Politike

75-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Braçe sulmon PD-në: Po i shpall luftë ndërkombëtarëve për pushtet! Bashkia ndan çmime

  • Basha: Reflektim e veprim të mos lejojmë rivendosjen e diktaturës parti-shtet-krim
  • FOTO/ 75 vjetori i çlirimit të Tiranës nga nazistët
  • Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, Tirana u çlirua nga trupat e brigadës së parë sulmuese.
    Featured image of article: 75-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Braçe sulmon PD-në: Po i shpall luftë ndërkombëtarëve për pushtet! Bashkia ndan çmime Pamje nga ceremonia

    TIRANË– Dita e sotme e 17 nëntorit ka shënuar 75-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit të Tiranës nga forcat naziste. Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, Tirana u çlirua nga trupat e brigadës së parë sulmuese.

    Zyrtarë të lartë të shtetit dhe të PS-së morën pjesë ne cermoni, ku theksuan kontributin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në një fjalë të shkurtër, zv.kryeminsitri Erion Braçe akuzoi opozitën se si dikur po dilte kundër ndërkombëtarëve për pak pushtet. Po ashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj tha se opozita ishte një sabotuese të punëve të mira. 

    Ndërsa Lulzim Basha vendosi kurora me lule te Instituti i të Përndjekurve, përfaqësuesit e shumicës zhvilluan homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’. Edhe pse në Amerikë, ku edhe po kryen një sërë takimesh, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se ditën e sotme e konsideronte si amanet të gjakut të dëshmorëve për liri e demokraci. 

    (k.m/dosja.al)

    • 15:30

      Bashkia e Tiranës nderon 4 organizatat e veteranëve të LANÇ

      Erion Veliaj

      Me rastin e jubileut të 75-vjetorit të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë, Bashkia e Tiranës nderoi sot organizatat dhe disa nga veteranët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen për kontributin që dhanë të gjithë ata burra dhe gra që luftuan kundër pushtuesit, ndërsa theksoi se është detyrë e brezit të sotëm që të vlerësojë sakrificën e tyre.

      Në emër të Bashkisë së Tiranës ai i dha titullin “Simbol i qytetit” katër organizatave të veteranëve të LANÇ-it: Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, Organizatës së veteranëve të LANÇ, Dega Tiranë, Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve të Luftës dhe Organizatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ.

      Gjithashtu, Veliaj i dha titullin “Mirënjohje e qytetit” edhe disa nga familjeve të dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, veteranë që vijojnë të mbajnë gjallë atë përpjekje ekzistenciale të popullit shqiptar, si dhe figura të tjera që kanë kontribuar për të përcjellë këtë luftë te brezat e rinj. Me këtë titull, u nderuan Gjergji Velo, Gjergj Frashëri, shkrimtari Nasho Jorgaqi, Ilir Shkëmbi, Hamdi Mëzezi, Osman Hysa, Dalan Buxheli, Ziqiri Mero, Rustem Peçi, Odhise Porodini, Faik Aliaj, Sevo Tarifa, Servet Agalliu, Hamit Myftari, Mesaret Ymeraj Karagjozi, Mynevere Shuteriqi, Përparime Abazi (Grabocka) dhe Naxhi Zhupa.
    • 15:30

      Basha homazhe tek Instituti i të Përndjekurve, dërgon tufa me lule

      Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur homazhe përpara sheshit te Instituti i të Përndjekurve Politikë në ditën e  75-vjetorit të çlirimit të Tiranës nga forcat naziste. Basha është përkulur në shenjë nderimi para memorialit dhe ku ka vendosur kurora me lule.
      Lulzim Basha
    • 15:23

      Veliaj akuza opozitës: Pengoni punët e mira, po sabotoni Shqipërinë

      Kryebashkiaku i Tiranës Erion Velaj në fjalën e tij në ceremoninë e 75-vjetorit të Çlirimit të Tiranës tha se e keqja vendit më shumë i ka ardhur nga shqiptarët sesa nga pushtuesit duke akuzuar opozitën për sabotim në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe BE-së. Veliaj kërkoi nga klasa politike që të mos i bëjmë vendit atë që nuk ia kanë bërë pushtuesit duke bërë thirrje për patriotizëm.

      “Punët e mira i pengojmë vetë, keq për Shqipërinë flasim vetë, po ashtu edhe sabotimin. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë nuk ka betejë që nuk e fitojmë. Kërkohet nga secili mos i bëjmë vetes atë që nuk e kanë bërë edhe pushtuesit. Të japim më të mirën për integrimin. Vetëm së bashku mund ta ndërtojmë një kryeqytet modern. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc dhe të projektojmë 100 vitet e tjera. Shpresoj që secili ta vërë një flamur kuqezi në dritare,“- tha Veliaj.

    • 15:30

      Mesazhi i Monika Kryemadhit: 17 nëntori, jo vetëm festë, është amanet i gjakut të dëshmorëve

      Ditën e sotme më 17 nëntor, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar sakrificën e të gjithë dëshmorëve që ranë në Luftën Antifashiste. Teksa ka bërë një status dhe ka publikuar një foto në  rrjetet sociale Kryemadhi është shprehur se 17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste, sipas saj është edhe amanet i gjakut të dëshmorëve, për ta dashur dhe mbrojtur Tiranën dhe Shqipërinë.

       

      Foto e publikuar nga Kryemadhi, Pikturë e të mirënjohurit Bukurosh Sejdini “Agimi i 17 nëntorit 1944”

      “17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste. Eshtë edhe amanet i gjakut të dëshmorëve, për ta dashur dhe mbrojtur Tiranën dhe Shqipërinë, e për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën e tyre për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë dhe të sigurtë në në këte vend dhe këtë tokë që quhet atdhe dhe që është shtëpia jonë!”- ka shkruar Kryemadhi.

      Dita e sotme e 17 nëntorit ka shënuar 75-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit të Tiranës nga forcat naziste. Zyrtarë të lartë të shtetit dhe të PS-së morën pjesë ne cermoni, ku theksuan kontributin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Braçe e Veliaj hodhën akuza mbi opozitën, ndërsa Basha shkoi për homazhe tek të përndjekurit politikë.

    • 14:21

      Braçe sulmon opozitën: Po i shpallin luftë ndërkombëtarëve për pushtet!

      Zv.kryeministri Erion Braçe mori pjesë gjithashtu në 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, ku shprehur vlerësimin e tij për luftën e LANÇ për çlirimin e kryeqytetit. Në fjalën e tij, Braçe iu drejtua opozitës kur tha se disa persona për hir të pushtetit po i shpallin luftë SHBA-së dhe ndërkombëtarëve për t’u ngjitur në pushtet dhe për t’iu shmangur drejtësisë.

      “Ka pasur qeveri që bashkëpunonin me fashizimin, i shpallën luftë Britanisë dhe SHBA-së. Po e përsërisim veten prapë sot, që për pak pushtet t’i shpallim luftë të gjithë perëndimin. thjesht dhe vetëm sepse duam pak pushtet. Ne anti-fashizmin nuk e kemi të përkohshëm, por popullore për t’ju bashkuar Europës.Duan të shmangin drejtësisë. Ata e meritojnë nderin dhe respektin, ata që vendosën të luftojnë. Ata meritojnë nder dhe respekt. Nuk i shpallëm ne heronjtë, i shpalli lufta. Ne na takon që t’i respektojmë,”-tha ndër të tjera Braçe.

      Dita e sotme e 17 nëntorit ka shënuar 75-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit të Tiranës nga forcat naziste. Zyrtarë të lartë të shtetit dhe të PS-së morën pjesë ne cermoni, ku theksuan kontributin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Braçe e Veliaj hodhën akuza mbi opozitën, ndërsa Basha shkoi për homazhe tek të përndjekurit politikë.

    • 13:42

      Balla: Ta kujtojmë atë moment historik, duartrokitje për partizanët

      Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të Çlirimit të Tiranës. Në fjalën e tij, Balla tha se Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera të rajonit kishte arritur e vetme që të triumfonte mbi forcat naziste. Duke nënvizuar edhe njëherë faktin se data e çlirimit të vendit është 29 nëntori, tezë për të cilën ka gjithmonë përplasje me opozitën, Balla ftoi shqiptarët që të marrin pjesë në aktivitetin e festimeve.

      “Shqipëria u çlirua me forcat e veta. Vendi ynë u çlirua në 29 nëntor. Shqipërinë e çliruan shqiptarët dhe partizanët. Shqipëria u çlirua me forcat e veta. Unë i bëj thirrje shqiptarëve, që të mblidhemi të kujtojmë atë moment historik për çlirimin e vendit.  Të bëhemi të gjithë bashkë që t’u themi ‘Faleminderit’ sa herë të kemi mundësi. Shqipërinë e çliruan partizanët prandaj një duartrokitje të gjithë,”– tha Balla.

      Dita e sotme e 17 nëntorit ka shënuar 75-vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit të Tiranës nga forcat naziste. Zyrtarë të lartë të shtetit dhe të PS-së morën pjesë ne cermoni, ku theksuan kontributin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Braçe e Veliaj hodhën akuza mbi opozitën, ndërsa Basha shkoi për homazhe tek të përndjekurit politikë.

    Shto Koment