Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Aktualitet
Vrasja e Dashit në Ekuador, dëshmitari: Qëllonin mbi motor, i kam të ngulitur në tru
23 Janar 2022, 16:11Nga DOSJA
EKUADOR – Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi në Guajakil të Ekuadorit ka tronditur të gjithë personat që ndodheshin në një restorant në parkun “Joaquín José Orrantia”. Njëri prej tyre ka shkruar në “Twitter” për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 19:00.
Personi shkruan se atentatori dhe një person tjetër të hipur në motorr u larguan me shpejtësi pas krimit dhe kanë shtirë sërish me armë zjarri duke detyruar shumë familjarë të largohen me shpejtësi. Ai shton se momentin e vrasjes nuk do ta harrojë asnjëherë.
“Djemtë ikën me një motoçikletë duke qëlluar drejt lokalit majtas dhe djathtas, familje të tëra me fëmijë vraponin drejt parkingut. Një kaos total, ai imazh është regjistruar tek unë, askush nuk më ka thënë, e kam parë live dhe direkt”, shkruan dëshmitari i pranishëm në restorantin ku mbeti i vrarë Ergys Dashi.
Ergys Dashi u godit me 20 plumba teksa dy persona u futën në restorantin në parkun “Joaqin Jose Orrantia”. Njëri prej tyre mbante një buqetë me lule, kurse tjetri kreu vrasjen. Plagët në pjesën ballore kanë rezultuar fatale për 34-vjeçarin nga Durrësi. Atentatorët plagosën gabimisht dhe një kliente të restorantit. 26-vjeçarja Angie Romero ka marrë plumb në këmbë.
Dashi u vra mbrëmjen e djeshme, ndërsa pasditen e sotme, policia ekuadoriane mundi ta identifikonte.
TIRANË– Ergys Dashi, shqiptari i ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador, është emër i njohur për policinë italiane. Shqiptari është vënë në pranga pas ...
EKUADOR– Fotoja që po shikoni vjen nga restoranti ku u vra me breshëri plumbash Ergys Dashi. Fotoja është publikuar nga mediat ekuadoriane, të cilat e kan...
SHBA– Prestigjozja amerikane “Washington Post”, i ka dedikuar një artikull librit më të fundit të autores Lea Ypi “Të lirë”. Sipas tyre, libri është një r...
TIRANË – Ambasada Gjermane në Tiranë njofton së fundmi se ditën e nesërme nuk do të jetë në shërbim sektori i vizave për qytetarët. Në njoftimin e sa...
SHQIPËRI – Moti i keq, shoqëruar me ngrica dhe temperatura që arrijnë deri në -16 gradë celcius, ka mbërthyer Shqipërinë prej disa ditësh, ndërsa gjendja r...
TIRANË – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) publikoi raportin e 24 orëve të fundit lidhur me transportin dhe furnizimin me ujë e energji...
SHKODËR– Dy të rinj kanë marrë guximin që të lahen në ujërat e akullt të Ujëvarës së Grunasit, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë përfshirë S...
TIRANË– Qeveria ka vendosur që njëri nga prindërit me fëmijë të mitur të mund të qëndrojë në shtëpi, për shkak të mbylljes së shkollave. Ky ishte ven...