LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti: Varfëria menstruale kërkon politika mbështetëse për vajzat dhe gratë

Sipas ekspertëve të kësaj organizate, mos trajtimi i duhur i menstruacioneve mund të cenoje dinjitetin dhe shëndetin mendor të një gruaje.

29 Maj 2024, 14:04 Nga I.A

Raporti: Varfëria menstruale kërkon politika mbështetëse

TIRANË- “Together for Life”, një organizatë jo-fitimprurëse për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe të shtresave në nevojë të shoqërisë, ka publikuar së fundmi një raport i cili trajton të drejtën menstruale të grave dhe vajzave në Shqipëri si një të drejtë themelore të njeriut, si edhe nevojën e politikave mbështetëse që do lehtësonin barrën ekonomike që sjellin produktet e higjienës menstruale tek gratë gjatë jetës se tyre.

“Përmirësimi i shëndetit menstrual duhet të shihet si pjesë e së drejtës për kujdes shëndetësor, për punësim, edukim, mos-diskriminim dhe barazi gjinore”, citon raporti i “Together for Life”.

Sipas ekspertëve të kësaj organizate, mos trajtimi i duhur i menstruacioneve mund të cenoje dinjitetin dhe shëndetin mendor të një gruaje.

Ky raport i financuar nga Ambasada Franceze në Shqipëri ka objektiv kryesor analizimin e kostos të një pakete menstruale për një grua në vendin tonë dhe krahasimin e kësaj kostoje me mundësitë financiarë të grave për t'i përballuar ato.

Raporti trajton gjithashtu konceptin e “varfërisë menstruale”, dhe efektin që ajo ka në menaxhimin e ciklit menstrual, dhe ndikimin e këtij të fundit në pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në procesin arsimor dhe në punë.

Raporti përllogarit se shpenzimet mesatare vjetore të një gruaje për shëndetin menstrual arrijnë rreth 4200 lekë të reja, pa marrë në konsideratë rastet kur gratë kanë çrregullime menstruale që kërkojnë kosto të shtuara.

“Referuar të dhënave të tregut, çmimi mesatar i një pakoje pecetash higjienike është 240 lekë dhe çmimi i një pakoje tabletash dhimbjeje menstruale është 110 lekë, duke e çuar koston totale minimale të higjienës bazike menstruale  rreth 350 lekë në muaj”, citojnë gjetjet e raportit mbi shëndetin menstrual.

“Duke ju referuar këtyre të dhënave, rezulton që një gruaje me pagë mesatare në Shqipëri do t'i duhet të punojë 3.4 muaj gjatë gjithë jetës së saj riprodhuese për të paguar koston e shëndetit menstrual”, vijon më tej raporti.

Sipas raportit, një prej politikave të duhura që do të lehtësonte koston e shpenzimeve për shëndetin menstrual do ishte heqja e taksës mbi këto produkte.

“I pari që e artikuloi nevojën për rishikimin e politikës së taksimit të produkteve të higjienës menstruale ishte deputeti socialist Erion Braçe, në nëntor të vitit 2023, duke propozuar përjashtimin nga TVSH të produkteve higjieno-sanitare të grave dhe vajzave”, citon studimi.

Gjithsesi, propozimi i deputetit Braçe u rrëzua nga komisioni parlamentar dhe u cilësua si i parakohshëm, pavarësisht se kjo politikë implementohet në 22 vende të Bashkimit Europian.

Ekspertët e studimit mbështesin gjithashtu propozimin e deputetit Braçe, pasi ato e cilësojnë blerjen e produkteve menstruale si një një domosdoshmëri njerëzore për të pasur shërbim shëndetësor të denjë dhe të përballueshëm, dhe jo si një zgjedhje.

“Nevoja për një menaxhim më dinjitoz dhe të përballueshëm të produkteve menstruale kthehet në një çështje të drejtash themelore të njeriut”, citon raporti.

Për të lehtësuar sadopak këto kosto, ekspertët e shëndetit dhe ekonomisë kanë rekomanduar heqjen e TVSH-së për produktet menstruale, ofrimin falas të pecetave higjenike në shkollat e arsimit 9-vjeçar, si edhe në burgjet e grave dhe vajzave.

“Duke marrë parasysh edhe faktin që pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri banon në zonat rurale konkludojmë që një pjesë e konsiderueshme e grave dhe vajzave janë në vështirësi për të financuar nevojat e tyre minimale të kujdesit personal”, përfundon raporti.

Marrë nga Reporter.al

together for life erion braçe

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!