LIVE UPDATES
Aktualitet

VD- 22 operacione, 513 të arrestuar në 1 javë! Policia bën BILANCIN: U ndalua turku i shumëkërkuar

Gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 513 shtetas, nga këta: 132 janë arrestuar, 344 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim

4 Shtator 2022, 09:05 Nga A.B
VD- 22 operacione, 513 të arrestuar në 1 javë! Policia bën
Policia

TIRANË- Në një javë janë vënë në pranga 513 persona në Shqipëri. Ky është bilanci i bërë publik nga policia e shtetit, së bashku me pamjet nga momentet e arrestimit. 

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: "Deceit", "Terminali", "Miks", "Tëenty tëo", "Square", "Klienti", "Escape", "Last time", "Bared", "Vollga", "Green mail 3", "Measure", "September", "Neighbourhood", "Last summer", "Road Guard 36", "Road Guard 37", "Ndëshkimi", "Ekstazi", "Money", "Pakoja e fundit" dhe "Brain".

Policia njofton se gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 513 shtetas, nga këta: 132 janë arrestuar, 344 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim. Po ashtu, janë kapur në total 21 persona në kërkim, nga të cilët: 19 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu, arrestimi i bosit të kriptomonedhave Faruk Ozer është një nga operacionet e përmendura nga policia në njoftimin e përjavshëm. Ato theksojnë se me rastin e kësaj kapje, janë falenderuar nga një delegacion i policisë së Turqisë. 

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Policia e Shtetit, në një javë!Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë punën në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: "Deceit", "Terminali", "Miks", "Tëenty tëo", "Square", "Klienti", "Escape", "Last time", "Bared", "Vollga", "Green mail 3", "Measure", "September", "Neighbourhood", "Last summer", "Road Guard 36", "Road Guard 37", "Ndëshkimi", "Ekstazi", "Money", "Pakoja e fundit" dhe "Brain". Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albania me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit u finalizua operacioni policor “Brain”, si rezultat i të cilit u vu në pranga, së bashku me 2 shtetasit shqiptarë që e shoqëronin, një shtetas turk shumë i kërkuar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.- Një delegacion i lartë i Policisë turke erdhi posaçërisht në Shqipëri, për të shprehur falënderimet për kapjen e këtij shtetasi shumë të kërkuar nga Turqia. Falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët vijojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, janë zbardhur dhjetëra raste të vjedhjes së pronës dhe pasurisë së tyre.

Operacionet “Deceit”, “Terminali”, "Tëenty tëo" dhe “Square”, të finalizuara nga strukturat e DVP Tiranë. 4 shtetas në pranga, 2 të tjerë në kërkim; Operacionet “Vollga” dhe “Bared”, të finalizuara nga strukturat e DVP Durrës. Në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre përsëritës i veprës penale; Operacionet “Last summer” dhe "Neighbourhood", të finalizuara nga strukturat e DVP Vlorë. Në pranga autori i dyshuar i 19 vjedhjeve dhe 2 autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve të tjera. Operacioni “Pakoja e fundit”/Pogradec - Në pranga 4 shtetas që vodhën duke shpërdoruar detyrën. Finalizohet nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së Postës Shqiptare, operacioni policor i koduar "Green mail 3". Në pranga 2 shtetas që tërhoqën nga posta, një pako me kanabis në formë çokollate, të ardhur nga Belgjika.

- Gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 513 shtetas, nga këta: 132 janë arrestuar, 344 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 21 persona në kërkim, nga të cilët: 19 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni "September"/Policia e Vlorës vë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. •Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis, heroinë, kokainë, MDMA, LSD, tableta me ekstazi, peshore elektronike, bimë kanabisi, shuma parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale, mallra të kontrabanduar dhe 2 automjete.

Operacioni "Ekstazi"/Policia e Shkodrës vë në pranga 4 shtetas që tentuan të trafikonin lloje të ndryshme drogash drejt Malit të Zi.

Operacioni "Ndëshkimi"/Lezhë - Zbardhen 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 7 raste dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 thika.

Operacioni "Klienti"/Policia e Tiranës vë në pranga një shtetas që u kap me armë zjarri dhe armë të ftohtë, në lokal.

•Janë goditur 5 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 31 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 27 raste të krimeve mjedisore dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 39 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 21 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 7 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet inteligjente bashkëkohore, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 278 leje drejtimi, nga të cilat: 231 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 23 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 40 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 20 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 1 rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.

•Janë vendosur 10 945 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Angazhim maksimal për përballimin e fluksit në hyrje/dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë apo dalin nga Shqipëria, për qëllime të ndryshme.

Gjatë javës janë bllokuar 3 mjete lundruese, për mungesë të dokumentacionit. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 50 000 mijë lekë të rinj.

•Gjatë kësaj jave janë kapur 5 shtetas në kërkim kombëtar.

•Gjatë kësaj jave, shërbimet e Policisë Kufitare u kanë dhënë ndihmë në 4 raste, turistëve që gjendeshin në vështirësi të ndryshme.

Policia e Vlorës u ka ardhur në ndihmë 2 turistëve gjermanë që kishin humbur orientimin, në Gadishullin e Karaburunit, dhe rrezikoheshin për shkak të terrenit shumë të vështirë, në këtë zonë.

•Janë goditur 5 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 1 rast i kundërshtimit të punonjësit të Policisë.

•Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 për “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe 1 për “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Policia e Shtetit vijon kontrollet masive, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

operacionet policore

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim