LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Brenda “fabrikës” së molotovëve nga ku nis rebelimi i civilëve ukrainas

4 Mars 2022, 07:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Brenda “fabrikës” së molotovëve nga ku nis

Në Lviv të gjithë ndihmojnë me çfarë të munden për ushtrinë e tyre. Në një lokal në qytet, çdo ditë, pronari vendos një tabelë, e cila tregon statistikat në humbje të ushtrisë ruse. Për Aleksein, një djalë i ri, i cili i është bashkuar rezistencës qytetare, Kievi do të konsiderohet si Stalingradi i Ukrainës.

“Ne bëjmë maska për ushtrinë dhe gjithashtu mbledhim ilaçe për t’ia dërguar ato njerëzve në nevojë. Siç tha dhe presidenti Zelenski, çdokush në Ukrainë këto ditë është luftëtar. Mendoj se Kievi mund të mbrohet dhe mund të kthehet në një Stalingrad për rusët”, shprehet Aleksei.

Në qytet të gjithë mundohen të mbajnë moralin lart, por në zona të ndryshme të Lvivit bizneset kanë ndryshuar destinacionet e tyre. Në pamje të parë mund të duken si biznes i përpunimit të pijeve alkoolike, por në të vërtetë është një fabrikë e prodhimit të molotovëve, që i dërgohen civilëve në qytete të ndryshme të Ukrainës.

“Nuk është dhe aq e vështirë. Si fillim mbushim shishet me një përzierje benzine dhe vaji makine. 2/3 me benzinë dhe 1/3 me vaj makine. I miksojmë dhe i hedhim në shishe, duke lënë pak hapësirë. Më pas vendosim një copë në krye, të cilën duhet ta puthitim fort. I izolojmë dhe i dërgojmë për në zonat që kanë nevojë për to”.

Në këtë fabrikë prodhohet dhe një tjetër lloj molotovi, me alumin të shkrirë. “Është lëng alumini, ka temperaturë më të lartë kur digjet dhe gjithashtu zgjatmë shumë”, tregon Mikolai.

Në përfundim, 30 mijë kokteile molotovi që i dërgohen ushtrisë. Por fabrika nuk prodhon vetëm lëndë plasëse. Aty prodhohet edhe shufrat e hekurit për çarjen e gomave të automjeteve.

“Këtu është baza e prodhimit të mobiljeve. Ka njerëz që s’kanë ku të flenë kështu që bëjmë krevate. Ka shumë njerëz që rrinë në stacion të trenit, që s’kanë ku të flenë dhe kjo është arsyeja e funksionimit të kësaj baze”. Tregon një i ri ukrainas.

Shufra hekuri për çarjen e gomave të automjeteve
Karina tregon se sa e pabesueshme dhe shokuese është ajo që po ndodh.

“Kjo është e tmerrshme, kjo është e tmerrshme. Se besoj që po ndodh vërtetë. Rusët janë agresorë, po vrasin familjet tona, po vrasin fëmijë. Nuk zgjedhin se kë vrasin. Fillimisht thanë që do vijnë këtu për të sjellë paqen dhe për të na shpëtuar. Por, për të na shpëtuar nga çfarë? Ne ishim shumë të lumtur, me njërëzit tonë, me qeverinë tonë. Gjithsesi jemi shumë të bashkuar”. Tregon Karina

Një tjetër vullnetare nga Krimea, ndonëse ruse, tregon se si propaganda e vendit të saj po ndan dhe familjet. “Mamaja ime jeton në Krime. Nuk flas me të dhe as ajo me ne fëmijët. Ne kemi ardhur në perëndim sepse e ndiejmë veten ukrainas dhe nuk e kuptojmë politikën e Putinit.

Një profesor i universitetit ka lënë auditoret për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë.

“Jam profesor në universitetin politeknik të Lvivit. E pashë të nevojshme ardhjen këtu në përpunimin e metalit, që t’i shërbej e t’i vij në ndihmë ushtarëve tanë”.

Prej më shumë se 6 ditësh Ukraina vijon ti rezistojë bombardimeve ruse, të cilat kanë bërë që më shumë se 800 mijë persona të largohen nga vendi. Ndihmat vijnë nga kudo, ndërsa të rinjtë gjejnë çdo mënyrë për t’i qenë afër ushtrisë.

Marrë nga A2CNN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj