LIVE UPDATES
Aktualitet

10 qen rruge i sulen sipër, gruaja përfundon në spital: Mund të isha paralizuar sot

Del nga autobusi për të blerë një shishe ujë, por sapo zbret sulmohet nga një tufë prej 10 qensh që i hipën sipër dhe e dëmtuan në pikën që përfundoi urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës.

18 Janar 2024, 22:42 Nga I.A
10 qen rruge i sulen sipër, gruaja përfundon në spital: Mund
Flutura Hoxholli

DURRËS- Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kishte shkuar nga Cërriku në Durrës, të festonte ditëlindjen e të vëllait. Pas ceremonisë, niset me të shoqin dhe djalin drejt autobusit të linjës. Del nga autobusi për të blerë një shishe ujë, por sapo zbret sulmohet nga një tufë prej 10 qensh që i hipën sipër dhe e dëmtuan në pikën që përfundoi urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës.

Pas ekzaminimeve me grafi dhe skaner, mjekët i thonë, që kishte pësuar thyerje të vertebrës së shtyllës kurrizore L2. Flutura tani është vënë në një pajisje dhe për pak i ka shpëtuar paralizës.

Flutura Hoxholli: Më datën 4 janar 2024 kisha ditëlindjen e vëllait, e festuam këtu në Durrës dhe kur mbaruam ditëlindjen, vajtëm për të hipur në autobusin e Gramshit. U futa brenda në autobus, zumë  vendet, donte dhe nja 10 minuta të ndizej autobusi. Dola bashkë me burrin. “Unë do pi një cigare”, tha, “dhe ti merr një bidon me ujë”. U nisa të merrja bidonin me ujë. M’u sul një qen nga mbrapa. U ktheva ballore qenit, që mos të më hante. Ai m’u largua njëherë, pastaj mbas tij, u turrën nja 10 qen po njëherë dhe më sulmuan. Njëri më kapi prej fustani. Edhe ato të tjerët më kapnin prej fustani, por fustani ishte copë e fortë dhe nuk arritën dot të ma shqyenin. Më hipën në gjoks dhe më rrëzuan. Nuk kisha snjë njeri aty vërdallë.

Gazetarja: Po bashkëshortin ku e kishe në atë moment?

Flutura Hoxholli: Ishte tek autobusi.

Gazetarja: Sa larg ishit ju nga autobusi?

Flutura Hoxholli: S’mund ta them dot me afërsi, por burri nuk më pa për momentin. Nuk lëvizja dot dhe thërrisja: “Ndihmë, ndihmë!”. Dëgjuan disa burra tek taksitë, erdhën larguan qentë. Pastaj m’u gjend një vajzë aty. Lajmëroi ambulancën, mori një bidon me ujë, më dha pak ujë, por unë nuk ngrihesha dot. Qëndrova aty derisa erdhi ambulanca.

Gazetarja: Mbërrite në Spitalin Rajonal të Durrësit me ambulancë. Çfarë ndodhi pastaj, e mban mend?

Flutura Hoxholli: Po, e mbaj mend. Më futën direkt, më bënë një grafi. Nga grafia, doktori që ishte në turn, dyshoi si duket tek grafia dhe më futi direkt në skaner. Tek skaneri pastaj tha që: “Ke dëmtuar një vertebër. Nga pesha që ti je rrëzuar, është shtypur dhe është thyer”.  

Gazetarja: Çfarë të kanë thënë mjekët?

Flutura Hoxholli: Shtypje e L2-shit, vertebrës L2, shumë afër me shtyllën kurrizore. Domethënë, për pak kam shpëtuar nga shtylla kurrizore, se mund të isha paralizuar sot.

Në Spitalin e Durrësit askush nuk e merr në pyetje, ndaj bën një kallzim në bashki. Gazetarja e “Stop” flet me Urgjencën Kombëtare, nëse është regjistruar rasti dhe me sallën operative të Policisë Durrës. Më pas vijnë policët dhe OPGJ dhe marrin në pyetje qytetaren për ngjarjen e rëndë.

Shefi i pavionit të ortopedisë në Spitalin e Durrësit, Neritan Myderrizi, tregon se zonja do të rrijë me korse pa lëvizur, 2-3 muaj, me shërbim mjeksor, derisa të fillojë të lëvizë sërish me mjekim dhe fizioterapi. 

Marrë nga Tv Klan

flutura hoxholli

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit