LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Adhuruesi i Millosheviçit mori Nobel, kroatja Bremer i nxjerr të palarat: Handke dhunonte gruan

12 Tetor 2019, 07:54 Nga DOSJA
Adhuruesi i Millosheviçit mori Nobel, kroatja Bremer i nxjerr të

GJERMANI- Shkrimtarja kroate që jeton në Gjermani, Alida Bremer në një shkrim për DË, ka reaguar në lidhje me çmimin Nobel dhënë autorit austriak, Peter Handke.

Bremer ka hedhur akuza kundër Komitetit të Çmimit Nobel, për të cilin shkruan se falë fushatës “Me Too” ka zbuluar konflikte interesi dhe raste korruptive e sërish gaboi në zgjedhjen e fituesit. 

Në shkrimin e saj, përveç reagimeve të ashpra të personazheve të njohur të prekur nga masakrast serbe, Bremer nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-bashkëshorten e shkrimtarit.

Gjatë periudhës së divorcit ajo e ka akuzuar se e kishte dhunuar duke e denoncuar gjatë lëvizjes METOO, të cilën Handke e përçmoi.  

“Unë ende e dëgjoj kokën si mu përplas në kalldrëm. Ende e ndjej këpucën alpine në bark dhe grushtin në fytyrë”, shkroi ish-bashkëshortja e tij në një letër publike për të.

Shkrimi i plotë i Alida Bremer në Deutsche Ëelle:

Bota jonë herë pas here është skizofrene. E çfarë mund ta ilustronte këtë ndjesi më mirë, se një ditë, kur një grua nga Ballkani që jeton në Gjermani, lexon lajmet për një akt terrorist antisemitist dhe radikalist të djathtë në Hale – dhe pikërisht në kulmin e kaq parandjenjave të këqija, që ajo i përjeton si déjà-vu – dëgjon për vendimin e Komitetit të Çmimit Nobel.
Ky komitet falë fushatës MeToo ka zbuluar konflikte interesi dhe raste korruptive, të cilat po ashtu zgjojnë déjà-vu të tjera tek një europiano-juglindore e sprovuar me dhimbjen. Për vitin 2018 nuk u dha çmimi Nobel, tani ai i jepet autores polake, Olga Tokarczuk. Menjëherë ajo ngrihet lart në mediat e botës gjermane për qëndrimin e saj kritik kundër nacionalizmit polak. Kurse çmimi Nobel për vitin 2019 i jepet – Peter Handkes! Për të thuhet menjëherë, se duhet ndarë estetikja nga elementi politik, sepse politika nuk është argument qendror në dhënien e çmimit Nobel. Çfarë është kjo?
Deri në mbrëmje kishte shumë reagime. Hendeqe të rinj hapen. Në një kohë që shumë myslimanë boshnjakë shohin aty fyerjen e viktimave në Srebrenicë dhe mjaft shqiptarë nga Kosova solidarizohen me këtë, kroatët ndahen në njërën palë që thotë, se “vepra e Handkes është e madhe, por…” dhe të tjerët që thonë se “ai është çetnik”. Nga ana tjetër shumë serbë, të paktën me sa mund të kuptosh nga postimet në mediat sociale, ndjehen më në fund të kuptuar nga bota, por edhe mes tyre dalin konflikte. Autori Dejan Tiago Stankovic shkruan në profilin e tij në Facebook: “I dashur Handke, (…)ne do ta falnim ty, që Millosheviçi, i cili e bëri jetën tonë mut dhe çoi drejt vdekjes një numër të madh njerëzish, të bëri për budalla, (…)por të lutem mos u bëj edhe një herë i tillë, dhe mos lejo, që kjo hordhi këtu (…) të të kthej në kukull të regjimit të vet analfabet.”

Ka qenë një ditë plot lajme shqetësuese. Atentatori i Hales kishte marrë shembull norvegjezin Anders Breivik dhe atentatin e Zelandës së Re në Christchurch, tha eksperti i sigurisë, Peter Neumann në Deutschlandfunk. Përmes imituesve mund të vijë puna deri tek një valë terrori…dhe gruaja nga Ballkani nuk mund të mos kujtojë, se vrasësi masiv Anders Breivik dhe Tarranti, të dy frymëzoheshin nga nacionalistët serbë, si Peter Handke. Por jo, gjithkund theksohet: Nderohet një njeri i letrave, jo një politikan. Por letrari ka transmentuar në tekstet e tij edhe pikëpamjet e tij politike, dhe pa asnjë distancë, ai nuk lodhet së përsërituri e përforcuari tezat e tij në intervista, për ata që mendonin se ndoshta bëhet fjalë për letërsi. Kritikët duhet të kujdesen që të mos e kritikojnë këtë përzierje, ndryshe nuk e kanë kuptuar letërsinë…

Kapërcimi i kufijve si koncept

Falë fushatës MeToo është riformësuar edhe komiteti i Çmimit Nobel: Por çfarë tha për MeToo, Peter Handke në një intervistë: “nuk mund ta dëgjoj më. Gratë, i ndezin burrat, dhe pastaj ankohen.” I ndezin? Pavarësisht, se çfarë thotë, ai e thotë kaq bukur, brohorasin admiruesit e tij. E çuditshme, që ai nderohet me një çmim, që jo vetëm nga njerëzit e zakonshëm perceptohet si politik, por që edhe nga themeluesi i tij ishte i menduar si politik. Njerëzit e zakonshëm nuk i interesojnë, do thoshte Handke tani. Një duzinë deklaratash të tij luajnë me kapërcimet e kufijve të jokorrektesës politike, ato polarizojnë fort dhe të thëna njëherë ndezin debate pa fund. Kjo metodë zgjon edhe një déjà-vu tjetër për një grua nga Ballkani.
Në Vishegrad Handke pyeste: “Si mund të shpërthente një terror i tillë kaq hapur kundrejt një popullsie me shumicë myslimane, e armatosur mirë për një luftë dhe që i kishte njerëzit e saj në kyre?” Me këtë autori polemizon me gazetarët perëndimorë, sidomos ai i vë pikëpyetje një raporti në Neë York Times, sipas të cilit milicët serbë kishin ushtruar terror në Vishengrad. Në “Shtojcë vere” ai nuk habitet kushedi sa, që nuk banonin më myslimanë në Vishegrad, në një kohë që mund të pyeste veten, se ku ishin zhdukur myslimanët “e armatosur kaq mirë”?
Por kritika ndaj gazetarisë perëndimore dhe demokracive perëndimore bashkë me stilin e tyre të jetesës është për të më e rëndësishme se faktet dhe pyetjet që lindin. Me këtë Peter Handke u profilizua si një nga të parët, që i hapën rrugën nocionit “shtyp i gënjeshtrave”, pavarësisht faktit, që ekspertizat e Tribunalit të Hagës i konfirmuan raportimet e gazetarëve dhe pavarësisht faktit, që 57 gazetarë humbën jetën në luftërat në ish-Jugosllavi. Faktet pra nuk janë shumë vendimtare për Ballkanin, tha ai njëherë në një intervistë, Ballkani mund të ushqehet vetëm përmes “fiksionit-trillimit”. Gjë që ai e bëri me bollëk.
Një nga kundërshtarët më të mëdhenj të tij ishte Marcel Reich-Ranicki, që e kuptoi herët, se admiruesit e Handkes paraqisnin “një lloj komuniteti besimtarësh”, dhe të cilit Handke nuk ia falte kritikat negative, kështu që shkrimtari e provoi me kritikun Reich-Ranicki që në vitin 1980 kapërcimin e kufijve të korrektesës politike. “…ashtu si ai që në dëshirën e përforcuar për vrasje, ndoshta nga getoja, humbi çdo lloj shenje për racën, dhe vetëm në popull ishte xhelati ekzemplar.” Pas vdekjes së kritikut, ai tha se “ajo mu mor për keq për antisemitizëm, por unë vetëm mund të habitesha për këtë.”
Tani gruaja nga Ballkani habitet për vendimin në Stokholm. Ish-partnerja e Handkes, Marie Colbin thotë, se Handke e ka qëlluar. “Unë ende e dëgjoj kokën si mu përplas në kalldrëm. Ende e ndjej këpucën alpine në bark dhe grushtin në fytyrë”, shkroi ajo në një letër publike për të, duke e akuzuar, se solidariteti i tij me Serbinë, bëhet vetëm nga narcizmi i tij. “Në një farë mënyre ti je mirënjohës për këtë luftë, se ajo kënaq në mënyrë perverse dëshirën tënde të pashuar për njohje publike. Egoja jote fryhet dhe kjo më bën të ndjej përbuzje.” Janë fjalët e ish-partneres, por gruaja nga Ballkani dallon mendimet që i erdhën, kur lexoi për herë të parë udhëtimin e dimrit të estetit letrar dhe rebelit të elitës letrare.

Faktet? Jo fort të rëndësishme?

Po, në detin e lajmeve të këqija, ky nga Stokholmi ishte kulmi. Peter Handke që shprehjen “serbët të gjithë dhe kudo” e mori seriozisht, i quante kroatët me përbuzje “serbë-ustashë katolikë” dhe pyeste veten nëse “myslimanët serbë të Bosnjes që flasin serbokroatisht duhet të jenë një popull”. Dhe kjo në një tekst, ku ai dyshonte për raportimet nga Srebrenica. “dhe pse në vend të kërkimit të arsyeve…asgjë veç shitjes së fakteve dhe gjoja-fakteve lakuriq, të forta, të bëra për tregun?” Kritika ndaj tregut qëndron mbi gjenocidin, ai sheh më tutje se të gjithë gazetarët bashkë, por nëse duhet, ai ka kuptuar më shumë se të gjitha viktimat, viktimat gënjejnë bashkë me shtypin, por nëse duhet, poeti i madh i tërheq fjalët e tij ose i paketon në sqarime mistifikuese. Ndërkohë e di, se ai rregullisht e shan dikë si fashist, dhe merr poza të fortë drejtësie kundrejt të gjithë atyre që nuk e brohorasin, gjithkund këta budallenj dhe njerëz mesatarë.
“Drejtësi për Serbinë!”, thuhej në formë deklamative nga ai. E pikërisht ky njeri që ngrihet lart për virtuozitetin e tij gjuhësor, thotë në një intervistë: “Fjalët më të shëmtuara të Republikës Federale (Gjermane) vijnë nga gazetarët”. Në një kohë që ishte ai, që i tha televizionit serb në Rambouillet: “Ajo që serbët prej pesë, më shumë, tetë vjetësh kanë vuajtur nuk e ka vuajtur asnjë popull në Europë në këtë shekull. Për këtë nuk ka kategorizim. Tek hebrejtë, aty ka kategorizim, e për këtë mund të flasësh. Por tek serbët, është një tragjedi pa arsye. Ky është një skandal.”
Mënyrën e tij për të folur për “serbët”, “gjermanët”, apo “hebrejtë” si subjekte kolektive e ka kritikuar njëherë autori boshnjak, Xhevad Karahasan. Ai e meritonte, sipas mendimit tim, çmimin Nobel shumë më parë se Peter Handke. Po ashtu si një oponenti të Handkes, autori boshnjak, Bora Cosic. Por komiteti i çmimit Nobel me gjasë nuk i merr seriozisht njerëzit nga Ballkani, njësoj si laureati i tij i fundit. Edhe kjo është një déjà-vu.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture adhuruesi i milloshevic alida blemer cmimi nobel për letersi adhuruesi i milloshevic alida blemer cmimi nobel për letersi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 11 Tetor 2019, 17:32

TIRANË- Aktorja e njohur Olta Gixhari, arrin të rrëmbejë vëmendjen në çdo moment.Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur...

"Krimi futi në parlament 28 deputetë"/ Berisha denoncon me emra

"Krimi futi në parlament 28 deputetë"/ Berisha denoncon me emra

Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

Skena si nëpër filma në mes të Tiranës/ Përplasi makinën e policisë e disa automjete të tjera

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare