LIVE UPDATES
Aktualitet

Do të vihet në punë brenda pranverës, NATO hap bazën e parë ajrore rajonale në Shqipëri

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s. Gjashtë vite më pas, kësaj baze, sipas NATO-s, i mungojnë vetëm disa detaje për t’iu prerë shiriti.

17 Janar 2024, 10:49 Nga N.F
Do të vihet në punë brenda pranverës, NATO hap bazën e
Foto ilustruese

TIRANË- NATO konfirmon për Faktoje se baza ajrore e Kuçovës, një investim prej 50 milionë eurosh, do të vihet në punë brenda pranverës. Përtej afateve të tejkaluara për këtë investim, ekspertët e vënë theksin tek rëndësia që do të ketë baza e parë ajrore e NATO-s në Shqipëri për sigurinë e gjithë rajonit. Në janar të 2022, NATO nisi rindërtimin e bazës ajrore të Kuçovës. Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952 shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s. Gjashtë vite më pas, kësaj baze, sipas NATO-s, i mungojnë vetëm disa detaje për t’iu prerë shiriti.

“Punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit janar; infrastruktura e kompletuar do t’i transferohet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë sapo të përfundojë dhe të pranohet certifikimi përfundimtar dhe vënia në punë. Kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë shumë shpejt, brenda tremujorit të parë të 2024”, konfirmon një zyrtar i Aleancës Atlantike për Faktoje. Për Ministrinë e Mbrojtjes, hapja dhe inagurimi i bazës ajrore në Kuçovë lidhet ngushtësisht me dy elementë.

“…me përfundimin e të gjithë investimit të NATO-s si dhe me realizimin e një sërë projektesh që janë pjesë e detyrimeve të palës shqiptare si pjesë integrale e këtij investimi”, sqaron ministria, pas një kërkese për të drejtë informimi.

Një zyrtar i NATO-s tha për Faktoje se baza ajrore do të ketë përdorime të shumta dhe avantazhe operacionale.

“Pas përfundimit, baza do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të NATO-s (si aktivitetet e policisë ajrore greke dhe italiane dhe mbështetja e misioneve të Forcave të Paralajmërimit të Hershëm dhe Kontrollit Ajror të NATO-s mbi territorin shqiptar).”, theksoi ai.

Ngritja e kësaj baze 15 vite pasi Shqipëria iu bashkua NATO-s shkon përtej interesit të vetëm një shteti.

“Si një shtet anëtar i Aleancës më të madhe Politiko-Ushtarake, shteti shqiptar dhe FARSH me këtë investim që po realizohet, do t’i ofrojnë NATO-s një bazë ajrore me infrastrukturë dhe kapacitete moderne si dhe standarde bashkëkohore të cilat do të bëjnë të mundur dislokimin e mjeteve ajrore të Aleancës apo edhe mjeteve tona ajrore, në situata të ndryshme qoftë për operacione stërvitore apo edhe për detyra të tjera në interes të Aleancës”, argumenton Ministria e Mbrojtjes.

Kolonel Dritan Demiraj, që më herët ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes, thekson rëndësinë që ka ngritja e bazës për sigurinë e gjithë rajonit.

“Në gjykimin tim, rëndësia e kësaj baze është e madhe, për arsye se në shtesë të bazave ushtarake detare dhe ajrore amerikane në Greqi, kjo bazë mund të shërbejë si bazë e avancuar operacionale për mbështetjen e forcave të NATO-s me njësi të forcave speciale, për të cilën Shqipëria ka edhe SOTG-në e NATO-s për këto misione” – Kolonel Dritan Demiraj.


Sipas tij, baza e Kuçovës mund të shërbejë gjithashtu edhe për furnizimin e mjeteve të ndryshme ajrore të NATO-s en-route në vende të tjera në afërsi të vendeve të konfliktit, organizimin e Task-Forcave Ajrore të njesive speciale (ASOTU), mjeteve ajrore të cilat mund të jenë në misione Kërkim-Shpëtimi por jo vetëm. Një tjetër element i rëndësishëm sipas kolenelit është fakti që ngritja e bazës forcon rolin e Shqipërisë në Aleancë, dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare. Baza ajrore e Kuçovës do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të Aleancës Atlantike.

Prapavijë

Investimi rreth 50 milionë euro i NATO-s në këtë bazë parashikonte ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacionet e armatimit, vendparkimin e avionëve, stacionin kundër avarive dhe zjarreve, si dhe rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit. Punimet duhet të mbylleshin vjeshtën e vitit të shkuar, por afatet u shkelën.

“Në javën e parë të janarit, do të jemi gati të bëjmë përurimin e bazës ajrore të Kuçovës”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa prezantonte buxhetin e mbrojtjes për 2024-n në Komisionin parlamentar të Sigurisë. Edhe këtë fillim janari baza ajrore e Kuçovës nuk ishte gati për inagurim, sikurse deklaroi ministri Niko Peleshi.

Marrë nga Faktoje

nato shqiperi baze ajrore rajonale

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë