LIVE UPDATES
Politike

A do bëhet Dvorani ‘kurban’ për marrëveshjen me Ramën? Meta: Nuk varet nga unë, atij i ka mbaruar mandati prej shtatë

4 Maj 2020, 17:19 Nga DOSJA
A do bëhet Dvorani ‘kurban’ për marrëveshjen me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se largimi i Ardian Dvoranit nuk është në dorën e tij. I ftuar në emisionin “Hard Talk” përballë Roland Qafokut, Meta foli edhe për ‘çështjen Dvorani’, që prej kohësh ka sjellë replika mes KLGJ-së dhe Presidentit, që e ka akuzuar kreun e KED, për shkelje të Kushtetutës.

I pyetur nëse beson se Ardian Dvorani do të largohet nga detyra e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Meta tha se kjo gjë nuk varet prej tij. Presidenti u shpreh ndër të tjera, se mandati i zotit Dvorani ka përfunduar që prej shtatë vitesh, kur kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe i ka dërguar Presidentit të asaj kohe, zotit Nishani, përfundimin e mandatit të tij dhe zëvendësimin e tij.

Se çfarë do të ndodhë kjo është diçka tjetër që nuk varet vetëm nga unë, së pari duhet të keni parasysh konsideratën, nëse e keni lexuar të plotë kërkesën që institucioni i Presidentit i ka bërë Këshillit të lartë Gjyqësor, por jo vetëm atij, edhe Gjykatës së Lartë, Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, që mandati i zotit Dvorani ka përfunduar që prej shtatë vitesh, kur kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe i ka dërguar Presidetit të asaj kohe, zotit Nishani, përfundimin e mandatit të tij dhe zëvendësimin e tij. Bazuar mbi këtë akt presidenti Nishani komform Kushtetutës ka propozuar emrin e një gjyqtari tjetër për të zëvendësuar, pikërisht zotin Dvorani. Kjo gjë nuk ka ndodhur sepse Kuvendi në atë kohë nuk e ka miratuar gjyqtarin tjetër dhe për shkak edhe të shumë arsyeve të tjera që janë në letër dhe të faktit që gjykata u zbraz dhe mbeti me vetëm një anëtar në detyrë, por që i kishte mbaruar mandate. Kemi këtë situatë të paprecedentë ndoshta në gjithë kontinentin tonë,  por menjëherë me zgjedhjen e të parit anëtar të Gjykatës së Lartë dhe dekretimin e tij, mandati i tij është në çdo aspekt i shkuar apo i përfunduar nga pikëpamja kushtetuese, ligjore, morale, justifikuese, e kështu me radhë për më tepër mos harrojmë që nuk është një, por kemi tre anëtarë të Gjykatës së Lartë që vjen nga radhët e jo gjyqtarëve ishte mandati i zotit Zaganjori, kështu që për mua është një çështje tepër e qartë dhe e shteruar në mënyrë tepër objektive në letrën që unë i kam dërguar KLGJ dhe institucioneve të tjera,”- tha Meta.

Qafoku: Zoti President, si i përgjigjeni juve atyre që  thonë se largimi i Dvoranit është pjesë e marrëveshjes suaj me zotin Rama?

Meta: Zero marrëveshje nga ana ime në respektin e Kushtetutës, të ligjeve dhe sidomos të Kushtetutës sepse ajo është mbi çdo ligj. Për fat të keq kohët e fundit ne kemi nxjerrë mjaft ligje që e tejkalojnë Kushtetutën dhe kjo është një çmenduri, është si në ushtri që një kapter të dalë mbi gjeneralin apo në diplomaci që një atashe ambasade të dalë mbi ambasadorin sepse kështu është ndërtuar edhe gjithë arkitektura e shtetit ligjor. Megjithatë këto gjëra për fat të keq kanë ndodhur në vendin tonë dhe ndaj ne kemi mjaft probleme në funksionimin e shtetit ligjor sepse ka humbur respekti për Kushtetutën. Kushtetuta është mbi çdo gjë dhe mbi gjithçka, kështu që nuk ekziston dhe nuk ka arsye të ekzistojë marrëveshje për këtë gjë.

Më herët, anëtari i Gjykatës së Lartë, njëherësh dhe kreui Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar pas kërkesës së Presidentit për mbarimin e mandatit të tij. Në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, Dvorani shkruan se Presidenti duhet të jetë më i përmbajtur dhe të mos godasë institucionet e pavarura.

Më tej në letrën e tij kreu i KED shton se Presidenti nuk ka asnjë kompetencë që të kërkojnë përfundimin e mandatit të tij, por as KLGJ nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

(f.m/dosja.al0

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani edi rama ilir meta ardian dvorani edi rama ilir meta

Sondazh

Poll
Politike 4 Maj 2020, 09:33

TIRANË- Të gjithë bizneset e mëdha që kanë hequr nga puna punonjësit para datës 10 prill dhe nuk pranojnë të bëjnë aplikimin online për të përfituar nga pa...

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale