Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga viti 2020 deri në vitin 2024, ky çift ka hequr shumë. Kulmi ishte në datën 12 gusht 2024. Leonardi, Gjovana, dy binjakët dhe vajza e tij e mitur u kthyen në Vau të Dejës pas një udhëtimi nga Italia.

Emisioni “Piranjat” do të transmetojë historinë me fund aspak të lumtur të Leonardit nga Vau i Dejës dhe Gjovanës nga Bushati, të cilët pas përplasjeve disa vjeçare, aktualisht janë të divorcuar.
Njohja e tyre nisi në vitin 2020, kur Leonardi jetonte në Itali me vajzën e tij Kiara, asokohe 6 vjeçe, ardhur në jetë nga një martesë e mëparshme, e cila përfundoi në divorc.
Nga viti 2020 deri në vitin 2024, ky çift ka hequr shumë. Kulmi ishte në datën 12 gusht 2024. Leonardi, Gjovana, dy binjakët dhe vajza e tij e mitur u kthyen në Vau të Dejës pas një udhëtimi nga Italia. Po atë ditë, familja Marku ka organizuar një festë dhe në orët e drekës, teksa Leonardi ka qenë duke bërë dush në shtëpinë e tij, ka trokitur Policia.
“Në banesën time ishin 7 policë. Kam thënë vetëm një fjalë: ‘Sa shumë paskeni ardhur’. Kur kam shkuar në Komisariat, unë kam qenë ‘out’, nuk e kam ditur pse jam aty. Atje më thanë: ‘Të ka denoncuar bashkëshortja’. Ka bërë raportin Policia, më futën në izolim”, dëshmon 42-vjeçari.
Pasi mbërriti në Komisariat, Gjovana bëri kallëzim penal ndaj tij, duke deklaruar se e ka telefonuar Policinë për shkak të situatës së vazhdueshme të dhunës, si goditje me grushte e shkelma, përplasje për muri, kërcënime për jetën dhe për marrjen e fëmijëve, si dhe kërcënime për jetën e familjarëve të saj. Ajo deklaroi se e dëgjoi Leonardin duke folur me prindërit e tij për veprimet që do të kryente ndaj saj, si mbytje dhe vrasje.
Përpara se të bëhej nënë e binjakëve, Gjovana ishte shtatzënë, por fatkeqësisht ajo shtatzëni nuk arriti të përfundojë. Diçka që e tregoi edhe para OPGJ-së, duke u shprehur se Leonardi e godiste në bark dhe nuk e çonte në spital. Referuar dëshmisë së 26-vjeçares, ai e dërgoi vonë për mjekim dhe aty mjekët i kanë thënë se fëmijëve u kishte pushuar zemra. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në vitin 2022.
Gjithashtu, Gjovana shton në kallëzimin e saj se ka përjetuar dhunë sistematike nga bashkëshorti që në momentin që janë martuar dhe se ai nuk e ka lejuar të dalë nga shtëpia. E reja pretendon se edhe kur ka shkuar në spital e dhunuar, askush nuk e ka ndihmuar, madje sipas saj, mjekët bashkë me Leonardin talleshin me të. Gjovana pretendon gjithashtu që Leonardi e ka dhunuar në sy të fëmijëve, madje edhe vetë fëmijët e mitur.
Pretendon se e ka kërcënuar me prerje flokësh dhe denigrim në rrjete sociale, goditje me telefon apo edhe rrahje të vajzës së madhe me vrasëse mizash.
Gjithashtu, 26-vjeçarja u shpreh para OPGJ-së Klaudio Dorti se Leonardi e ka përplasur për muri deri sa asaj i ka rënë të fikët, më pas, kur është çuar, ka parë dhomën të mbuluar me gjak dhe se burri e detyronte ta pastronte. Ajo shton se Leonardi e ka rrahur edhe në sy të shokëve të tij dhe tallej me të.
Në raport-shërbimin e Policisë së Vaut të Dejës citohet që telefonatën ta ketë bërë nëna e saj, e cila është shprehur se: “Dhëndri po ma mbyt vajzën”. Gjithashtu, prindërit e Gjovanës deklaruan para OPGJ-së se e kishin parë në kamera disa herë të nxirë vajzën e tyre, se ajo kohët e fundit u kishte treguar për dhunën çnjerëzore të ushtruar nga Leonardi, dështimin e shtatzënisë së parë për shkak të goditjeve, lënien pa ngrënë dhe lloj-lloj makabritetesh që nuk ka mendje njeriu t’i përfytyrojë.
Por, duke mos qenë asnjëherë prezentë me çiftin në situatat e vazhdueshme konfliktuale, deklarimet e prindërve të Gjovanës nuk mjaftonin. Ndaj në pyetje u morën edhe dëshmitarë të tjerë, prindërit e Leonardit. Nëna e tij do të deklaronte se Gjovana ka probleme të shëndetit mendor dhe e akuzoi atë si gënjeshtare. Ajo mohoi që djali i saj t’i ketë bërë diçka që ajo ta kallëzojë në Polici.
