Aktualitet

“A je q. me të, kallxom”, “ka ndodh vetëm një herë”/ Rrahja e vajzës nga Shkodra, policia “zgjohet” 24 orë me vonesë dhe prangos gruan

VIDEO
Policia reagoi me vonesë, përgati 24 orë videoja u shpërnda në çdo faqe virale rrjeti, ku e reja dhunohet dhe shantazhohet nga Margerite Gjoni. 
Featured image of article: “A je q. me të, kallxom”, “ka ndodh vetëm një herë”/ Rrahja e vajzës nga Shkodra, policia “zgjohet” 24 orë me vonesë dhe prangos gruan Pamje nga videoja

SHKODËR- Dhunimi i një vajze dhe filmimi e më pas shpërndarja në rrjetet sociale ka sjellë prangosjen nga policia të autores së rrahjes, Margerite Gjoni, raporton Panorama. Vajza, e cila ka bërë xhiron e rrjetit në 24 orët e fundit për shkak të dhunimit të të resë me inicialet B.RR., të cilën e detyronte të pohonte përmes dhunës se kishte kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj. Policia reagoi me vonesë, përgati 24 orë videoja u shpërnda në çdo faqe virale rrjeti, ku e reja dhunohet dhe shantazhohet nga Margerite Gjoni.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasja B. RR., se shtetasja M.Gj, 30 vjeçe, banuese Shkodër, e kishte kërcënuar, dhunuar, filmuar dhe i kishte shpërndarë në rrjetet sociale videon, menjëherë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 30-vjeçares.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi me datën 18.08.2020, ka kanosur, rrahur dhe me pas i ka shpërndarë videon në rrjetin socal instagram shtetases B. RR.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetases M. Gj., për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kopjuterike”.

VIDEOJA DHE BISEDA MES VAJZAVE:

Vajza e dhunuar: ‘Kam ardh në 2 sahati prej pune ske qenë ti aty, edhe i kam thënë më jep 10 mijë lekëshin që më ke borxh se jam pa lekë, se janë edhe 100 mijë lekë të tjera që mi ka borxh filani dhe më ka thënë hajde pak mbrapa e të kallxoj. Edhe nejti tu më puth e tu më prek.

Margarita: E manej? Keni kry marrëdhënie. Nuk a marre me e than. A ke kry marrëdhënie me ta? Se një mashkull kur të puth kur të fut duart normal që q*hesh. A je q* me ta?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vajza e dhunuar:Vetëm një herë.

Margarita: Cohu. Ke shku me atë mashkull?

Vajza e dhunuar: Vetëm një herë.

Margarita: Si a kenë puna, ma kallxo dhe një herë prej fillimit.

Vajza e dhunuar: Ta kallxova nji herë, thashë më ka ngacmu puna e 10 mijë lekshit. Më tha mos e kallxo njeriu.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment