Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË- Katër ditët e para të këtij viti kanë regjistruar një bilanc tragjik sa i takon aksidenteve, ku janë shënuar 4 viktima në 8 ngjarje rrugore. Shkak është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara.
Eksperti rrugor Gëzim Hoxha tha për Euronews Albania se ka një sërë problemesh, por sipas tij një defekt serioz i policë së shtetit është që nuk u bën analizat e gjakut personave të përfshirë në aksident, duke u mjaftuar vetëm me sistemin drager për të parë nivelin e alkoolit të konsumuar prej tyre.
“Kjo situatë kërkon kujdes të gjithanshëm, nuk mjaftohet vetëm me përgjegjësinë personale të një individi. Shtimi i numrit të efektivëve në rrugë s’ka ndonjë lloj roli, sepse policia jonë nuk është kaq shumë sa të vendosë një polic për çdo drejtues mjeti, por janë të gjithë mekanizmat që duhet të funksionojnë, që nga kontrolli teknik i mjekeve e deri tek gjendja e drejtuesit te mjetit”, tha z. Hoxha.
I pyetur lidhur me faktin nëse sinjalistika rrugore mund të jetë një nga arsyet e aksidenteve të rritje, eksperti rrugor tha se fajin nuk e ka sinjalistika, që në rastin e vendit tonë sipas tij është e pranueshme, teksa shtoi se mungojnë studime se cili është shkaku determinat i aksidenteve, që nga gjendja e drejtuesit të mjetit e deri tek gjendja teknik e mjetit. Ai ngriti shqetësimin se policia rrugore nuk është duke bërë detyrën siç duhet në rastin e dokumentimit të këtyre aksidenteve, duke mos e hetuar siç duhet gjendjen e drejtuesit të mjetit që e ka shkaktuar aksidentin. Aksidentet, eksperti rrugor: Nuk na e ka fajin sinjalistika, policia të mos u fusë tubin shoferëve, por t’u bëjë analiza gjaku
“Rrugët tona përgjithësisht janë me standarde të pranueshme, në asnjë vend të botës, përjashto Belgjikë ku mbreti i Belgjikës i ka bërë me shpenzimet e tij autostradat të ndriçuara, vende e tjera nuk kanë autostrada të ndriçuara, pasi vetë automjeti ka sistem ndriçimi. Nuk na shkaktojnë aksident makinat që udhëtojnë në mal apo fshat, por në autostradë që është me standarde dhe sinjalistikë të pranueshme. Sigurisht ka vende ku sinjalistika mungon ose ne vetë i prishim. Ne na mungojnë studime se cili është shkaku determinat i aksidenteve, që nga gjendja e drejtuesit të mjetit e deri tek gjendja teknike e mjetit. Policia duhet t’i vendosë jo tubin atyre që shkaktojnë aksidente por t’i çojë në spital dhe t’u bëjë analizën e gjakut këtyre drejtuesve të mjeteve. Ky është një korrupsion shumë i madh se polici kur nuk e bën këtë, loz me qytetarin, sepse kur qytetari është shkak i aksidentit i bie të paguajë dëmin ekonomik, s’e paguan më kompania e sigurimit, por qytetari. Duhet bërë një studim lidhur me këtë, por policia i mbyll të dy veshët kur flitet për këtë problem”, tha eksperti rrugor.
Marrë nga: Euronews
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Dosja.al ka zbardhur emrat e dy personave që ranë në pranga pasi u kapën me 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonator...
TIRANË – Ilir Alla, është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi, ky i fundit përndiqte dhe u nxirrte organin gjenital femrave të ndryshme që shihte në r...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur itinerarin e dy të miturave që u larguan nga shtëpuia që nga 1 janari dhe u gjetën sot. Mësohet se dy 16-vjeçaret filli...
TIRANË- Policia e Shtetit bën me dije se në 5 ditët e para të vitit 2021 janë gjobitur 1183 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në pranga pasi janë kapuir me 12 mijë euro lëndë eksplozive. Dosja.al ka mësuar se Bajram Nezir Bajraktari, 42 vje&ccedi...
ELBASAN- Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të 45-vjeçarit, Arjan Ruvina nga banesa e tij në qytetin e Elbasanit. Teksa është vënë në pranga, ai shoqë...
TIRANË – SHÇBA ka proceduar shtatë punonjës policie të cilët dyshohen për neglizhencë në momentin kur Rigers Lala u arratis nga komisariati nu...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 31 dhjetor 2020 në Astir ku Përparim Ademi vrau dy motrat Z...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë përditësimin e situatës në Valbonë, ku vetëm një natë para vitit të ri linja me gjatësi 50 ...