LIVE UPDATES
Bota

“Aktakuza ndaj Thaçit e paprecedentë!”/ Ish i dërguari i SHBA për Kosovën: Vendi në krizë të madhe, por dialogu duhe

30 Qershor 2020, 20:51 Nga DOSJA
“Aktakuza ndaj Thaçit e paprecedentë!”/ Ish i

KOSOVË- Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Kosovën Frank Wisner i ftuar ditën e sotme në RTV21 është shprehur se dialogu Kosovë-serbi duhet të vazhdojë pavarësisht aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli duke e cilësuar si një rast të paprecedentë. Sakaq ka shtuar se Kosova aktualisht ndodhet në një krizë shumë të madhe dhe se politika duhet të krijojë një unitet.

“Dialogu duhet të vazhdojë por tash ka shumë gjëra që duhet të ndodhin para se të rifillojë një dialog serioz politik. Unë e shoh këtë si një sfide të madhe në historinë e shkurtër të shtetit të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur krizë kaq të madhe. Kjo është një krizë e rëndë politike dhe kushtetuese njëkohësisht. Tani kemi edhe një aktakuzë që është bërë publike në media në mënyrë të paparë më herët. Asnjëherë nuk kam parë se si një prokuror i bën publike akuzat para se gjykatësi t’i miratojë ato ose jo. Kjo është e pazakontë madje e pa precedent. Sidoqoftë kjo është një fakt, unë e kam dëgjuar me shumë vëmendje fjalimin e presidentit të Kosovës z. Thaçi dhe unë mendoj se ai ka marrë të vetmin pozicion që ka mundur por prapë e respektoj këtë vendim. Ai tha se nëse aktakuza konfirmohet nga gjykatësi do të japë dorëheqje nga posti në presidencë dhe do të ballafaqohet me pasojat juridike. Edhe më shumë e respektoj qëndrimin e tij që ai gjithnjë e ka përkrahur drejtësinë, themelimin e kësaj gjykate dhe se ai e kishte dhënë fjalën e tij edhe para se të bëhej president se Kosova do të respektojë vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe punën e sistemit të drejtësisë”, tha Wisner.

Ai ka thënë se kjo krizë nuk ka ndodhur kurrë më parë në instutucionet e Koosvës duke thënë se presidenti nuk duhet të jap dorëheqjen pasi nuk mund të rithemelohet ose rikonstruktohet një sistem funksional qeverisës. Më tej ai ka bërë thirrje të gjithë miqve të Kosovës që të mbështesin dialogun dhe negociatat të vazhdojnë.

“Për të qenë shumë i sinqertë, ajo që tani më brengos, është, kriza. Kjo nuk ka ndodhur më herët dhe institucionet e Kosovës janë ende të reja. Konsensusi politik në vend është ende i dobët dhe kjo është një goditje e madhe. Nëse presidenti jep dorëheqje dhe qeveria ka një shumicë të brishtë në Kuvend si mund të rithemelohet ose rikonstruktohet një sistem funksional qeverisës, pa përmendur fare këtu se si do të ballafaqoheni pastaj me akuzat nga Dhomat e Specializuara. Mendoj që është koha që të gjithë kosovarët duhet të jenë të brengosur për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve të venit të tyre. Unë nuk bëj paragjykime se çka duhet të bëjnë liderët por ata e dinë se çka është në interesin e tyre. Nëse ka një moment kur duhet ngritur mbi dallimet personale dhe partiake dhe të bashkoheni në një qëndrim të përbashkët kombëtar që të ruhet stabiliteti i vendit dhe të krijohet një qeveri e përbashkuar që mund të përballoj edhe problemet ekonomike, shëndetësore si dhe krizën aktuale atëherë ky është ai moment. Unë besojë se të gjithë miqtë e Kosovës nga jashtë duhet të përkrahin një përbashkim të tillë. Natyrisht negociatat duhet të vazhdojnë. Europianët e kanë bërë të qartë se duan të luajnë rol në këto negociata dhe jam i sigurt se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të interesohen për këtë proces. Por kjo është disa hapa larg ku jemi tani. Fillimisht duhet të tejkalojmë krizën, duhet të menaxhojmë këtë krizë”, theksoi ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se se aktakuza e presidentit e ka dëmtuar pozitën negociuese.

“Natyrisht se po, kjo s’mund të kuptohet ndryshe. Aktakuza ndaj tij është bërë publike dhe ai ka thënë se kjo është ngjashëm me atë që ne në SHBA e quajmë ‘gjyq i kangurëve’ ku mund të gjykoheni dhe të vareni edhe para se gjykatësi t’ua jap fjalën. Çkado që të ndodh, ai tashmë akuzohet për disa krime shumë të rënda. Edhe nëse këto akuza nuk konfirmohen nga gjykatësi ose edhe nëse shkohet në proces gjyqësor dhe aktakuza mundet me procedurë gjyqësore Thaçi tërë jetën do ta bartë barrën e kësaj akuze për krimet e luftës dhe krime të rënda e specifike. Natyrisht se pozita e tij është dobësuar, nuk ka dyshime këtu. Por ka një dallim ndërmjet detyrimeve të tij ligjore, personale dhe përgjegjësive shtetërore si president i Kosovës. Aktualisht Kosova ka nevojë për lidership të fuqishëm dhe kjo nevojë është mbizotëruese, si të ruhet pavarësia e Kosovës, sovraniteti dhe stabiliteti i saj. Këto çështje aktualisht po diskutohen shumë më shumë sesa personaliteti i presidentit. Edhe pse unë bashkëndjej me të gjithë ata që janë të akuzuar sepse kjo është kohë e vështirë për ta, edhe për presidentin që e njoh personalisht dhe kam punuar më të. Edhe pse bashkëndjej me ta, sot çështja kryesore është e ardhmja e Kosovës”, tha Wisner.

A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni frank wisner frank wisner

Sondazh

Poll
Bota 30 Qershor 2020, 20:10

KORE E VERIUT-  Marrëdhëniet mes Koresë së  Veriut dhe asaj të Jugut po përkeqsohen, pasi kjo e fundit ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri ku në to shfa...

Bota 30 Qershor 2020, 17:17

Një picë me simbolin nazist

Kur Misty Laska në Middleburg Heights të Ohajos hapi kutinë prej kartoni me picën brenda, gjëja e parë që vuri re ishte se pica nuk ishte e prerë.Pastaj ajo dhe...

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim