LIVE UPDATES
Politike

Administrata në qendrat e votimit, Rama shpjegon sistemin: Do ta kenë me detyrim në rast se i bie shorti

4 Qershor 2020, 20:25 Nga DOSJA
Administrata në qendrat e votimit, Rama shpjegon sistemin: Do ta kenë

TIRANË- Depolitizimi i administratës është një kërkesë eksplicite prej 30 vitesh nga ODIHR. Kështu është shprehur Kryeministri Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, duke shpjeguar se si mazhoranca ka propozuar të kryhet ai që quhet depolitizim i administratës, e që duket se është një pikë e padakordësuar në çështjen e reformës zgjedhore.

“Ne kemi përpara një detyrë të qartë, të depolitizojmë administratën zgjedhore dhe kjo është një kërkesë thelbësore e ODIHR-it dhe ajo që na kërkohet nga BE dhe nga SHBA është një ligj zgjedhor bazuar në rekomandimet e OSBe- ODIHR-it. Ajo çfarë na kërkohet ne është një marrëveshje me element thelbësor depolitizimin. E dyta nuk jemi në një kohë kur administrata ishte një falangë e madhe politike, por jemi shumë vite më pas. Nga ana tjetër është shumë e thjeshtë llogaria. Po të bëhet me 7 x 7= 42, nuk del, po të bëhet me aritmetikë del. Shqipëria ka 16 mijë e 500 komisionerë nëse komisionet janë me tre persona. Administrata publike shqiptare, me statusin e nëpunësit civil dhe që mbrohet nga ky status, ka afro 16 mijë persona, pavarësisht se këtu mund të përfshihen mësuesit që përfshihen në gjithë botën. Është hapur hapësira që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, pra të gjithë anëtarët e partive politike (brenda këtyre) që duan të regjistrohen vullnetarisht për të qenë komisionerë, me kushtin që të kenë një diplomë dhe të mos kenë probleme me ligjin, mund të regjistrohen, pra të gjitha partitë mund t’i nxisin ata që kanë bërë komisionerin më parë të regjistorehn. Dhe kështu krijohet një rezvuar njerëzish që mund të shkojë në 60 -70, apo 100 mijë persona. Dhe në këtë rezervuar administrata pse është e rëndësishme? Administrata do ta ketë me detyrim në rast se i bie shorti. Gjithë ky rezervuar është rezervuari ku do të selektohen njerëzit. Dhe do të bëhet me short, jo me emërim. Shortin do ta hedhi KQZ në mënyrë transparente. Dhe këtu mund t’i bjeri shorti një anëtari të PD apo partive të tjera dhe sigurisht që do t’i bjeri shorti dhe një punonjësi të administratës. Punonjësi i administratës e ka me detyrim, vullnetarin nuk e detyron dot. Nëse ju më gjeni mua përtej mitologjisë një nëpunës civil që është i gatshëm të shkojë në komision dhe të rrezikojë vendin e punës dhe të drejtën për të punuar për shtetin shqiptar gjithë jetën dhe shkon në burg për manipulime, atëherë ma tregoni kush është se një të tillë në Shqipëri nuk ka”, u shpreh Rama.

I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari se si mund të funksionojë besimi tek një administratë e punësuar nga politika, Rama tha:

“Dhe për t’u kthyer tek çështja e besimit , me lejoni t’ju jap një shembull. Nëpunës civil në nivelin qendror, gjithsej janë 16 mijë. Në varësi të ministrive janë 9 mijë. E dini ju se sa nga këta 9 mijë kanë hyrë në punë pas vitit 2013. Vetëm 33%. 67% e tyre kanë hyrë në kohën kur qeveriste PD, një pjesë e madhe dhe një pjesë kanë qenë edhe më përpara”, deklaroi Rama.

Marrë nga Opinion.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike administrata zgjedhore edi rama refoma zgjedhore administrata zgjedhore edi rama refoma zgjedhore

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez