Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
Aksidenti në Vlorë, dy miqtë garë shpejtësie me një makinë tjetër, makina
24 Shkurt 2022, 13:44Nga DOSJA
VLORË – Savjo Dhimojani, 21 vjeçari që humbi jetën dje në Radhimë dhe Ari Canaj miku i tij i plagosur në gjendje të rëndë po kryenin gara shpejtësie me një makinë tjetër. Sipas dëshmitarëve, Dhimojani dhe Cajan po garonin me makinën e tyre “Ford” me një automjet tjetër “BMW”.
Në momentin e marrjes së kthesës, “Fordi” ka rrëshqitur duke dalë nga rruga. Për pasojë, makina u përplas me një shtyllë betoni dhe u nevojit ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë dy të rinjtë nga automjetit. Automjeti “BMW” është larguar nga vendngjarja menjëherë.
Ari Canaj dhe Savjo Dhimojani ishin miq që në fëmijëri. I pari ishte kthyer nga Gjermania dhe një ditë para aksidentit festoi ditëlindjen. Të dy të rinjtë u dërguan në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, por plagët e Dhimojanit ishin fatale duke i marrë jetën. Më pas, Canaj u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se javën që kaloi ishte planifikur të kryej arrestimi i një anëtari të Partisë Socialiste. ...
TIRANË – Unioni i Transportit Publik tha se nuk do të ketë bileta pajtimi mujor për muajin e ardhshëm mars për qytetarët. Shkak janë gjendja kritike ...
TIRANë – Presidenti Ilir Meta dekoroi ish-ushtaraken Zarifen Hasanajn, e cila ra në krye të detyrës në Letoni në vitin 2019. Në një ceremoni solemne, Meta...