LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Hoxha zbulon ngjarjen ku u përfshi 19 vjeçari: Një shqiptar ekzekutoi mafiozin e madh të Irakut

Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një përplasje mes bandave për kontrollin e trafikut të drogës në Suedi, organizata të cilat e kanë bërë Suedinë një vend të pasigurt. 

18 Janar 2024, 22:36 Nga I.A
Artan Hoxha zbulon ngjarjen ku u përfshi 19 vjeçari: Një
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha zbuloi se një 19 vjeçar shqiptar ka vrarë një prej mafiozëve më të mëdhenj të Irakut, Mustafa Alxhiburi. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se 19 vjeçari shqiptar, Xhuljano Prenga, i cili jetonte në Suedi, ka udhëtuar drejt Bagdadit për të kryer vrasjen. Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një përplasje mes bandave për kontrollin e trafikut të drogës në Suedi, organizata të cilat e kanë bërë Suedinë një vend të pasigurt. 

"Grupet shqiptare janë ndërkombëtarizuar dhe janë shpërndarë, kanë shtrirje dhe ekspozim të madh në pjesët kryesore të planetit. Kur më njoftuan mu duk e pabesueshme. Një mik nga Turqia po ndiqte lajme dhe ndërpritet emisioni, futet flash lajmi, që është vrarë Mustafa Alxhiburi, i njohur me nofkën "Benzema", personazh i njohur i një organizate Foxtrot, që bëri edhe Suedinë një nga vendet më të pasigurta. Lufta që zhvillohet në Suedi bëhet për kontrollin e narkotikëve të rënda, kokaina dhe ka qenë motivi kryesor i kësaj beteje. Kjo organizatë ka patur në drejtim tre personazhe, “dhelprat e Kurdistanit”. Këta janë shtetas kurdë, që kanë jetuar në Suedi, kanë marrë shtetësi suedeze, janë rritur atje, janë infiltruar në kriminalitetin suedez dhe mori kontrollin e trafikut të kokainës. Kjo organizatë e madhe rekrutonte fëmijë nga komunitete emigrantësh. Në këtë sipërmarrje është përfshirë edhe një i ri që vjen nga fshati Gjegjan, Xhuljani Prenga. Familja e tij ka vajtur në Suedi për shkak të hasmërisë. Xhuljano ka jetuar me nënë dhe motrën, sepse prindërit janë divorcuar. Elementi i parë që u dyshua se është shqiptar kanë qenë tatuazhet. Jeton në një qytet të vogël, në periferi të Stockholm. Ka dy vëllezër të tjerë. Janë të gjitha me dokumenta suedeze. Në të gjithë këtë organizatë të madhe që synonte fëmijët e emigrantëve dhe kryesisht të shkollave, gjimnazeve, synonin të krijonin këtë treg. Në këtë valë është përfshirë edhe Xhuljano Prenga.

E ëma ka dyshuar se po merrej me shoqëri, që bënin veprimtari jo legale dhe pasi i ka folur dhe madje e ka denoncuar në polici, policia e ka ndaluar dhe është dënuar me dhjetë muaj riedukim. Kjo nuk e ka shkëputur nga lidhje që ai kishte. Në vitin e kaluar fillon lufta mes kryesorit të organizatës, një kurdo-iranian, që hyri në konflikt me Mustafa Alxhiburi, i njohur si Benzema. Ky në tetor të vitit të kaluar, për ti shpëtuar ndjekjeve nga policai suedeze, në momentin që lufta midis grupeve, sepse ky kërkonte të merrte drejtimin e organizatës, për të humbur gjurmët, inskenoi vrasjen e tij në Irak. U mendua se u vra vërtetë, u sajuan edhe autorët. Kur u krijua bindja se ishte vrarë, ky realizon një dalje në Instagram live dhe kërcënon një prokurore, kundërshtarët, u thotë përkrahësve se do të vijojmë betejën dhe kontrollin e Suedisë do ta marrim ne. Kjo ngjarje krijoi probleme të mëdha në Suedi. Mustafa Alxhiburi, për t’i shpëtuar ndjekjes, mori shtetësi iraniane, pastaj mori shtetësi turke dhe inskenoi faktin që ishte vrarë.  Zhvillimet në muajt e fundit, ku është vrarë nëna e një nga tre drejtuesve të grupeve, bëri që kundërshtarët donin ta eleminonin me cdo kusht. Mes gjithë asaj beteje të madhe, merret një 19 vjeçar shqiptar, i hipën avionit në 7 janar, me pasaportë suedeze shkon në Bagdad.

Në datën 8, në afërsi të aeroportit, ka pikasur eskortën me të cilën lëvizte Benzema, por në timon ishte vetë. Ai ka lënë motorrin, ka marrë armën dhe ka qëlluar 14 herë. Ka bërë qitje si një komando. E kanë kapur pas ngjarjes. Është ndaluar atje. Ajo që ka tërhequr vëmendjen, është fakti që e gjithë skena, para se të ndodhë atentati, është filmuar. Pra duket se gjithçka ka qenë e gatshme për t’u hedhur në rrjetet sociale. Ky është përzgjedhur, si njeriu që mund ta bënte, sepse është tentuar disa herë dhe ishte shumë e vështirë. Çdo veprim i tij në Bagdad është i filmuar. Nga ky moment, kanë filluar lëvizjes për të parë mundësine edhe të familjarëve për ta tërhequr. Iraku ka dënimin me vdekjen. Është edhe frika se mund të eleminohet. Në Suedi, sapo është dhënë lajmi se u ekzekutua, ka patur në disa qytete të Suedisë, festime të mëdha, hedhje fishekzjarresh. Po kështu edhe në Turqi, Iran dhe Irak. Autoritetet suedeze, duke ditur ashpërsinë e kësaj lufte, kanë marrë nënën dhe motrën e tij dhe mbahen në një qytet tjetër, që nuk dihet, janë marrë në mbrojtje. Po kështu edhe vëllai i tij", tha Hoxha. 

artan hoxha xhuljano prenga mustafa alxhiburi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet