LIVE UPDATES
Aktualitet

Aheng, zjarr dhe alkool, koronavirusi s’i ndal romët të festojnë Shën Gjergjin: Ne mezi e presim, e kemi si vit të ri

6 Maj 2020, 18:47 Nga DOSJA
Aheng, zjarr dhe alkool, koronavirusi s’i ndal romët të

TIRANË– Pavarësisht masavetë distancimit social për shkak të pandemisë së COVID-19, në lagjen Selitë – një prej zonave të banuara nga komuniteti rom në periferi të Tiranës, të martën dëgjohej që nga larg muzika tradicionale dhe dallohej tymi i zjarrit të ndezur në prag të ditës së Shën Gjergjit (Ederlezi).

Shën Gjergji është dita jonë, për ne kjo është njësoj si viti i  ri…”, i tha BIRN një prej anëtarëve të këtij komuniteti, i ulur rreth në një tavoline druri të mbushur me pije alkoolike dhe me mish qengji. “Por ky është viti i parë që nuk po e festojmë siç duhet,” shtoi ai.

Përveç vështirësive të krijuara nga epidemia e COVID-19, 2 javë më parë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, i prishi dhe tregun e rrobave të përdorure pranë “Pallatit me shigjeta’, ku një pjesë e madhe e këtij komuniteti siguronte të ardhurat e tij.

Sigurisht që duam të festojmë si çdo vit, ne mezi e presim këtë ditë të shënuar, por këtë vit nuk po ndihet si vitet e tjera….kemi 3 muaj pa të ardhura, nuk kemi dalë për të shitur gjë,” tha një burrë tjetër i shtruar rreth sofrës.

Tani që u liruan masat na bllokuan edhe tregun e lirë të rrobave…është viti i parë që nuk po festojmë siç duhet 6 majin,” shtoi ai.

6 Maji shënon ditën e Shën Gjergjit, ose siç quhet ndryshe nga komuniteti Rom – Dita e Ederlezit. Kjo ditë për këtë komunitet simbolizon edhe kremtimin e ardhjes së pranverës, një praktikë pagane, dhe lënien mbrapa të shumë gjërave të tjera jo të mira.  Rituali i kësaj dite përfshin përgatitjen e mishit të qengjit, vënien e degëve të pemëve në pragjet e dyerve të shtëpive dhe larjen në lumë në orët e para të mëngjesit.

Ne jetojmë të sotmen, e sot po festojmë ditën tonë të shumëpritur, ardhjen e pranverës, ditën e Ederlezit”, tha një nga banorët e komunitetit Rom në Selitë, ndërsa dëfrejnë me muziken e tyre tradicionale. “Këtu midis nesh nuk e kemi koronavirusin “.

Sipas censusit të publikuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në vitin 2014, minoriteti rom në Shqipëri llogaritet të ketë një popullsi prej 18,276 banorësh.

Ky minoritet bën pjesë në shtresën më të varfër të popullsisë dhe gjatë 2 muajve tw fundit po pwrballet gjithashtu me pasojat e masave parandaluese të COVID-19.

Megjithatë, ky komunitet njihet për frymën pozitive dhe ruajtjen e traditave; pavarësisht vështirësive edhe këtë vit ata nuk e kanë lënë pa kremtuar një datë kaq domethënëse sa Ederlezi.

Për shkak të problemeve të mëdha ekonomike dhe familjare, këtë vit komuniteti nuk do të mund ta festojë siç duhet këtë festë kaq të rëndësishme e domethënëse për to,” u shpreh aktivistja, Romina Sefa, njëkohësisht edhe përfaqësuese e Qendrës për Advokim Social.

Kjo ditë  e cila konsiderohet si festë pagane e sakrifikimit, përveç therjes së qengjit, shoqërohet me grupe të komunitetit Rom që festojnë me këngë e valle, duke ndezur zjarre e duke kaluar lumin në agim si shenjë e lënies pas të të këqijave.

Si traditë, ne e gdhimë gjithë natën me aheng para mëngjesit të 6 Majit, dhe në të gdhirë ikim në lumë, por këtë vit nuk mund të shkojmë në lumë për shkak të masave kufizuese”, tha një anëtaret e  komunitetit në lagjen Selitë.

“Këtë vit mesa duket ujin e lumit do e improvizojmë me ujë nëpër legena dhe fuçi,” ironizuan ai, duke theksuar që tradita e larjes së të këqijave në ujë është edhe ajo që finalizon ardhjen e një stine të re dhe të begatë për to.

Marrë nga Reporter.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita e shengjergjit romet duke festuar dita e shengjergjit romet duke festuar


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj