LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ai veç prind nuk është”/ Rrëfimi rrëqethës i dy djemve: Babai na rrihte, më ndoqi me armë, u fsheha në varreza pë

11 Gusht 2019, 13:18 Nga DOSJA
“Ai veç prind nuk është”/ Rrëfimi

Një 47 vjeçar nga Kukësi ka rrezik të dënohet të paktën dy vjet burgim se akuzohet për keqtrajtimit të të dy djemve të tij të mitur cilët përshkruajnë se si i ati vendoste armët mbi tavolinë dhe si i rrihte në rast se ata u kthenin fjalën.

Njëherë njëri prej tyre për t’i shpëtuar dhunës dhe kërcënimit me armë që i ati i kishte bërë, ja kishte mbathur dhe ishte fshehur në varreza.

Çështja është hetuar dhe gjykuar në sekret për shkak të moshës së vogël të fëmijës që ka denoncuar babain, ndërsa gjatë gjykimit atij i është bashkuar edhe vëllai tjetër që ka përforcuar skenat e tmerrshme në familje. Pikërisht nga dhuna ishte larguar nga shtëpia edhe e ëma e cila është strehuar tek babai i saj duke lënë vetëm dy fëmijët, njërin ndër ta edhe djalin, i cili në nëntor mbush 15 vjeç.

Siç thonë burime të sigurta të gazetës “Si” babai i dhunshëm quhet B. D, lindur në Kukës dhe banues në rrugën Shefqet Ndroqi dhe po hetohet me masën e arrestit shtëpiak, i ka provuar prangat disa herë pas denoncimeve të bashkëshortes. Prokuroria thotë se B. D. është përdorues i rregullt i alkoolit.

Ngjarja

Episodi i fundit i dhunës për të cilin fëmija ka vendosur të tregojë që i ati kishte armë dhe që i rrihte ka ndodhur në shtator 2018. Një ditë më pas në 17 shtator burri është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që i mituri tha “ të rrahurën ja bëj hallall, por të ndjekësh fëmijën tënd me armë…”

Në seancën e zhvilluar sipas rregullave të kodit të drejtësisë penale për të mitur , djali që është pyetur me psikolog dëshmon në një material të detajuar të cilin gazeta “Si” e zotëron. Thëniet e tij janë administruar në gjykatë gjatë seancës me dyer të mbyllura. I mituri quhet Daniel.

Danieli tregon…

babai na rreh dhe na shan , shpesh thotë se do na vrasë. Si të pinte dhe mos të pijë alkool ai njësoj është. Ai sillej shumë keq me mamin, e rrihte, edhe kur doli nga burgu njësoj. As unë nuk kisha marrëdhënie të mira me babin. Kur iku mami nga shtëpia punët në shtëpi I bëja unë , ndërsa ai më urdhëronte dhe më kërkonte ti bëja shërbim. Edhe pse unë I laja enët ai më bërtiste dhe më kërkonte llogari pse nuk I kisha larë mirë, nëse I ktheja fjalën vazhdonte më rrihte”

Fëmija ka treguar se rasti i fundit i dhunës ka ndodhur në orën 1:00 pas mesnate.

“ ai ishte me një shokun e tij duke pirë alkool, pasi çoi atë në shtëpi kur erdhi më kërkoi llogari pse nuk i drodha një cigare. Unë i thashë jo dhe ai aty filloi më gjuajë, ika me vrap dhe i frikësuar dhe herë pas here ktheja kokën se mos po më ndiqte. U fsheha tek varrezat e dëshmorëve dhe nuk kisha asgjë frikë veç babain tim. Pastaj e pashë që po kontrollonte, ika me vrap dhe u fsheha në spital dhe deri sa shkoi shtatë e mëngjesit qëndrova me rojen. Kisha frikë edhe për vëllain tjetër, kur shkova e takova më tha të kthehesha pasi babi e kishte fshehur armën. Mora një thes , shkova ku e kishte fshehur armën babi dhe e çova larg. Pastaj shkova në polici dhe denoncova. Nuk durohej më”

Fëmijët të pyetur kanë thënë se nuk bënin gabime dhe nuk e kuptonin se përse i ati i gjuante. Ja se çfarë tregon në gjykatë edhe fëmija tjetër me emrin Nardi:

“babai e ndoqi atë natë vëllain, por nuk e kapi dot. Babai përveç armës mbante edhe thikë, e kam parë që ka patuar edhe pistoletë. Ne e dinim që babai ynë nuk po sillej aspak mirë, kam shkuar vetëm njëherë tek psikologia e shkollës kur babai rrahu shumë keq mamin. Ndodhi para dy vitesh, kisha nevojë të flisja por në fakt nuk i tregova asgjë psikologes”

Fëmijët kanë treguar se dhuna në shtëpi ndaj të ëmës kishte nisur pikërisht pesë vite më parë kur i ati kishte nisur përdorimin e alkoolit. Ndërsa ndaj tyre ai kishte filluar ti trajtonte keq pasi e ëma ishte larguar nga shtëpia

Fëmija tregon i përlotur :

“për çdo gjë që ndodhte në shtëpi ai më drejtohej muaj, më gjuante me grusht , ai vetëm babë nuk ishte. Ju tregova policëve se në një nga bolierët ai kishte fshehur fishekë , nuk e kam pyetur asnjëherë babain se përse i mbante armët. Ai e merrte armën , e hapte mbi tavolinë e pastronte. Në shtëpinë tonë vinin njerëz të ndryshëm të cilët i sillte babai, disa prej tyre merreshin me budallalliqe me armë apo drogë, një herë ai solli drogë në shtëpi. Hashash kam parë vetëm njëherë dhe ishte si boçe, e mbështjellë në dy qese plastmasi të zeza. E hapa e pashë fshehtas, ai e mbajti dy javë në shtëpi dhe pastaj e hoqi, nuk e di ku e çoi. Të rrahmen ja bëj hallall, por të ndjekësh fëmijët tënd me armë në mes të natës.. nuk e di”

Fëmija ka treguar se atë nuk e lejonte i ati të takonte të ëmën , ndërsa ka në një rast kishte qenë në polici për ta kallëzuar të atin, pasi gjyshi (nga e ëma) e kishte parë me shenjë në sy.

“Më pyeti kush të ka bërë kështu, i thashë babai.. më tha shko bëj kallëzim, trego që të ka rrahë babi , dhe unë shkova, taksinë ma pagoi gjyshi”

Marrë nga Si

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet babai dhunon djemte dhune ne familje kukes babai dhunon djemte dhune ne familje kukes

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale