LIVE UPDATES
Politike

Aeroporti i Vlorës, Rama prezanton projektin: Në shtator nis puna, dy opsionet që kemi në dorë

16 Shtator 2019, 16:09 Nga DOSJA
Aeroporti i Vlorës, Rama prezanton projektin: Në shtator nis puna, dy

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para qytetarëve projektin e aeroportit të Vlorës.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh aeroporti i Vlorës nuk e kishte një kompani që do të merrte përsipër prezantimin e projektit.

Numri një i qeverisë theksoi se kjo ka qenë një ndër ndihmat e qeverisë turke, e cila sipas tij  ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë një dorë Shqipërisë në këtë drejtim.

Kryeministri ndër të tjera nuk la pa përmendur karakterin e nxehtë të vlonjatëve, ku tregoi se nuk kalon ditë pa marrë mesazhe nga zona që ai e quajti si “Zona e Padurimit”.

“Ajo që ka ndodhur tani me Vlorën është një histori e pranuar nga të gjithë, sepse veprat që janë realizuar  do të pasohen nga të tjera pa diskutim dhe është e domosdoshme se dhe paralelisht me zhvillimin e klasave të sektorëve që transformojnë qytetin, që nga infrastruktura dhe hoteleria, ne do të përpiqemi që të intesifikojmë punë edhe brenda për brenda qytetit. Unë marrë shumë mesazhe nga zona e padurimit të vlonjateve, të cilët sjellin fotografi nga lagjet, sepse natyrisht jetojnë në situatë të vështirë”- u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Sektori i ekonomisë do të jetë gjithmonë një sektor ku Shqipëria do të nxjerrë të ardhurat e veta. Vlora, vite më parë ishte një qytet ku njerëzit mezi futeshin në shtëpi. Tashmë do të ketë investime të konsiderueshme dhe një aeroport ndërkombëtar. Ky është fillim i një historie dhe këto vepra do të pasohen nga të tjera. Paralelisht me zhvillimet e akseve që transformohen që nga infrastruktura dhe tek hoteleria ne do të përpiqemi të zhvillojmë edhe qytetet brenda. Marr shumë mesazhe nga të padurueshmit vlonjatë. Të gjithë thonë që: ok është bërë kjo dhe kjo, por ja ku jetoj unë. Dhe më çojnë foto nga lagjet që janë copë-copë. Sot për sot nuk është e mundur që shtëpitë në lagje të caktuara të shërbejnë për turistët, pasi janë krejtësisht anti-turistike, kështu që paralelisht duhet t’i bëjmë të dyja. Unë kam pjesën kryesore, pjesa tjetër është e kryetarit të Bashkisë. Kjo është pjesa më e vështirë por s’e detyroi njeri të bëhet kryetar bashkie, kështu që meqë zgjodhi të bëhej dhe meqë ia dhamë votëm duhet t’i bëjë. Ne po punojmë, ministria po punon për të finalizuar një projekt dhe një marrëveshje për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Është shumë e rëndësishme pasi jo të gjithë e kanë kurajon dhe dëshirën që të kalojnë malin për të shkuar në det. Më pas do të transformojmë edhe portin, në një port turistik.  Të gjitha këto kanë rëndësi, por më e rëndësishmja është sjellja e një aeroporti ndërkombëtar.  Tani kanë filluar shkruajnë edhe gazetat e huaja, se kush do ta marrë apo kush do ta marrë. Ne akoma jemi në një process diskutimi të brendshëm që do të mbyllim për pak javë për mënyrën se si do të procedojmë. Ne kemi opsionin e përfshirjes së një komapnie mjaft të rëndësishme, por kemi edhe opsionin për ta filluar vetë ndryshimin, që të mos ndodhemi përballë të papriturave që sjellin procedurat.  Ne kemi caktuar një buxhet vetë si shtet, dhe më pas për të kaluar në një garë ndërkombëtare. Ky është një vendim që do ta marrim së shpejti duke parë se sa interes do të ketë për të hapur një gare. Me sigurinë që gara të mos përfundojë pa kompani fare apo me kompani që nuk janë në pritshmëritë tona, ap otë atyre vlonjatëve, të cilat nuk i kapim dot. Do kërkojë kohën e vet. Ky aeroport është shumë më rëndësi, pasi nuk është aeroport turistik. Ky duhet të jetë një aeroport më i madh se i Tiranës dhe më një standart më të lartë.  Jo se Vlora është më e rëndësishme se Tirana se kjo nuk diskutohet pasi Vlora është më e rëndësishme se Neë Yorku, Berlini, etj. Aeroporti i Vlorës do të jetë me një pistë 3.2 km dhe do të mundësojë uljen e avionëve me kapacitet të madh, edhe për ata me mallra. Nuk kemi në rajon aeroport për uljen e avionëve të mallrave. Një funskion i tretë është mirëmbajtja dhe riparimi i avionëve që do të bëhet këtu. Kontributi në ekonomi i këtij aeroporti do të jetë shumë i ndjeshëm pasi çdo lekë i investuar në një aeroport është i shumëfishëm me 27 nga aktiviteti. Nëse 1000 vende pune i kërkon direkt aeroporti, atëherë 27 fish është i gjithë aktiviiteti ekonomik që aeroporti sjell. Në mungesë të aeroportit vlonjatët fluturuan me skaf. Koha tregoi që skafi nuk ishte ndonjë metodë kushedi dhe po merremi me ndërtimin e aeroportit. Tani merruni me emrin si mendoni ta quajmë, unë e kam një ide. Por më mirë e lëmë për herë tjetër.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ndertimi i aeroportit te vlores rama ne vlore edi rama ndertimi i aeroportit te vlores rama ne vlore

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit