LIVE UPDATES
Bota

Abuzimet në kishën polake: I besuari i Papës nën dyshim

13 Nëntor 2020, 07:55 Nga DOSJA
Abuzimet në kishën polake: I besuari i Papës nën dyshim

Kardinali Stanislav Dzivis nuk është një dokushdo. Ai e shoqëroi papën polak Gjon Pali II si sekretarin personal gjatë gjithë pontifikatit, ai e njihte papën që heret dhe nuk u nda nga kreu i kishës në asnjë moment, derisa ai ndërroi jetë në vitin 2005. Vetë Papa thoshte për Dzivisz-in, se ishte i “pazëvendësueshëm”.

Gjithmonë i pranishëm, por i heshtur, ai konsiderohej si më i besuari i Papës. Kush donte të shkonte te Gjon Pali II., duhej të kalonte nga kardinali. Ai kishte diçka prej mbrojtësi, i drejtonte Papës rrobën, e mbështeste kur ecte në pleqëri. Por tani ai vetë do të kishte të nevojë për ombrellën mbrojtëse të Papës.

Audiencë private me para në dorë?

Sepse të hënën (9. 11. 2020) transmetuesi privat TVN24 shfaqi një reportazh të Marcin Gutovski-t për kardinalin tani 81-vjeçar Dzivisz. Në të ngrihen akuza serioze. Se ai kishte qenë në dijeni për abuzimin seksual të fëmijëve nga themeluesi i Legjionarëve të Krishtit, Marcial Maciel Degollado dhe ish-kardinalit amerikan Theodore McCarrick dhe megjithatë i kishte mbështetur të dy.

Përveç kësaj Dzivisz kishte marrë 10.000 dollarë dhe kështu, me kërkesë të McCarrick, i kishte mundësuari shoqëruesit të tij në vitin 1998 një audiencë private te Papa. Të martën Vatikani publikoi një raport të vetin lidhur me rastin McCarrick. Ai shtron pyetjen, përse Gjon Pali II., megjithëse pati një sërë indiciesh për veprime të mundshme pedofile të McCarrick, e bëri atë peshkop dhe më vonë kardinal. Edhe emri Dzivisz përmendet disa herë në raport.

Dzivisz vetë hesht. Autori i reportazhit televiziv “Don Stanislao. Fytyra tjetër e kardinalit Dzivisz” tregon vazhdimisht, se si është përpjekur disa herë pa sukses, që ta bindë klerikun për një intervistë “në atmosferë të mirë dhe miqësore”, në mënyrë që ai të paraqiste gjërat nga këndvështrimi i tij. Në fund filmi shfaqet pa intervistën, vetëm me disa deklarata të shkurtra të kardinalit dhe me fragmente të një bisede telefonike. Në të kardinali paralajmëron se hulumtimet gazetareske mund të shkaktonin një “skandal ndërkombëtar”. Ai thotë se është i merakosur për Poloninë. “Unë jam një njeri, që i ka shërbyer Papës, kishës dhe Polonisë. Dhe tani këto akuza? Për hir të Zotit!”

“Kur e pashë filmin, u trondita më së shumti nga qëndrimi i kardinalit, nga reagimet e tij ndaj akuzave të gazetarëve”, komenton Artur Sporniak i gazetës liberale katholike “Tygodnik Powszechny”. “Ai nuk arrin ta kuptojë se i nënshtrohet të njëjtit ligj dhe të njëjtave rregulla si të gjithë të tjerët. Se nuk ka përjashtime”. Një europarlamentar i së majtës alarmoi prokurorinë e shtetit. Nuk ka “lopë të shenjta”.

Filmi ka ringjallur diskutimin mbi pedofilinë në kishë dhe mbulimin e saj. Ditën pas transmetimit të tij kryetari i Konferencës Ipeshkvnore polake kryepeshkopi Stanislav Gadecki, bëri këtë deklaratë: “Unë shpresoj se të gjitha dyshimet, që u paraqitën në këtë reportazh, të sqarohen nga një komision përgjegjës i Vatikanit”. Dzivisz vetë kishte premtuar të bashkëpunonte me një “komision të pavarur”. Por komisioni mund të caktohet vetëm nga Papa, thekson në intervistë me DW prifti dhe filozofi Andrzej Kobylinski. As një forum lokal dhe as shtetëror nuk mund të gjykojnë një kardinal.

Erozion i besimit 

Kobylinski pret një “rrëzim të përshpejtuar” të kishës katolike në Poloni. „Sekularizimi galopant i brezit të ri” do të “avancojë me shpejtësi”. Kisha përjeton humbjen e besimit. Për Kobylinskin një zhvillim i trishtueshëm, për të cilin priftërinjtë dhe peshkopët janë vetë fajtorë, “sepse bënë gabime dhe lejuan neglizhime. Vitet e fundit këtu fjala është kryesisht për skandalet e pedofilisë dhe mbulimin e tyre”, thotë prifti dhe teologu nga Varshava.

Para disa ditësh Vatikani gjykoi një tjetër rast duke vendosur njëkohësisht disa dënime ndaj ish kryepeshkopit 97-vjeçar të Vroclavit. Kardinalit Henryk Gulbinovicz nuk i lejohet më të përdorë simbolet e peshkopit, të celebrojë meshë dhe ai nuk do të varroset në katedralen e Vroclavit. Gulbinovicz akuzohet ndër të tjera për abuzim seksual.

Joachim Frank, kryetar i Shoqatës së Publicistëve Katolikë në Gjermani (GKP), kujton se çfarë revolte pati shkaktuar abuzimi në vende të tjera. Si për shembull përmes filmit të Francois Ozon “Lëvduar qoftë Zoti” bazuar në raste të vërteta abuzimi, i cili „madje edhe në Francën laike bëri bujë të madhe”. Ai mund ta imagjinojë fare mirë se diçka e ngjashme mund të ndodhë tani në Poloni. “Skandali i abuzimit në kishën katolike ka një dimension të tillë, saqë askush nuk mund të fshihet, duke përmendur meritat nën moton, ‘lëreni të qetë atë, se ka bërë aq shumë të mira’. Sepse çfarë do të thoshte kjo, parë nga perspektiva e viktimave, që kanë vuajtur nga priftërinjtë?” Në një intervistë për DW ai bëri thirrje për gjykime të drejta. “Drita dhe hija i përkasin të vërtetës”, komentoi Frank.

Cilido qoftë vendimi, ai kalon përtej sferës së kardinalit. Rasti Dzivisz ka „një dimension kombëtar”, thotë Kobylinski, sepse Gjon Pali II. është në Poloni jo vetëm një figurë e kishës, por një pjesë integrale e “kujtesës dhe e identitetit nacional”. Ai luajti një rol dominues në Poloninë socialiste, u dha njerëzve mbështetje dhe shpresë. Akuzat kundër Dzivisz fajësojnë atë dhe shtrojnë pyetjen për përgjegjësinë e Papës, veçanërisht në rastin e “Legjionarëve të Krishtit”. Themeluesin e urdhërit ai e mbuloi deri në fund. Kanonizimi i shpejtë i Papës ka ndodhur „ndoshta para kohe”, mendon Kobylinsky.

Monumente të Papës polak ka në mbarë vendin. Monumenti i Henryk Jankovskit u largua nga qyteti i Gdanskut vitin e kaluar, pasi u raportua për viktima të abuzimit. Jankovski, që vdiq në 2010, ishte „kleriku legjendar i Solidarnostit” dhe prifti, te i cili rrëfehej Lech Walesa, kryetari i sindikatës Solidarnost dhe më vonë president i vendit. Monumentet e Dzivisz-it që janë ngritur që në të gjallë të tij, mund të tronditen. Të martën në mbrëmje demonstruesit kaluan para shtëpisë së tij në Krakov dhe para kuries në qytetin, ku ai ka qenë kryepeshkop. Njëra nga skulpturat e Dzivisz-it gjendet në jug të Polonisë, në Zakopane, qytetin malor që Gjon Pali II. e ka dashur aq shumë. Një tjetër në vendlindjen e Dzivisz, Raba Wyzna, e treta në afërsi të saj. Asnjëherë monumentet nuk e tregojnë Dzivisz të vetëm, por në krah të Gjon Palit II.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota akuzime ne nje kishe ne poloni poloni akuzime ne nje kishe ne poloni poloni

Sondazh

Poll
Bota 13 Nëntor 2020, 07:37

Zaev: Ka çështje për të cilat nuk negociohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se është optimist se mosmarrëveshjet me Bullgarinë mund të zgjidhen dhe se po bëhet çmos për të arri...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë