar nën një kotec shpendësh, i maskuar dhe i përshtatur posaçërisht për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Hyrja në këtë ambient realizohej përmes një hapësire të improvizuar, e cila të çonte në një dhomë të ndërtuar nën tokë.

Nga këqyrja e këtij ambienti rezultoi se ai ishte organizuar në mënyrë profesionale, me mure të veshura me materiale termoizoluese, të përshtatura për ruajtjen e temperaturës dhe lagështirës. Ambienti ishte i pajisur me sisteme të ndryshme ventilimi, ndriçimi dhe ngrohjeje, përfshirë llampa elektrike të posaçme, pajisje për rregullimin e temperaturës dhe lagështirës, si dhe tubacione për qarkullimin e ajrit. Po ashtu ishte instaluar edhe një sistem furnizimi me ujë dhe një sistem i organizuar për ujitjen e bimëve.

Në këtë hapësirë u konstatuan zona të veçanta të përshtatura për tharjen e bimëve, ku bimë të të dyshuara cannabis sativa ishin të varura në struktura të improvizuara. Në dysheme janë gjetur dhjetëra vazo të mbushura me dhe, me mbetje kërcelli të bimëve të prera, si dhe materiale dhe pajisje ndihmëse për kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore u sekuestruan rreth 5.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në forma të ndryshme (ë proces tharjeje dhe e paketuar në doza të vogla), një sasi e vogël e dyshuar lëndë narkotike kokainë, pajisje të ndryshme për kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike (vazo, llampa ndriçimi, sistem ventilimi, peshore elektronike), si dhe një armë në formën e pistoletës me bombol gazi të kompresuar.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se ambienti furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme, përmes lidhjes direkte me rrjetin e shpërndarjes. Prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.", njofton Prokuroria./Dosja.al

maliq korçë klisman leka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet