Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Aktualitet
7 milionë dollarë në 7 vitet e ardhshme, firmoset marrëveshja për Butrintin
17 Nëntor 2021, 15:49Nga DOSJA
TIRANË – Ministria e Kulturës firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit mes Fondacionit e Menaxhimit të Butrintit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti konsideroi se kjo marrëveshje krijon një “menaxhim hibrid jofitimprurës, ku shteti u jep garanci donatorit/donatorëve të tjerë për të garantuar autonomi për Fondacionin në fjalë sipas një plan biznesi të detajuar”.
“Marrëveshja e firmosur krijon një model menaxhimi hibrid jofitimprurës ku shteti është pjesë por i jep zë dhe garanci edhe donatorit për administrimin e fondeve; i hap rrugë donatorëve të tjerë potencialë që t’i bashkohen procesit në vazhdim duke i garantuar Fondacionit autonomi në vendimmarrje, brenda rregullave të caktuara me ligj, duke bazuar në një plan biznesi të detajuar”, shprehet Margariti.
Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit ka për 10 vjet të drejtën e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas marrëveshjes, qeveria shqiptare do të arkëtojë 2 milionë dollarë të grumbulluara ndër vite për Butrintin, kurse Fondacioni do të investojë 5 milionë dollarë në 7 vitet e ardhshme.
Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit është themeluar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në shkurt të vitit 2021.
TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nuk ka marrë ende dritën jeshilen për të vijuar me procedurat pasi opozita e maxhoranca kanë deb...
GREQI– Televizioni grek “Mega” ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë së një karburanti në Athinë, vetëm pak metra larg vendit ku u ekzekutua biznesmen...
FIER- Një traktor i kuq ishte lodra e preferuar e Mateos por që sot ndodhet në oborrin e banesës së tij, e braktisur në një cep. Gazetarja Anila Hoxha ka shkuar...
TIRANË– Gjykatësit e korruptuar sipas Ramës janë bashkëautor në krime të tilla, si ai i rastit të Fierit. Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri E...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk mendon se dënimi me vdekje mund të evitojë ngjarje të rënda si ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fier. Teksa ndod...