LIVE UPDATES
Bota

A mund t’i humbasin zgjedhjet parlamentare konservatorët e Gjermanisë?

20 Mars 2021, 09:41 Nga DOSJA
A mund t’i humbasin zgjedhjet parlamentare konservatorët e

GJERMANI– Po të deklaroje pak muaj më parë se CDU/CSU nuk do të jetë në qeverinë e ardhshme të Gjermanisë pas zgjedhjeve parlamentare në shtator, do të tingëllonte absurde. Tani kjo është e mundur. Është padyshim ndëshkim i rëndë vota e fundit për partitë konservatore që qeverisin Gjermaninë. Në zgjedhjet në dy lande federale, të dielën CDU mori rezultatet më të dobëta pas Luftës së Dytë Botërore.

Në Baden-Vyrtemberg, të cilin CDU-ja e qeverisi nga viti 1953-2011, ajo mori 24.1 përqind – 2,9 përqind më pak se 5 vjet më parë. Këtu fituan sërish të Gjelbrit. Në Rajnland-Pfalc, kështjella e ish-kancelarit Helmut Kohl, CDU mori 27,7 përqind, 4,1 përqind më pak se pesë vjet të shkuara. Këtu fituan sërish socialdemokratët. Në sondazhet nacionale, CDU/CSU arrin tani 30 përqind, nga 38 përqind që kishte vjeshtën e kaluar.

Shkaqet për ndëshkimin e rëndë nga zgjedhësit

Shkaku për goditjen e fortë ndaj CDU-së është zhgënjimi në popull me performancën e qeverisë në fazën e dytë të pandemisë. Qeveria, partitë konservatore në të, bëhen përgjegjëse që Gjermania nuk ka numër të mjaftueshëm vaksinash. Nga shumë njerëz konsiderohet gabim që Gjermania ia la në dorë Brukselit, me procedura tepër burokratike prokurimin, blerjen e vaksinave. Porositja me vonesë e vaksinave dhe si rrjedhojë mungesa e tyre edhe në Gjermani është një faktor pse ritmi i vaksinimit është shumë i ngadaltë.

Qeveria ndëshkohet edhe për pakënaqësinë për rreth katër muaj mbyllje të jetës publike. Mbyllja solli padyshim rezultate, por ato nuk sollën kthesën vendimtare. Fundi i pandemisë tani nuk po duket. As vijnë në diskutim heqje të tjera kufizimesh, përkundrazi, të hënën (22.03.) pritet vazhdimi e ndoshta ashpërsimi i kufizimeve ekzistuese.

Qeveria u ndëshkua në dy zgjedhje rajonale edhe për vonesat e mëdha në kompensimin e firmave të goditura nga pandemia. Por dhe për faktin që disa deputetë konservatorë mendohet se janë pasuruar duke ndërmjetësuar shitjen e maskave anti-Covid. CDU/CSU i detyroi këta deputetë të braktisin si mandatin, ashtu edhe partitë.

Megjithatë ka njerëz që pyesin nëse qëndrimi kaq gjatë në pushtet i CDU/CSU-së, katër mandate, ka kompromentuar edhe politikanë të tjerë, jo vetëm konservatorë.

Tani është e qartë se në zgjedhjet parlamentare në shtator, fatin e CDU/CSU-së do ta vendosë nota për menaxhimin e pandemisë.

Koalicionet e mundshme qeveritare pa CDU/CSU

Që të jemi të qartë: për qeverinë e ardhshme të Gjermanisë, këtë moment, ende më i mundshmi konsiderohet një koalicion i CDU/CSU me Të Gjelbrit. CDU/CSU me 30 përqind dhe Të Gjelbrit, me 18-20 përqind. Vetëm se kjo tani nuk është e sigurtë.

Të vetmit që janë të sigurtë që do të jenë në qeveri janë Të Gjelbrit. Kjo sepse pas këtyre zgjedhjeve rajonale, Të Gjelbrit mund të jenë parti kryesore në konstelacione pa konservatorët. Vota të mjaftueshme për të formuar qeverinë nacionale në fund të shtatorit mund të kenë edhe dy koalicione të tjera.

I pari, një koalicion midis Të Gjelbërve, Socialdemokratëve dhe liberalëve të FDP-së. Po u krijua ky koalicion në Baden-Vyrttemberg, ai mund të shtojë vetëbesimin e të Gjelbërve si parti kryesore dhe të bëhet model edhe për federatën.

Koalicioni i dytë i mundshëm është midis Të Gjelbërve, dhe socialdemokratëve të SPD, që janë parti e qendrës së majtë dhe partisë E Majta, që është parti ultra e majtë.

Ky koalicion i dytë do të ishte një aleancë më radikale. Pasi edhe Të Gjelbrit, të dalë dikur nga partia socialdemokrate, kanë ende një krah të fortë të majtë. Një aleancë e tillë do të ndihej edhe nga Evropa. E mundur është që ajo të mbante qëndrime të ndryshme nga qeveria aktuale gjermane: p.sh. qëndrime më të afërta me Rusinë dhe distancim nga Kina. Në politikën financiare, një konstelacion i tillë do të ishte më pak kursimtar, ndërsa në veprimet në mbrojtje të klimës, më i vendosur.

Si mund ta kthejë situatën në dobi të saj CDU/CSU-ja?

Për ta kthyer situatën në dobi të tyre, konservatorëve u duhen veprime çliruese. Në të kaluarën, kancelarja Angela Merkel ka gjetur zgjidhje të papritura në situata të vështira. Kujtojmë marrëveshjen e papritur të vitit 2016 me Turqinë, për refugjatët që vinin drejt Evropës. Ose  pranimin e papritur të futjes së Gjermanisë në borxhe për Evropën në vitin 2020, me bondet për Fondin e Rindërtimit të Koronavirusit, kur BE kërcënohej nga shpërbërja prej goditjes nga pandemia.

Këtë herë do të nevojiteshin disa veprime. Qeveria duhet të arrijë p.sh. suksese me vaksinimin. Që njerëzit të kenë ndjesinë se konservatorët u ofrojnë perspektivë. Një rrugë e mundur do të ishte vaksinimi më i gjerë edhe më i shpejtë. Për këtë nevojiten më shumë vaksina.

Një ndihmë në këtë drejtim mund të ishte licensimi i vaksinës ruse Sputnik V në Gjermani e në BE. Tre kryeministra landesh, ai i Berlinit, i Saksonisë dhe ai i Bavarisë kërkuan këtë javë licensimin e kësaj vaksine, edhe në BE dhe në Gjermani. Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder tha se, sipas të gjitha ekspertizave shkencore, Sputnik V është vaksinë shumë e mirë. Ai kërkoi që BE të përshpejtojë licensimin dhe marrëveshjet me prodhuesit.

Të enjten (18.03.) Autoriteti Evropian i Medikamenteve, EMA e konfirmoi se AstraZeneca është vaksinë e mirë dhe e sigurtë. Rastet me trombozë shihen si raste të izoluara.  Veç kësaj, mjekë gjermanë në Greifswald njoftuan spitalet e Evropës se zbuluan një mënyrë për trajtimin e trombozave të tilla të rralla, në rastet e pakta kur ato mund të shfaqen pas vaksinimit. Mbrëmë, Astra Zeneca u rilejua edhe në Gjermani, gjë që do të përshpejtojë fillimin e vaksinimeve më masive nga mjekët e familjes.

Njëkohësisht, kryetari i ri i CDU-së, Armin Laschet duhet të paraqesë ide të fuqishme për të ardhmen e Gjermanisë. Fillimin e detyrës ai e ka shumë të vështirë. Pas rezultatit deziluzionues në dy zgjedhjet rajonale Lascheti tha se “nuk është e përcaktuar nga Zoti, që ne do të jemi partia e kancelarit të ardhshëm”, për këtë duhet luftuar. Ai ka deklaruar se në fund të marsit do të nisë hartimi i programit elektoral të partisë për zgjedhjet parlamentare të 27 shtatorit. Kryetari i CDU-së synon të përfshijë në të ide të ekonomisë, sindikateve dhe shoqatave profesionale, për ta bërë programin sa më përfaqësues.

Marrë nga DW.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota angela merkel skandali i maskave ne gjermani zgjedhjet ne gjermani angela merkel skandali i maskave ne gjermani zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më