LIVE UPDATES
Aktualitet

300 milionë biznese dhe konsumatorë përfitojnë nga partneriteti 10-vjeçar midis Vodafone e Microsoft

Vodafone do të investojë 1.5 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme në zgjidhjet e Inteligjencës Artificiale të përqendruara te klientët e në Cloud, në bashkëpunim me Microsoft. Për më tepër, Microsoft do të përdorë shërbimet e

17 Janar 2024, 13:24 Nga DOSJA
300 milionë biznese dhe konsumatorë përfitojnë nga
vodafone

TIRANË- Vodafone dhe Microsoft Corp (MSFT) njoftuan krijimin e një partneriteti të ri strategjik 10-vjeçar, nëpërmjet të cilit do të kombinojnë ekspertizën e tyre për t’u ofruar mbi 300 milionë bizneseve, sektorëve publikë dhe konsumatorëve anembanë Evropës dhe Afrikës, platforma digjitale me kapacitet të lartë.

Nëpërmjet këtij partneriteti, kompanitë do të transformojnë eksperiencën e klientit Vodafone duke përdorur mekanizmat e Inteligjencës Artificiale të Microsoft, do të përmirësojnë platformën e menaxhimit të rrjetit IoT (Internet of
Things) të Vodafone, do të zhvillojnë shërbime të reja dixhitale e financiare për bizneset në gjithë Evropën e Afrikën, veçanërisht ato të voglat e të mesmet, si dhe do të rishikojnë strategjinë globale të qendrës së të dhënave në renë
kompjuterike (cloud).

Vodafone do të investojë 1.5 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme në zgjidhjet e Inteligjencës Artificiale të përqendruara te klientët e në Cloud, në bashkëpunim me Microsoft. Për më tepër, Microsoft do të përdorë shërbimet e
lidhjes fikse dhe celulare të Vodafone.

Gjigandi i softuerëve kompjuterikë synon të investojë në platformën e lidhjeve IoT të menaxhuar nga Vodafone, e cila do të zhvillohet si një entitet më vete dhe i pavaruar duke filluar nga prilli 2024. Kompania e re do të tërheqë palët e interesuara dhe do të zgjerojë platformën e saj, duke mundësuar lidhje për pajisje, automjete dhe makineri të ndryshme.

Shërbimet dixhitale të krijuara nga partneriteti i ri do të përdorin teknologjinë më të fundit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, për të ofruar një përvojë të personalizuar e të diferencuar të klientit nëpërmjet kanaleve të ndryshme. Ato do
të ndërtohen mbi politikat e paanshme dhe etike të privatësisë e sigurisë, sipas kuadrit rregullator të Vodafone për përdorimin e Inteligjencës Artificiale me përgjegjshmëri.

Margherita Della Valle, Drejtore Ekzekutive e Grupit Vodafone, tha se: “Vodafone ka hedhur një hap të guximshëm drejt së ardhmes dixhitale të Evropës dhe Afrikës. Ky partneritet unik strategjik me Microsoft do të përshpejtojë transformimin dixhital të klientëve tanë të biznesit, veçanërisht të kompanive të vogla e të mesme dhe do të rrisë cilësinë e përvojës së klientit për konsumatorët.”

“Kjo gjeneratë e re e Inteligjencës Artificiale do të krijojë shumë mundësi të reja për çdo organizatë dhe çdo industri në mbarë botën”, u shpreh Satya Nadella, kryetari i bordit drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Microsoft. “Jemi të kënaqur që së bashku me Vodafone do të aplikojmë teknologjinë më të fundit të resë kompjuterike (cloud) dhe Inteligjencës Artificiale, ​​për të përmirësuar përvojën e klientit për qindra miliona individë e biznese në Afrikë dhe Evropë, për të ndërtuar produkte e shërbime të reja dhe përshpejtuar kalimin e kompanisë në cloud.”

C2 General
Vodafone do të përshpejtojë transformimin e tij në renë kompjuterike, duke modernizuar qendrat e të dhënave në Microsoft Azure. Për rrjedhojë, Vodafone do të zëvendësojë qendrat fizike të të dhënave me ato virtuale në gjithë Evropën, duke thjeshtësuar dhe reduktuar kostot operacionale të Teknologjisë së Informacionit, duke reduktuar kërkesat për energji dhe duke ndihmuar në zhvillimin e strategjisë së qëndrueshme të biznesit.

vodafone albania microsoft

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet