LIVE UPDATES
Aktualitet

“93 viktima, korriku muaji i dhimbshëm”/ Erion Dasho “i përvishet” Komitetit të Ekspertëve: Pati paaftësi, nuk iu p

1 Gusht 2020, 06:36 Nga DOSJA
“93 viktima, korriku muaji i dhimbshëm”/ Erion Dasho “i

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka bërë një analizë të situatës së koronavirusit gjatë muajit korrik, të cilin e ka quajtur një muaj të dhimbshëm. Ai shprehet se gjatë muajit korrik humbën  jetën 93 persona. Sipas tij, shkak i kësaj situate është bërë paaftësia e Komitetit të Ekpertëve.

Së dyti, komiteti i ekspertëve konfirmoi edhe njëherë paaftësinë e vet. Nuk u kuptua tendenca e qartë e muajit qershor ku u konstatuan më tepër raste COVID se gjatë tre muajve të parë të epidemisë (1,398 përkundrejt 1,137) dhe një numër pothuajse i njëjtë vdekjesh (30 jetë të humbura në qershor përkundrejt 33 jetëve të humbura gjatë mars-maj). Komiteti jo vetëm që nuk e kuptoi këtë tendencë, por qëndroi refraktiv edhe ndaj paralajmërimeve që erdhën prej autoriteteve shkencore shqiptare që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Korriku ishte pasojë e drejtpërdrejtë e qershorit.”, shprehet ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

STATUSI I FUNDJAVËS, 8.01.2020 COVID-19: MËSIMET E KORRIKUT. Korriku ishte një muaj i dhimbshëm. 93 jetë të humbura nga COVID-19 përkthehen në mbi 33 vdekje për 1 milion banorë. Për të njëtjën periudhë, Spanja aq e goditur gjatë muajve të parë të epidemisë dhe me një popullsi 17 herë më të lartë se Shqipëria pati vetëm 90 vdekje!

Në se krahasimet bëhen për 1 milion banorë, pamja duket qartazi më e rëndë. 33 vdekje për 1 milion banorë në Shqipëri janë 16 herë më të larta se Gjermania madje edhe 5 herë më të larta se Italia që ishte vendi më i goditur prej COVID-10 në Europë. Gjatë muajit korrik, Gjermania pati vetëm 2 vdekje dhe Italia vetëm 6 vdekje për 1 milion banorë.

ÇFARË NDODHI NË SHQIPËRI DHE SI ARRITI SITUATA DERI NË KËTË PIKË?

Së pari, dështoi drejtimi dhe organizimi i përgjigjes ndaj epidemisë. Politikanët dhe drejtuesit shqiptarë vazhdojnë t’a lidhin punën me dukjen. Për ta dalja në kamera duke dhënë këshilla, duke inspektuar apo edhe duke kërkuar llogari, është bërë sinonim i punës. Me sa duket, virusi nuk u impresionua aspak nga kjo dhe vazhdoi “punën” e vet i papenguar.

Së dyti, komiteti i ekspertëve konfirmoi edhe njëherë paaftësinë e vet. Nuk u kuptua tendenca e qartë e muajit qershor ku u konstatuan më tepër raste COVID se gjatë tre muajve të parë të epidemisë (1,398 përkundrejt 1,137) dhe një numër pothuajse i njëjtë vdekjesh (30 jetë të humbura në qershor përkundrejt 33 jetëve të humbura gjatë mars-maj). Komiteti jo vetëm që nuk e kuptoi këtë tendencë, por qëndroi refraktiv edhe ndaj paralajmërimeve që erdhën prej autoriteteve shkencore shqiptare që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Korriku ishte pasojë e drejtpërdrejtë e qershorit.

Së treti, ende nuk po aplikohet trinomi Testo-Gjurmo-Trajto. Për nga numri i testeve Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e fundit në Europë. Megjthëse mesatarja e rasteve gjatë muajit korrik ishte 7 herë më e lartë në krahasim me periudhën mars-maj, numri i testeve u rrit më pak se 2 herë duke arritur një shkallë pozitiviteti mbi 20%. Gjurmimi korrekt me këtë numër rastesh është i pamundur sepse personeli i angazhuar është i njëjti me periudhën e parë të epidemisë. Trajtimi vazhdon të jetë i përqendruar në QSUT dhe Shefqet Ndroqi, duke bërë që pacientëT të paraqiten me vonesë për të kërkuar kujdes të specializuar, çka mund të jetë ndër arsyet kryesore të vdekshmërisë së lartë.

Së fundi, parandalimi primar vazhdon të jetë i goditur rëndë me një publik thellësisht mosbesues ndaj masave që i komunikohen. Nuk zbatohet distancimi social, mbajtja e maskave në mjedise publike, madje as edhe izolimi i personave të diagnostikuar apo të dyshuar. Kjo sepse qeveritarët vazhdojnë të japin shembuj papërgjegjshmërie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk përdorte maskë në takime me njerëzit deri dy ditë para se të diagnostikohej me COVID, Kryministri bën gallatë në publik duke e quajtur COVID-in “stafetë”, kurse Parlamenti mblidhet në sesion të rregullt (jo online) në kohën kur një koleg i tyre nisej për trajtim të specializuar për COVID jashtë vendit. Në këto kushte, a duhet publiku të besojë refrenin e përditshëm që bën thirrje për mbajtjen e maskës në publik?!

KORRIKU VËRTETOI SE PËRGJIGJA SHQIPTARE NDAJ COVID-19 ËSHTË NJË PËRGJIGJE E DËSHTUAR!

VATRAT E TRANSMETIMIT TË COVID SOT NUK JANË VETËM SPITALET, ADMINISTRATA DHE BIZNESET, POR EDHE PARLAMENTI, BASHKITË DHE GJYKATAT! SIPAS DISA EKSPERTËVE TASHMË KEMI ARRITUR NË PIKËN E TRANSMETIMIT KOMUNITAR!

DERI TANI MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE KANË TREGUAR PAAFTËSI JO VETËM PËR TË ORGANIZUAR NJË PËRGJIGJE VIZIONARE DHE TË INTEGRUAR, POR EDHE PËR TË MËSUAR NGA GABIMET E TYRE.

ME GUSHTIN IKËN VAPA DHE VJEN STINA E RE E VIROZAVE. A DO TË SHËRBEJË NDONJË PREJ SHUMË PËSIMEVE TË MËSIPËRME SI MËSIM??!!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho koronavirusi ne shqiperi erion dasho koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim