Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë të rinjtë që u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.
Në një reagim zyrtar në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, Basha shprehet se ata të rinj që u ngritën sypatrembur ndaj regjimit vijojnë të jenë frymëzim për Shqipërinë.
“Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa,”- shkruan Basha ndër të tjera.
Reagimi i plotë
Ky 8 dhjetor, Dita e Rinisë na bën krenarë për rininë tonë. 29 vite më parë të rinjtë u ngritën të parët në Lëvizjen e Dhjetorit që solli demokracinë; sot pas tragjedisë që goditi vendin, të rinjtë ishin të parët që u erdhën në ndihmë njerëzve dhe të parët që nisën mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave.
Këtë 8 dhjetor shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të rinjtë që në këto ditë sprovash dhe dhimbjesh u shndërruan në shpresë dhe forcë për çdo shqiptar. Edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit.
Dhimbja e këtyre banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë që u vijnë në ndihmë duke vendosur gjithcka në dispozicion të të dëmtuarve. Kjo tragjedi zhveshi nga propaganda gjendjen e vërtetë të vendit, të Shqipërisë së varfër, të vjedhur dhe abuzuar.
Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa.
Nderim përjetë heronjve të 8 dhjetorit 1990 me në krye Azem Hajdarin që u ngritën mbi frikën dhe me kurajo e vizion diktuan rënien e diktaturës dhe lindjen e demokracisë shqiptare. Mirënjohje për çdo të ri që në këto ditë te errëta për vendin, ka ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar. Zoti e bekoftë rininë shqiptare dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Sot bëhen 29 vite nga Lëvizja e Parë Studentore në vend, nga ajo e 8 dhjetor të 1990-ës. Mijëra të rinj sypatrembur, të arsimuar dhe të vendosur, u përballën në atë kohë me sistemin e egër të komunizimit.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish kreut të PD-së, Lulzim Basha sociale, duke i propozuar të takohen.Përmes një postimi në rrjete social...
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar para gazetarëve se maksimumi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, do të zgjasë deri...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me rastin e Ditës së Rinisë, vlerësoi veçanërisht të rinjtë vullnetarë në zonat e prekura nga tërme...
TIRANË– Paraditen e sotme u shemb godina 15 në “Qytetin Studenti”, në të cilën ishin strehuar prej disa vitesh tashmë 30 familje, të cilat do të duhet që t...
Turqi-Pas Konferencës së Investitorëve Myslimanë, në një intervistë për gazetarin Muhamet Veliu të Top Channel, Rama ka zbardhur takimin me presidentin Erdogan....
DURRËS- Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot zonën e Armathës në Durrës, zonë e cila u godit nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.Kreu i shtetit vizitoi disa ...
TIRANË- Deputeti socialist, Rrahman Rraja, është parë në terren i angazhuar për të ndihmuar komunitetin e tij, pasi zona e Thumanës u godit rëndë nga tërme...
Turqi-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, në konferencën e investitorëve myslimanë për tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Në këtë fjalim Rama ka kërkuar ndihm...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha kujton sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 1990 për të rrëzu...