LIVE UPDATES
Bota

Afganistani duhet të jetë një mësim, ja çfarë ndodhi pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001

12 Shtator 2020, 05:48 Nga DOSJA
Afganistani duhet të jetë një mësim, ja çfarë

Presidenti Donald Trump u ka premtuar bashkatdhetarëve të tij t’u japë fund “luftërave të përjetshme” të Amerikës. Misioni më i shtrenjtë dhe më i gjatë nga misionet në vazhdim është ai në Afganistan. Ai do të hyjë në vitin e njëzetë në dhjetor dhe u ka kushtuar jetën e më shumë se 2.000 ushtarëve amerikanë dhe qindra miliarda dollarë taksapaguesve. Trumpi dëshiron – me përjashtim ndoshta të qëndrimit me një prani mjaft simbolike – të dalë nga Afganistani. Pa u konsultuar me aleatët e tij të NATO-s, ai po tërheq gjithnjë e më shumë ushtarë amerikanë dhe mbështet në këmbim negociata paqeje brenda Afganistanit me ish armikun e tij, Talibanët. A do të kenë sukses këto negociata dhe çfarë roli do të luajnë Talibanët dhe ideologjia e tyre islamike në të ardhmen duket se së paku për Trumpin është dytësore.

Qëllimi fillestar i operacionit ishte të thahej burimi i dyshuar i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Talibanëve që sundonin atëherë në Afganistan. Gjermania u bind menjëherë si një aleate. Dhe Ministri i Mbrojtjes, Peter Struck dukej se shpalli në dhjetor 2002 një lloj doktrine të re ushtarake gjermane : “Siguria e Republikës Federale të Gjermanisë mbrohet edhe në Hindukush”. Synim më të lartë misioni ushtarak mori vetëm sepse Perëndimi pretendoi ta kthejë Afganistanin në një demokraci. Kjo i shitej mirë një publiku kritik ndaj ushtrisë, veçanërisht në Gjermani.

Rekord deziluzionues

Që në përvjetorin e dhjetë të operacionit, në vitin 2011, megjithatë, ish-inspektori i përgjithshëm i Bundeswehrit, Harald Kujat, deklaroi në një intervistë me “Mitteldeutsche Zeitung” se Gjermania kishte dashur të tregonte solidaritet me Shtetet e Bashkuara me përfshirjen e Bundeswehrit. “Por po të marrësh si pikë referimi qëllimin e stabilizimit të një vendi dhe një rajoni, atëherë ky mision ka dështuar.” Ky vlerësim nuk ka ndryshuar deri sot.

Përsa i përket zhvillimeve politike në vend, eksperti i mbrojtjes i SPD Fritz Felgentreu deklaroi shkurtimisht në fund të gushtit të këtij viti se Afganistani “nuk është bërë një shtet kushtetues demokratik”. Felgentreu tha se nuk ishte “një zbulim i ri se shkeljet e të drejtave të njeriut dhe korrupsioni janë përhapur në Afganistan, duke përfshirë edhe anën e qeverisë”. Askush me pozitë të lartë nuk e ka kundërshtuar këtë.

Kërcënimi global terrorist që buroi nga Afganistani në 2001 është shmangur, të paktën për momentin. Por qëllimet e stabilizimit dhe demokratizimit nuk u arritën. Me tërheqjen e ngadaltë të trupave perëndimore, ato praktikisht braktisen.

Rezistojini tundimit

Bundeswehri gjithashtu pagoi një çmim të lartë: gati 60 ushtarë të vrarë dhe kosto zyrtarisht prej 12 ose 16 miliardë eurosh – në varësi të faktit nëse llogarit vetëm shpenzimet e pastra ushtarake.

Mësimi më i rëndësishëm nga Afganistani është një mësim shumë themelor: pretendimi për të ndërtuar një demokraci në vend sipas standardeve perëndimore ishte plotësisht i tepruar. Ky mësim shkon përtej Afganistanit. Në vitin 2003, dy vjet pas fillimit të ndërhyrjes në Afganistan, Presidenti George W. Bush e pa veten në Irak jo vetëm në një mision ushtarak, por edhe në një mision demokratik – me pasojat e njohura. Për fat të mirë, Gjermania nuk mori pjesë. Kur kërkohet një strategji kundër Sirisë, shtrohet në mënyrë të përsëritur çështja e ndërhyrjes që duhet t’i japë fund luftës civile dhe më pas të sjellë demokracinë. Dhe nganjëherë ka zëra të tillë edhe në lidhje me Libinë.

Në çdo rast të veçantë ekziston një tundim i madh për ta vendosur pretendimin moral të eksportit të vlerave mbi realizmin. Por nëse ka një gjë për të cilën të mëson Afganistani, ajo është ndjenja e realitetit.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afganistani christoph hasselbach afganistani christoph hasselbach

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?