"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Aksioni kundër zaptimit të tokave në bregdet, policia në Durrës: Evidentohen 7 parcela pa leje në 30 subjekte, hiqen 290 s
30 Qershor 2021, 10:33Nga DOSJA
DURRËS– Policia bashkiake në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike që janë zënë në mënyrë të jashtëligjshme, ka vijuar inspektimin dhe në Durrës. Policia ka evidentuar 7 parcela në 30 subjekte të cilat ishin pa leje. Më pas ka bërë të mundur heqjen nga hapësira publike të 290 shezloneve dhe 141 çadrave.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra. Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Durrës dhe Stacioni i Policisë Plazh, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Durrës.Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të vendit të quajtur “Plepa” dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente në 30 subjekte janë evidentuar 7 parcela pa leje ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.Operacioni vijon pa probleme.
TIRANË– Një pjesë e ish-bllokut në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike prej disa minutash, pasi rrjeti pësoi një defekt.Sipas OSSHE-së, zonat e prekura p...
VELIPOJË– Policia ka zbarkuar në Velipojë, pas qytetit të Durrësit, aty ku zhvilluan aksionin për heqjen e shezlonëve dhe çadrave që janë vendosur n...
Aktualitet30 Qershor 2021, 09:24
VLORË-Në rrugë, jashtë ambienteve të teatrit të Vlorës, në këtë mënyrë u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Për shkak se teatri ishte i mbyl...
VELIPOJË– Aksioni i policisë në Velipojë ka krijuar pakënaqësi nga pronarët e bizneseve që shprehen se parcelat i kanë marrë me të drejtë nga qeveria. Me l...
DURRËS– Policia ka nisur aksionin për të liruar hapësirat bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme. Në gjithë zonën e Durrësit, janë evidentuar 11 pa...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë bërë një akuzë të fortë ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Në një prononcim për me...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin Kreshnik Ajazi, drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.Ajazi kaloi në filtër n...