Sipas vjehrrës, Gjovana as nuk di të gatuajë dhe as nuk është e pastër. Të tilla pretendime u mbështetën edhe nga motra e Leonardit, e cila jeton shumë pranë tyre në Itali.
“I thashë: ‘Po banjon si e ke kështu? Mua më vjen më shumë turp prej grave të huaja’. Më tha: ‘Nuk kam me çfarë ta laj’. Marr shtupën unë, mbush kovën, kur e ngrita kovën ra uji në tokë. U derdh komplet uji dhe më qeshi.
I thashë: ‘Mua po më del shpirti, më është tharë gjuha duke të të bërë punët ty, edhe ti më qesh, do të tallesh?!’. Kur vinte dikush, më vinte turp se ishte si ato fëmijët që hanë dhe bëhen pis, ashtu e kishte xhupin. I thashë: ‘Shko ndërrohu pak’. Shkonte, ndërrohej dhe e vishte xhupin më të pisët se ç’e kishte”, tregon ajo për gazetarin Freard Rista.
Me fjalë të ndryshme, por me të njëjtin qëndrim ka qenë edhe Gjon Marku, babai i Leonardit. Në deklaratën e dhënë në Polici ai thotë se dyshimet për problemet mendore të Gjovanës i ka marrë fillimisht nga djali, i cili i kishte treguar se ajo ishte nevrike dhe se ishte sjellë keq me vajzën e tij nga martesa e parë.
I moshuari shprehet i sigurt përpara oficerit se nuk ka pasur dhunë ditën e 12 gushtit dhe se nuk e kupton pse Gjovana ka njoftuar Policinë.
Pavarësisht këtyre deklaratave që shprehin të kundërtën e akuzave të gruas së re, kjo e fundit, menjëherë pas incidentit të 12 gushtit 2024, u strehua te qendra emergjente “Gruaja te Gruaja” në Shkodër, ku pas këqyrjes fizike iu vu re një gërvishtje në kokë dhe një e nxirë në këmbë.
Gjovana depozitoi edhe disa foto të ruajtura në telefonin e saj, ku pretendonte se vërtetohej dhuna nga bashkëshorti. Prova këto që iu bashkëngjitën dosjes së Prokurorisë, e cila ende nuk ishte e plotë. Organi i akuzës administroi akt-ekspertimin psikologjik të Gjovanës, kryer nga psikologia Migena Haxhi, e cila doli në përfundimin se gjendja e rënduar e Gjovana Markut është e shkaktuar nga dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar ndaj saj, e përsëritur ndër vite.
Më pas u administrua edhe akt-ekspertimi psikiatriko-ligjor i zhvilluar nga mjeku Gjon Preçi, i cili arriti në përfundimin se Gjovana Marku nuk vuan nga asnjë çrregullim madhor i shëndetit mendor, por paraqet çrregullim përshtatjeje si pasojë e jetës stresante në çift gjatë periudhës 4-vjeçare.
Bazuar në këto raporte, prokurorja Albulena Kuliçi kërkoi dënimin e 42-vjeçarit me 3 vite burgim.
Më datë 17 nëntor 2025, gjyqtarja Elona Mërtiri e dënoi Leonardin me 2 vite e 6 muaj burg për “dhunë në familje”, por në arsyetimin e saj u shpreh se dhuna fizike mbeti e paprovuar, pasi nuk kishte prova të tjera përveç disa fotografive me të nxira, flokë të prera keq apo sy të skuqur, për të cilat nuk kishte një akt mjeko-ligjor që provonte origjinën e tyre./Piranjat.news
TIRANË- Në vitet e fundit, rastet e kancerit të lëkurës në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm. Shkaqet janë t&eum...
VLORË- Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit. Bëhet me dije...
DURRËS- Shndërrimi i Porti i Durrësit në një nga marinat më të mëdha turistike në Europë u prezantua si...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikan...
SKY ECC BRUKSEL- Autoritetet belge kanë bërë një përmbledhje të operacioneve të dala nga SKY ECC, ku kanë kaluar&nb...
Foto ilustruse SPANJA- Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale të dedikuar për kultivimin dhe shpërndarje...
Foto ilustruse GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas nj&e...
Foto ilustruse KUKËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar në pikën kufitare të Morinës. Ai...
Eria Ago, Safet Bajri TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e depozituar nga SPAK për Eria Agon. Prokuroria e Posaçme...
Gjergji Tako TIRANË- KPA ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra prokurorin e Tiranës, Gjergji Tako. Ai u shkarkua nga detyra, pasi&...