1 Mars 2023, 17:07
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Nga nisja e luftës më 24 shkurt deri më 31 dhjetor 2022, në Shqipëri kanë hyrë 32 mijë ukrainas, nga të cilët 29 mijë janë larguar. Në fund të dhjetorit, vetëm 2.5 mijë ukrainas gjendeshin në Shqipëri, pasi ishin larguar nga lufta në vendlindjen e tyre.
Kështu raporton Organizata Ndërkombëtare e Migracionit, IOM, pas një ankete të zhvilluar. Raporti tregon se numri mesatar i anëtarëve të familjeve që kanë zgjedhur Shqipërinë, është 3 dhe shumica gra. IOM raporton se qytetarët ukrainas e kanë pasur të vështirë qëndrimin në Shqipëri për shkak të akomodimit jo të përshtatshëm, pasi nuk kanë ngrohje të mjaftueshme.
Gjuha, mundësitë e komunikimit me familjarët dhe asistenca me dokumenta apo konsulencë ligjore janë nevojat kryesore të refugjatëve ukrainas në Shqipëri. Ata kërkojnë një qendër ukrainase, ku mund të bëjnë takime, informohen, të organizojnë evente dhe të njohin kulturë lokale.
Qeveria shqiptare u ka dhënë të drejtën e qëndrimit në Shqipëri shtetasve ukrainas deri në një vit pa pasur nevojë për leje qëndrimi. Kjo ka bërë që vetëm një pjesë e vogël e tyre të aplikojnë për qëndrim të përkohshëm. 80% e refugjatëve që hynë në Shqipëri, ishin ose të punësuar ose të vetëpunësuar përpara se të largoheshin nga Ukraina, me 40% të punësuar ende në kohën e anketimit nga IOM. Megjithatë, pothuajse 2/3 e të intervistuarve deklaruan se po planifikonin të kërkonin punë në Shqipëri.
Niveli i arsimimit në mesin e të intervistuarve ishte i lartë, 2/3 deklaruan se kishin diplomë Master ose PhD. Pesë rajonet kryesore të origjinës ishin qyteti dhe rajoni i Kievit, Kharkiv, Dnipropetrovsk, Mykolaiv dhe Zaporizhzhia, që përbëjnë mbi 80% të të anketuarve. Mbi 80% e atyre që kanë fëmijë deklaruan se fëmijët e tyre po ndiqnin shkollën, por shumica marrin arsim online nga Ukraina./GazetaSi
lufta ukraine-rusi
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:57
k.m.
Foto ilustruese
Asnjë objekt i ndërtuar mbi 50 vite më parë në Shqipëri nuk do të shembet.
“Nuk është q...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:44
k.m.
Foto ilustruese
BELSH- Një sherr mes drejtëseve të mjeteve ndërqytetase ka ndodhur në Belsh të Elbasanit. Një 35-vje&cce...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:36
k.m.
Dan Hutra
TIRANË- Dan Hutra është autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në Paskuqan që ndodhi mesditën e sotme n&...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:31
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë nj&eum...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:26
A.B
Vladimir Kurti
TIRANË-Ditën e sotme, u ekzekutua Etleva Kurti për gjakmarrje. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me ...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:07
A.B
Vladimir Kurti
TIRANË- Vladimir Kurti i dënuar përjetë ka reaguar pas lajmit se e motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar n...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:19
k.m.
Dan Hutra
TIRANË- Një nga viktimat që u vra nga Dan Hutra është nusja e shtëpisë (gruaja e vëllait të ish bas...
Aktualitet
1 Mars 2023, 16:04
k.m.
Foto ilustruese
Që prej fundit të luftës në 1999, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizoh...
Aktualitet
1 Mars 2023, 15:51
a.l
Flet fqinji i 31- vjeçares së vrarë në Kamëz
TIRANË- Fqinjët e 31- vjeçares Etleva Kurti e cila u ekzekutua mes...
Aktualitet
1 Mars 2023, 15:53
a.l
Policia e Tiranes
TIRANË- Gruaja 40- vjeçare e cila u plagos sot në Astir është dërguar në spital për trajtim mje...