LIVE UPDATES
Aktualitet

A duhen vaksinuar personat me alergji? Brataj publikon STUDIMIN: Kjo ‘fashë’ duhet të tregojë kujdes!

5 Maj 2021, 09:56 Nga DOSJA
A duhen vaksinuar personat me alergji? Brataj publikon STUDIMIN: Kjo

TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka sqaruar të gjithë qytetarët që kanë probleme me alergjitë, nëse duhet ta bëjnë apo jo vaksinën kundër koronavirusit. 

Në rrjetin e tij social në Facebook, Brataj publikoi një studim shkencor të ditëve të fundit, sipas të cilit, personat me alergji mund të imunizohen pa probleme, pasi vaksinat janë të sigurta.

“Shumë qytetarë me sëmundje të ndryshme, por sidomos me alergji i janë drejtuar faqes tonë dhe mua personalisht, nëse mund të vaksinohen apo jo! Po sjell një publikim shkencor të ditëve të fundit mbi këtë argument. Vaksinat mRna për Covid-19: Personat me alergji mund të imunizohen pa probleme!,”-shkruan shefi i Urgjencën.

REAGIMI I PLOTË I BRATAJT: 

Shumë qytetarë me sëmundje të ndryshme, por sidomos me alergji i janë drejtuar faqes tonë dhe mua personalisht, nëse mund të vaksinohen apo jo! Po sjell një publikim shkencor të ditëve të fundit mbi këtë argument. Vaksinat mRna për Covid-19: Personat me alergji mund të imunizohen pa probleme! Vaksinat kundër Covid-19 janë të sigurta për personat me alergji të rënda të shkaktuara nga ushqimet, medikamentet, latex dhe helmit të bletës, sipas një studimi të botuar në Journal of Alergy and Clinical Immunology: In Practice. I vetmi kundërindikacion që “Food and Drug Administration “(FDA) rekomandon, është që individëve me histori të njohura nga reaksione të rënda alergjike ndaj ndonjë prej përbërësve nuk duhet ta bëjnë vaksinën kundër Covid-19!
Vaksinat kryesisht kanë përbërës të ndryshëm si: • Vetë antigjeni imunizues që përfaqëson përbërësin aktiv që mund të formohet nga një molekulë e vetme ose nga një kompleks substancash; • Tretësirë fiziologjike ose ujë i distiluar steril. • Konservantë: një nga konservuesit më të përdorur gjerësisht në përgatitjen e vaksinave është timerosali (ose tiomersal ose mercuriotiolatuar); • Stabilizues, xhelatinë dhe albuminë, të përdorura në disa vaksina për të stabilizuar antigjenin; • Antibiotikë (neomicina, streptomicina, kanamicina): përdoren në doza shumë të ulta për të parandaluar rritjen e baktereve; •Adiuvatët (ndihmës): këto janë substanca që i shtohen vaksinës, rrisin imunogjenitetin, përmes aktivizimit dhe / ose zgjatjes së efektit stimulues dhe kështu lejojnë të zvogëlojnë sasinë e antigjenit dhe numrin e dozave. Adjuvantët zakonisht përbëhen nga grimca mikroskopike (alumini, kripëra alumini) me të cilat shoqërohet substanca imunogjene. Përdorimi i tyre është thelbësor kur përbërësit e vaksinës përbëhen nga anatoksina ose antigjene të thjeshta proteinike (peptide), të marra me teknikën e ADN-së rekombinante. Reaktogjeniteti i një vaksine është aftësia për të nxitur efekte të padëshirueshme dhe mund të lidhet me përbërësit e vaksinës (antigjen imunizues, përbërës, konservatë dhe stabilizues), gabime të administrimit dhe karakteristikat e pacientit. Për OBSH, mbikëqyrja e efekteve anësore të vaksinës është një pjesë integrale e të gjitha programeve të vaksinimit, së bashku me mbikëqyrjen epidemiologjike të sëmundjeve të trajtuara. Të gjithë këta elementë që shkruam më lart nuk janë të gjitha së bashku përbërës të një vaksinine. Një ose dy prej tyre mund të jenë pjesë e një vaksine. Prandaj është e rëndësishme kur shkoni te mjeku të referoni llojin e allergjisë dhe shkaktarin nëse e njihni atë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) gjithashtu këshillon që personat me histori reaksioni të menjëhershëm alergjik ndaj një vaksine ose medikamenti, pas injektimit të vaksinës të rrinë në vëzhgim 30 minuta pas vaksinimit për Covid-19. Të gjithë individët e tjerë duhet të vëzhgohen për 15 minuta. “Raportet e reaksioneve të mundshme alergjike kanë ngritur shqetësimin e publikut. Për të dhënë siguri dhe mbështetje gjatë fushatës globale të vaksinimit, alergologët dhe specialistët e tjerë duhet të ofrojnë udhëzime të qarta për individët, bazuar në informacionin më të mirë të disponueshëm, por gjithashtu në përputhje me rekomandimet e agjencive rregullatore “, shpjegon Kimberly Blumenthal, nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts., autore e këtij studimi. Kërkuesit shkencor ekzaminuan të dhënat e më shumë se 65,000 njerëz të imunizuar me vaksinat Pfizer dhe Moderna, dhe zbuluan se reaksionet e rënda alergjike ishin shumë të rralla. Pas kryerjes së një vlerësimi të rrezikut, ekspertët sugjerojnë që një triazh fillestar me pyetje të thjeshta dhe të qarta është i mjaftueshëm për të identifikuar se kush mund të marrë vaksinat dhe se nuk ka nevojë për një vizitë alergologjike. Vetëm individët që kanë pasur një reaksion të mëparshëm të rëndë alergjik ndaj polietilen glikolit, një nga përbërësit e vaksinës, duhet të kërkojnë këshilla nga specialisti, i cili do të jetë në gjendje të kryejë teste për të hetuar çështjen. “Me përvojën, ne jemi në gjendje të ngushtojmë ndjeshëm grupin e pacientëve me alergji të mëparshme të cilët kërkojnë vlerësim specialisti para vaksinimit për Covid-19”, përfundon Blumenthal.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e koronavirusit pandemia e koronavirusit ne shqiperi skender brataj pandemia e koronavirusit pandemia e koronavirusit ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj