LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ah sa gjynah që nuk e intervistova’/ Rudina Xhunga tregon takimet me Aneta Ramën: Zërat më kompleksuan…. ishte krenar

1 Gusht 2020, 12:50 Nga DOSJA
“Ah sa gjynah që nuk e intervistova’/ Rudina Xhunga tregon

TIRANË- Gazetarja Rudina Xhunga ka bërë një shkrim për Aneta Ramën, nënën e kryeministrit që u ndaj nga jeta mëngjesin e sotëm. Xhunga tregon takimet me të dhe thekson se Aneta Rama ka qenë gjithmonë krenare për të birin, Edi Ramën.

Gazetarja shprehet më tej se gjithmonë ka dashur ta intervistojë atë dhe tashmë është penduar që nuk mori një rrëfim prej saj.

“Kam dashur gjithmonë ta intervistoj Aneta Ramën, po sikleti i zërave që na kompleksojnë: Ja kjo, do e intervistojë se është nëna e Ramës.’ Ah sa gjynah, që nuk e bëra. U ula dhe shkrova dy fjalë për të, siç bëjmë, vetëm kur njerëzit ikin, se nuk dimë sa njerëzore është t’ua themi sa janë gjallë. Teta Neta, lamtumirë!”, shprehet ndër të tjera gazetarja.

SHKRIMI I PLOTË:

Unë e kam takuar vonë teta Netën, në makinën e Edi Ramës, atëherë ministër Kulture. Zbriti në Kombinat, te varrezat. Pyetjes si do të kthehej në Tiranë, të të birit, që do të vazhdonte rrugën për në Vlorë, iu përgjigj: “E gjej vetë.” Rama, sapo ishte emëruar ministër Kulture dhe daljen e parë si i tillë, e bëri në qytetin ku kaloi fëmijërinë.

Aty afër shtëpisë së kohës kur mësoi notin në Vlorë, hipi në timonin e një autobusi të djegur dhe i premtoi qytetit që e donte siç do njeriu fëmijërinë e vet dhe e mbante në mendje si oborri me lule i shtëpisë së Anetës, në Vlorë.

Kohë më pas kur flisje me teta Netën për Vlorën, e kuptoje kollaj, pse Edi e donte qytetin. Ajo mbante mend çdo detaj, edhe vargjet e këngës së 45 kushtuar një fëmije që vdiq aksidentalisht, ndërsa ktheheshin nga koncertet e pasluftës. Kur ma tregoi dhe i thashë që ai ishte xhaxhai që nuk njoha kurrë, ajo u bë përgjithmonë e shtëpisë, për mua.

E takoja, pavarësisht humorit të Ramës, që nuk qe kurrë dy herë njësoj. “Mos ia merr për keq, kështu është ai. Ja sa iku sot, më pa me këtë fundin me lule; “Ç’e ke këtë?”, tha e nisi të tallej. Po unë e njoh e nuk ia marr për keq. Sa më shumë do, aq më pak e tregon. ”

Teta Neta vetëm krenohej me të birin. Nuk e tregonte kurrë lëndimin, kur ia sulmonin djalin dhe prej djalit, atë vetë, kurrë. Erdhi një ditë, te Top Channel ku punoja, për të kërkuar një material arkive. Donte të padiste Berishën që e kishte fyer publikisht. Me këto gjëra mund të merrej fare mirë, zyra e shtypit e Ramës, po ajo i bënte vetë. “Boll punë ka Edi. Unë këtë e bëj për vete, për Kristaqin. Do e hedh në gjyq.”

Dhe u ul në tavolinën e fundit të kafes së Topit, e më tregoi për ndjenjën që i kishte shkaktuar fjala e Berishës, që ajo e njihte mirë. Ishte e dërmuar. Unë rrija e dëgjoja. Kur gjyqi u mbyll dhe ajo e humbi, m’u rikthye në kujtesë portreti i asaj dite, i Aneta Ramës, që me gjithë lëndimin, nuk ia linte barrën, as shkarkonte mërzinë të birit. “E gjej vete.”, -thoshte, ajo grua Vlore, që e pata shumë xhan njëherë e përgjithmonë, pas asaj dite kur e pashë të trishtuar, por të padorëzuar, me atë zërin karakteristik e portretin krenar, të pangatërrueshëm.

Ajo nuk merrte kurrë në telefon të thoshte diçka për të birin dhe punën e tij. Nuk besoj ta ketë bërë me askënd. Nuk ankohej, nuk kërkonte, nuk priste, nuk ndërhynte.

Një ditë i shkova në shtëpi kur ishte sëmurë. Më tregoi atë ditë për herën e parë të Edit në Greqi. “Sapo u hapën kufijtë dhe Edi shkoi te njerëzit e mi në Greqi. Po kur u kthye qe gjithë inat. “Po çfarë kanë ata më shumë se ne, që të jetojnë kaq mirë.”, më thoshte. Çfarë kanë grekët më shumë se shqiptarët?!” Nuk e pranonte dhe qe vërtet i tronditur, në vend të kënaqej, siç doja unë që ia këshillova të shkonte.”

Pastaj më tregoi fotot e të birit të vogël, që nuk ndryshoi kurrë. “Nuk u bë dot gojëmbël, por mbeti njeriu që atë që e mendon, ta thotë, pastaj e bën.”, më tha Aneta Rama në atë takim të fundit të gjatë me të. “Do të rrish për drekë, kam peshk nga Vlora.” -, tha në fund, po atë çast mori Zaho në telefon dhe unë ika, ndërsa e kam në sy, si atë ditë, ulur në divanin, e rrethuar nga fotot e fëmijëve të vegjël dhe dashurisë së saj të madhe, Kristaqit. Dikur më tregoi se nuk i pëlqente më të festonte ditëlindjen, që i përkonte me ditën e martesës, qyshkur iku i shoqi. Në ditën e lindjes së tij, edhe ajo vendosi ta shoqërojë përgjithmonë. Kur lexova lajmin, m’u kujtua dita kur e pashë të zbriste nga makina e të birit ministër, me një tufë lule për në varreza dhe zërin e saj: “E gjej vetë si kthehem.”

Nënat janë dashuria më e madhe që ka njeriu. Kur ato nuk kthehen më, është e vështirë. Për fat nënat nuk ikin kurrë. Janë diku, gjithmonë duke të vështruar nga lart dhe miratuar me kokë, çfarë ti bën dhe nuk bën. Ç’fat të kesh nënë të mençur.

Kam dashur gjithmonë ta intervistoj Aneta Ramën, po sikleti i zërave që na kompleksojnë: “Ja kjo, do e intervistojë se është nëna e Ramës.” Ah sa gjynah, që nuk e bëra.

U ula dhe shkrova dy fjalë për të, siç bëjmë, vetëm kur njerëzit ikin, se nuk dimë sa njerëzore është t’ua themi sa janë gjallë. Teta Neta, lamtumirë!

Aneta Rama ndërroi jetë ditën e sotme, në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama, i cili e quajti nënën e tij, ‘dritën e shtëpisë’. Aneta Rama ishte një nga stomtologet e para në vendin tonë, e cila është nderuar edhe me titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. Ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot në orën 17:00.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rudina xhunga vdes aneta rama rudina xhunga vdes aneta rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj