LIVE UPDATES
Aktualitet

Përshtati banesën për të kultivuar drogë, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Në lidhje me këtë operacion policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar dhe ka sekuestuar 411 pajisje të ndryshme elektrike që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura si dhe 10 bidona me substanca kimike për bimët. 

17 Janar 2024, 11:49 Nga N.F
Përshtati banesën për të kultivuar drogë, arrestohet
Foto ilustruese

VLORË- Ditën e sotme është zbuluar një banesë në qytetin e Vlorës në të cilën kultivohej drogë. Në lidhje me këtë operacion policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar dhe ka sekuestuar 411 pajisje të ndryshme elektrike që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura si dhe 10 bidona me substanca kimike për bimët. 

Gjithashtu u sekuestruan doza kanabisi, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrpërcjellës të montuar. Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 16-vjeçar pasi kishte blerë lëndë narkotike nga kultivuesi dhe ka shpallur në kërkim një person të tretë.

Njoftimi i plotë 

Vlorë/Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, në kuadër të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Në zbatim të këtyre masave, finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Fokus 7”.

Zbulohet një banesë e përshtatur kultivimin e bimëve narkotike. Gjenden në ambientet e kësaj banese dhe sekuestrohen, 411 pajisje të ndryshme elektrike që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona me substanca kimike për bimët. Gjithashtu, sekuestrohen doza kanabisi, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrpërcjellës të montuar. Vihet në pranga 37-vjeçari që kishte në përdorim këtë banesë dhe e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike.

Vijon puna për kapjen e pronarit të banesës. Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, që dyshohet se ia kishte blerë 37-vjeçarit të arrestuar. Si rezultat i kontrolleve të kryera në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional mbarëkomëtar të koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të veprimtarisë kriminale në këtë këtë fushë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fokus 7”.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen “1 Maji”, e cila dyshohet se ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 160 pajisje elektrike (stabilizator energjie), 236 llampa elektrike, 10 aspiratorë, 5 filtra ajri si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona plastik me substanca kimike për bimët.Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 14 doza, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrëpërcjellës të montuar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve: kanë arrestuar shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në Vlorë; kanë shpallur në kërkim shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pas gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ia kishte blerë shtetasit A. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

policia arrestim droge

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës