LIVE UPDATES
Ekonomi

Akt normativ për heqjen e gjobave të fiskalizimit deri në 31 dhjetor 2021, pandemia ka krijuar një situatë të vështirë e

24 Qershor 2021, 05:29 Nga DOSJA
Akt normativ për heqjen e gjobave të fiskalizimit deri në 31

TIRANË– Në 1 korrik pritet fillimi i fazës së dytë të procesit të fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ku pritet të përfshihen 51 mijë subjekte. Nga 1 shtatori, procesi përfshin transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar.

Ndërsa ka ende shumë paqartësi lidhur me procesin, Ministria e Financave ka propozuar një akt normativ në ligjin për procedurat tatimore për mos aplikimin e dënimeve administrative deri në 31 dhjetor 2021. Mosaplikimi i gjobave ishte njoftuar dhe më herët nga Ministrja e Financave Anila Denaj dhe drejtoresha e tatimeve, Delina Ibrahimaj.

Sipas ndryshimeve të propozuara, që u janë dërguar për konsultim shoqatave të biznesit:

Në kreun XV “Dispozita tranzitore dhe të fundit”, pas pikës 6 të “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:

“Dënimet administrative të parashikuara në nenin 122 “Shkeljet për mosregjistrimin e të dhënave të subjekteve që lëshojnë fatura”, nenin 123 “Shkeljet për moslëshimin e faturave dhe të faturave shoqëruese”, nenin 124 “Shkeljet në procedurën e fiskalizimit të faturave dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, nenin 124/2 “Shkeljet në procedurën e lëshimit, dërgimit dhe pranimit të e-Faturës”, nenin 125 “Mosmarrja e faturës”, nenin 128/1 “Dënime të tjera” dhe në shkronjën d), të nenit 129 “Dënimet për tatimpaguesit, që janë banka apo institucione financiare”, nuk aplikohen deri më 31 dhjetor 2021”.

Në relacionin që shoqëron këto ndryshime thuhet se “Situata, me të cilën vazhdon të përballet vendi ynë si rezultat i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 ka bërë të nevojshme krijimin e një kuadri rregullator që ndihmon tatimpaguesit në plotësimin e detyrimeve të tyre që rrjedhin nga ligji nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, sipas dhe në përputhje me datat respektive të fillimit të efekteve të tij, pa qenë nevoja që mbi ta të aplikohen dënimet administrative të parashikuara në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Pandemia globale COVID-19 ka krijuar një situatë të vështirë ekonomike dhe sociale, të shoqëruar me një sërë problematikash në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe për komunitetin e biznesit, të tilla si vështirësi në përmbushjen e detyrimeve ndaj klientëve, furnitorëve dhe punonjësve, vështirësi në vijimin normal apo dhe rrezik për mbyllje të aktivitetit”.

Pikërisht për shkak të kushteve të vështira të krijuara dhe me qëllim mbështetjen e komunitetit të biznesit, duke qenë së bëhet fjalë edhe për një proces të ri që nuk është aplikuar më herët në vendin tonë, propozohet që, dënimet administrative të parashikuara në nenin 122 “Shkeljet për mosregjistrimin e të dhënave të subjekteve që lëshojnë fatura”, nenin 123 “Shkeljet për moslëshimin e faturave dhe të faturave shoqëruese”, nenin 124 “Shkeljet në procedurën e fiskalizimit të faturave dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, nenin 124/2 “Shkeljet në procedurën e lëshimit, dërgimit dhe pranimit të e-Faturës”, nenin 125 “Mosmarrja e faturës”, nenin 128/1 “Dënime të tjera” dhe në shkronjën d), të nenit 129 “Dënimet për tatimpaguesit, që janë banka apo institucione financiare”, të mos aplikohen deri më 31 dhjetor 2021.

Objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet këtij projektakti janë:

          Rritja e efektivitetit të procesit të fiskalizimit, duke e bërë sa më të thjeshtë për komunitetin e biznesit dhe duke mos pasur si qëllim penalizimin e tyre;

          Mbështetja e komunitetit të biznesit në përshtatjen sa më të shpejtë dhe sa më të mirë me këtë sistem/proces të ri të fiskalizimit, i cili mundëson një metodologji raportimi në kohë reale ndërmjet Administratës Tatimore dhe Tatimpaguesve.

Kërkesa për shtyrje

Më herët, kontabilistët dhe ekspertët kontabël kërkuan shtyrjen e procesit, duke ngritur shqetësimin për vështirësitë e shumta që do të hasen deri te pazbatueshmëria në tërësi e procesit, sidomos për biznesin e vogël.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo tha më herët për Monitor se nga konsultimet me tatimpaguesit rezultojnë shumë paqartësi për zbatimin e procesit. Z. Dhamo veçoi disa raste se kur bizneset do të gjenden në vështirësi për lëshimin e faturave elektronike, pasi mungon përcaktimi në legjislacion. Sipas tij me qëllim që procesi të mos dështojë dhe tatimpaguesit të mos dëmtohen është e domosdoshme që nisja e fazës së dytë të shtyhet deri 31 dhjetor 2021 dhe të bëhen rregullimet e nevojshme në legjislacion.

Shtyrje të afatit të fiskalizimit për biznesin e vogël rekomandoi edhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë A.E Distribution shpk, z. Bledar Balla. Përfaqësuesi i kompanisë A. E Distrubution të tregtimit të pajisjeve fiskale dhe zgjedhjeve softëare-ike, përmend 6 elementë të procesit, që nga marrja e certifikatës elektronike dhe deri te trajnimet që do të kërkonin më shumë afat për t’u realizuar.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi heqja e gjobave te fiskalizimit heqja e gjobave te fiskalizimit

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!