"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Aida Hajnaj merr sot zyrtarisht detyrën si drejtuese e “FBI-së” shqiptare/ Ambasada e amerikane: Një gur i rëndësishëm
1 Shtator 2020, 06:37Nga DOSJA
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë i ka dhënë të gjithë mbështetjen drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, e cila nis sot zyrtarisht detyrën.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan Hajnaj është një gur i rëndësishëm, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.
Gjithashtu, ambasada njofton se Hajnaj ka përfunduar një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH.
Reagimi i plotë:
Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese. Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.
Më 30 korrik Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi unanimisht, Aida Hajnajn si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më 27 korrik, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi emrin e kreut të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK çoi në KLP emrin e Aida Hajnas, pasi ishte e vetmja që plotësoi kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare ishin Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIVJAKË- Një zjarr i madh ka rënë në mesnatë në Pyllin e Pishës pranë fshatit Kamenicë, pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Mësohet se flakët janë p...
SHQIPËRI- Sot do të ketë reshje shiu në të gjithë territorin. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se në qytetet si Shkodër d...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë sherrin në Zall Herr ku janë plagosur...
KRUJË- Operacion anti-kanabis në zonën e Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aktualisht në terren ndodhen 15 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shp...
SHKODËR– Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Shkodrës. Nj...
ELBASAN– Një biznesmen, 62 vjeç, nga Elbasani, ka ndërruar jetë ditën e sotme, në spitalin Covid-1. ABCNews shkruan se personi në fjalë, kishte disa ditë...
TIRANË– Shkaku dhe ‘molla’ e sherrit që solli dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Zall Herr, ka qenë vëllai i një prej ‘viktimave’, Redi Myrto, Danie...
TIRANË– Klodian Beshiri, komando në Zall Herr është vënë në pranga pasi akuzohet për një plagosje të dyfishtë. Mësohet se Beshiri, ka plagosur me armë zjar...
TIRANË– Policia Rrugore ka bërë ‘kërdinë’ me gjoba këtë fundjavë. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se ka pezulluar 145 leje drejtimi d...