LIVE UPDATES
Aktualitet

20-vjeçarja në Cërrik abuzohet seksualisht, familja shkon për të bërë denoncimin në Polici dhe mbahet 12 orë në Komisariat

Në fund ata u shantazhuan brenda komisariatit, ku u lanë të përballeshin me abuzuesin, i cili në mënyrë të çuditshme u la i lirë.

14 Shkurt 2023, 23:23 Nga k.m.
20-vjeçarja në Cërrik abuzohet seksualisht, familja shkon
Foto ilustruese

Emisioni “Stop” denoncoi këtë të martë rastin e abuzimit seksual me një 20-vjeçare nga fqinji i saj. Ky rast tragjik u manipulua nga Policia e Cërrikut dhe familja e vajzës u la për 12 orë në Komisariatin e Cërrikut me pretekstin e procedurave.

“Në Komisariatin Elbasan nuk më pranuan, nuk ke të drejtë se jeton në Belsh. Nuk ma morën kallëzimin. Nuk e di kush ishte ai personi aty, por tha nuk kam të drejtë të marr. Isha bashkë me vajzën. Pastaj më tha që do shkosh në Cërrik. Ishte ora rreth nëntë e gjysmë e mëngjesit. Atje më ka pritur një zotëri. Ndenjëm nga ora 10 e gjysmë deri në 11 e gjysmë të darkës. Pritëm psikologen, erdhi psikologia, iku. Nuk e di pse kaq shumë. Kemi ndenjur, as ha, as pi, asgjë fare”, tha denoncuesja.

Në fund ata u shantazhuan brenda komisariatit, ku u lanë të përballeshin me abuzuesin, i cili në mënyrë të çuditshme u la i lirë.

“Atë ditë që bëra kallëzimin, e kanë marrë, e kanë futur brenda, ndërkohë që ne na merrnin në pyetje, gocën edhe mua bashkë. Pas orës 10 e gjysmë të darkës, kemi ndenjur në komisariat. Asgjë, rezultate nuk po shihnim. Më në fund zotëria (Ferit Hysa) del para meje. Ikën për shtëpi. I kam thënë shefit që si ka mundësi. Më tha 2-3 ditë maksimumi do ta hetojmë në gjendje të lirë pastaj do të marrim masa do ta marrim brenda. Me mirëbesim ika, erdha në shtëpi. Prit se po merret, hiç asgjë”, u shpreh denoncuesja.

Pas policisë, manipulimi i rastit vazhdoi tek mjeko-ligjori dhe Prokuroria e Elbasanit. Prokurori Mustafa Turku, ka 7 muaj, që nuk bërë asgjë për të zbardhur këtë rast abuzimi.

“Kemi bërë vizitën tek mjeku ligjor në Elbasan. Kaloi një javë dhe isha në tension, ka dalë, s’ka dalë. Kam vajtur kam takuar Altinin, personalisht në zyrë. Më ka pritur, filloi që jo po kështu, jo po ashtu. E kaloi çështjen në politikë. Ça do fitosh ti, jo po është kot, ja u fut ai gjashtë mua, nuk fiton asgjë… Tha unë përgjigjen e kam nxjerrë, goca është e zhvirgjër tha brenda këtij afati, përgjigjen e kam çuar tek prokurori dje. Tek prokurori isha dje dhe përgjigja nuk ka ardhur. Jo po kam mesazhe me prokurorin. Zoti Turku nuk ka bërë asgjë. Fare, asgjë. Jam e shqetësuar pse prokurori nuk më pret të më japë një informacion. Kam vajtur tre herë, një herë më ka pritur, dy herë më ka refuzuar pritjen”, tha denoncuesja.

“Çështja është në hetim akoma. S’ka gjë për momentin”, tha prokurori Turku në një komunikim me gazetarin e “Stop”./TV Klan

belsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj