Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar datën dhe oraret se kur do të zhvillohet referendumi që do të zhvillohet për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ Berisha bën të ditur se referendumi do të zhvillohet më 18 dhjetor nga ora 08:00 deri në orën 17:00.
POSTIMI I BERISHËS:
Të dashur miq, vendndodhjet e qendrave të votimit, ku do zhvillohet referendumi do bëhen të ditura sipas degëve gjatë ditëve ne vijim!
Kjo lëvizje e Berishës, vjen në një kohë kur kreu i PD, Lulsim Basha ka deklaruar se po me 18 Dhjetor do të mbledhë demokratët në Kuvendin e PD-së, aty ku do të diskutojnë dhe marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre.
Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë?
Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme.
Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, duke përjashtuar dje nga një mbledhje nga Këshilli Kombëtar i PD-së, të gjithë mbështetësit e Berishës, duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. Por kundërpërgjigja e vendimit të Bashës, erdhi sot, me hyrjen në PD të Berishës dhe mbështetësve të tij. Lufta mes palëve ka nisur, por nuk dihet përfundimi…
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Kryeministri Rama ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook një postim në lidhje me rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga ...
TIRANË – Presidenti Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar 11-vjetorin e liberalizimit të vizave për shqiptarët. Ai shkruan se e ...
KOSOVË- Gjatë qendrimit në Kosovë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës Albin K...
TIRANË– Ditën e sotme, Komisioni për Çështjet Ligjore ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, për kthimin e ligjit të Bashkëqeverisjes.De...
TIRANË – Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka dorëzuar në SPAK padinë për shpifje ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji.Ende nuk dihet s...
TIRANË – Sekretarja e degës nr.9 të Partisë Demokratike, Eda Grimci nuk pranon të dorëzojë detyrën pas vendimit të kryetarit të partisë Lulzim Basha ...
TIRANË– Komisioni i Përkohshëm për Rithemelimin e Partisë Demokratike ka njoftuar të gjithë demokratët se në datën 18 dhjetor, anëtarësia e PD vendos...
DURRËS– Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fushë Krujë, Agron Loka është shkarkuar nga posti i tij nga kryedemokrati Lulzim Basha, por ai dek...
BERAT – Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë është çelur fondi për rijetëzmin e ndërtesave kulturore në Berat. Në takimin e mbajtur sot, kryemi...
BERAT – Kryeministri Edi Rama premtoi për banorët në Berat se qeveria do të ofrojë bonuse për familjet që pranojnë të rindërtojnë banesat e vjetra të qyte...